Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u prit në një takim nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ndau momente nga ky takim.
“Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, theksoi Begaj.
Gjatë takimit presidenti Begaj shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.
Vendimet që kemi marrë për të forcuar bashkëpunimin tonë vërtetojnë se ka një nivel shumë të lartë miqësie dhe marrëdhëniesh vëllazërore midis vendeve tona. Faleminderit që erdhët për të marrë pjesë në ngjarjen e rëndësishme të mbajtur në kuadër të Forumit X Global Baku – sesioni special kushtuar 100 vjetorit të babait tim, Presidentit Heydar Aliyev. Faleminderit shumë.
Jam i sigurt se do të kaloni mirë gjatë qëndrimit tuaj në Baku. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të prekur pikat e rëndësishme të bashkëpunimit tonë të frytshëm dypalësh, u shpreh Presidenti azer Ilham Aliyev gjatë takimit me Presidentin Begaj.
Në takim u theksuan marrëdhëniet e miqësisë dhe partneritetit midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, si dhe u vlerësua lart bashkëpunimi i suksesshëm dhe mbështetja reciproke e vendeve tona në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Gjatë bisedës u shkëmbyen ide për bashkëpunimin në fushën e energjisë, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, ngritjen e ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri, si dhe ngritjen e ambasadës së Shqipërisë në Azerbajxhan u vlerësuan si një hap pozitiv në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. U raportua se vizitat dhe kontaktet e ndërsjella të nivelit të lartë do të vazhdojnë.
/Argumentum.al