Me ftesë të Unionit Federal të Minoriteteve Evropiane, kryetari i shoqatës ZCGA por dhe përfaqësuesi i Minoritetit malazez në Shqipëri z. Marinko Culafic mori pjesë në Kongresin e 66-të të kësaj organizate që u zhvillua në Berlin nga 29.09.2022 deri më 2.10.2022. Në ditën e parë të Kongresit, z. Culafic bashkè me një grup delegatësh vizituan Parlamentin Gjerman, ku u pritën nga deputetja Denise Loope e Partisë së Gjelbër.
Ai e njohu deputeten gjermane me historinë e minoritetit malazez në Shqipëri, problemet aktuale etj. Gjithashtu Ćulafić pati takime me përfaqësues të lartë të minoriteteve, midis të cilëve pati një bisedë vëllazërore me Presidentin e FUEN-it z. Lorant Vincze i cili është dhe Eurodeputet i Parlamentit Evropian.
Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare (OJQ) e themeluar në vitin 1949 në lidhje me formimin e Këshillit të Evropës. Që nga viti 2019, ka 103 organizata anëtare që përfaqësojnë pakicat etnike, gjuhësore dhe kombëtare brenda Evropës. FUEN ka luajtur një rol thelbësor në inkurajimin e Këshillit të Evropës për të miratuar Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave dhe Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. FUEN u krijua për t’i dhënë shprehje kulturave dhe gjuhëve evropiane që nuk kanë formë si shtet-komb. Një në shtatë evropianë janë anëtarë të pakicave të tilla dhe pesëdhjetë e tre gjuhë fliten në Evropë nga këto pakica.
Pikërisht, duke qenë organizata kryesore e minoriteteve në Europë mendova që anëtarësimi i shoqatës tonë “Komuniteti malazez në Shqiperi” është i domosdoshëm për të pasur një mbështetje edhe me të sigurtë në të ardhmen. Për çdo problem tashmë si anetare me të drejtë vote mund të krijojmë si shoqatë edhe rezoluta në lidhje me çështjet që mund të krijohen apo të na shqetesojne si minoritet në të ardhmen, thekson për Argumentum. al Z. Culafic

Në datë 1 tetor Ćulafić mbajti një fjalim përpara delegatëve të Kongresit, fjalimi i parë i një përfaqësuesi të minoritetit malazez në historinë shumëvjeçare të FUEN-it. Fjalimi u duartrokit gjatë nga delegatët e Kongresit të cilët votuan unanimisht për anëtarësimin e shoqatës “Komuniteti malazez nē Shqipëri” në FUEN.
Shoqata jonë “Komuniteti malazez në Shqipëri” do të jetë shoqata e parë e një minoriteti malazez që do të bëhet anëtare e FUEN”, u shpreh Z. Culafic ku beri dhe nje prezantim te minoritetit malazez ne Shqiperi.
Minoriteti malazez është një nga minoritet më të vjetra në Republikën e Shqipërisë i shtrirë kryesisht në pjesën veriore në kufi me Malin e Zi. Për arsye historike, pas përfshirjes me forcë të Malit të Zi në vitin 1918 në Mbretësinë e atëhershme Serbo-Kroate-Sllovene dhe më pas në Jugosllavi, dhe pas vitit 1991 në Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi, ky minoritet njihesh me ligj deri në 2017 si minoriteti serbo-malazez. Por në vitin 2006 pas një referendumi, Mali i Zi u shpall shtet sovran i pavarur, dhe aty filluan përpjekjet që minoriteti malazez të njihesh si minoritet më vete. Më në fund në vitin 2017 Parlamenti shqiptar e njohu me ligj minoritetin malazez krahas minoriteteve të tjera në Shqipëri.
Pikërisht në këtë moment unë mora iniciativën dhe bashkë me një grup intelektualësh të minoritetit malazez krijuam shoqatën “Komuniteti malazez në Shqipëri”. Shoqata jonë këto 5 vite të ekzistencës së saj ka pasur një program mjaft të pasur me aktivitete dhe takime të rëndësishme me politikanë të lartë të shtetit shqiptar.
Qëllimi kryesor i këtij programi ka qenë dhe është hulumtimi, zbulimi dhe promovimi i figurave dhe ngjarjeve historike që kanë lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare. Gjithashtu shoqata jonë ka luftuar vazhdimisht për të drejtat e minoritetit malazez në kuadrin e ligjit për pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Dëshiroj të theksoj këtu, se minoriteti Malazez edhe pse i vogël në numër ka luajtur historikisht një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë shqiptare, duke nxjerrë figura të shquara në fushën e arsimit, shkencës, letërsisë, muzikës, sporteve etj
Gjithashtu malazezët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë i kanë rezistuar sfidave dhe përpjekjeve që janë bërë për t’i asimiluar në periudha të ndryshme të historisë. Këto sfida fatkeqësisht vazhdojnë ende edhe sot me përpjekjet që bëhen nga palë të treta jashtë Shqipërisë. Duke u bërë pjesë e FUEN-it me votën tuaj besoj se Minoriteti malazez në Shqipëri do të ketë në të ardhmen një mburojë të rëndësishme për të mbrojtur të drejtat e veta!
/Argumentum.al