Delegacioni i BE-së në Shqipëri përmes një videsomesazhi i bëri jehonë mbajtjes në Tiranë më 6 dhjetor të samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor duke theksuar faktin se për herë të parë liderët e BE-së takohen në rajon.
Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann theksoi në videomesazh edhe pritshmëritë e samitit të 6 dhjetorit.
“Të martën, Shqipëria pret samitin BE – Ballkani Perëndimor. Për herë të parë, udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen në rajon për të rikonfirmuar perspektivën e anëtarësimit në BE, të përforcojnë partneritetin tonë strategjik dhe të fuqizojnë sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal”, u shpreh ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann.
Mbajtja e samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor përbën ngjarje të rrallë e historike për historinë moderne të Shqipërisë, pasi udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-s në dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen për herë të parë në një vend jo anëtar të BE-së.