• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

  • SOCIALE / KULTURË

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Millosheviçi është mundur, por jo sistemi i tij

28 Gusht, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Millan St. Protiç-i

Vuçiçi ka dalë nga kapota e Millosheviçit, por me atë se ai, trashëgimtarin nga një dashuri e paligjshme, kurrë nuk deshi t’a njihte si pasardhës legjitim. Na pret përplasja vendimtare dhe është koha që të ndihmohen studentët në mënyrë t’a çojmë punën deri në fund. Për më shumë se me Millosheviçin iku një epokë, ndërsa me Vuçiçin ikën vetëm ai. Të presim 1 nëntorin. I bie e shtunë. E përshtatshme apo jo.

Si fillim, një perifrazim të frazës së famshme të Tolstojt. “Të gjithë dukuritë shoqërore me fund të lumtur ngjasin me njëra tjetrën, ndërsa çdo dukuri shoqërore është fatkeqe në mënyrën e saj”. E ashpër në krahasim me orgjinalin, e pranoj këtë gjë.

Për hir të së vërtetës, është më e lehtë të shkruash për ngjarje epilogu i të cilave është i njohur sesa për ato që janë në zhvillim e sipër. Për Millosheviçin e dimë sesi përfundoi. Dimë edhe zhvillimin, etapat e veçanta, i dimë shkaqet dhe pasojat. Për pushtetmbajtësin e sotëm në Serbi, diçka dimë e diçka nuk dimë. Ajo që po ngjet tani duket si fillim i fazës terminale. Por, nëse është e tillë ose jo, domethënë nëse jemi dëshmitarë të përfundimit të një epokë dymbëdhjetë vjetore, këtë mbetet t’a shohim.

Është fakt i pamohueshëm se rregjimi sundues i sotëm është lëkundur në mënyrën më serioze të mundshme dhe se njeriu i parë i tij e ka fumbur plotësisht ftohësinë dhe gjykimin që e kishte më parë. Rregjimi aktual është si ai i Millosheviçit, vetëm metastazon. I njëjti dorëshkrim veçse më analfabet. E njëjta metodë veçse më e vulgarizuar. I njëjti mentalitet veçse më fodull.

Pra, pyetja është kjo. Çfarë ngjet dhe çfarë është e ndryshme në periudhën e fundit të pushtetit të Millosheviçit dhe Vuçiçit. Punë e rrëshqitëshme dhe aspak e këndshme për të kërkuar një përgjigje. Për këtë nisemi nga konteksti.

Gjashtë gabimet kryesore të Sllobodan Millosheviçit

Millosheviçi, e kam fjalën Millosheviçi personalisht, bëri disa gabime vrastare, bëri disa vlerësime të gabuara, gjëra të cilat ndikuan direkt në faktin që ai të humbiste pushtetin. I pari, në fillim e pranoi, më pas u pendua, për Marrëveshjen e Rambujesë në fillim të vitit 1999. Dy muaj më vonë gjeneralët e NATO-s, gjatë një vizite në Beograd, i dëshmuan skenarin e bombardimit ndëshkimor të Serbisë. Heqja dorë nga ana e tij prej kësaj marrëveshje shkaktoi shtatëdhjetë e tetë ditë sulme të njëpasnjëshme ajrore mbi Serbinë dhe Republikën Federale të Jugosllavisë. Përfunduan me pranimin e Millosheviçit të kushteve të imponuara të paqes – tërheqja e të gjitha njësive ushtarake dhe polcore dhe gjithë armatimeve të tyre, eleminimin e pjesës më të madhe të administratës serbe, hyrjen e forcave të NATO-s (KFOR) në territorin e Kosovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, me të cilën statusi i përkohëshëm i Kosovës definohej në kuadrin e RF të Jugosllavisë (jo edhe Serbisë), nëpërmjet zbatimit konseguent të marrëveshjes së Rambujesë.

I dyti, mungesa e vullnetit për të arritur ndonjëfarë kompromisi me rendin sundues në Mal të Zi dhe presidentin e atjeshëm Millo Gjukanoviç.

I treti, i dobësuar ndjeshëm, Millosheviçi në mënyrë të njëanshme ndryshoi ligjin federal duke bërë të mundur zgjedhjen direkte të presidentti të RF të Jugosllavisë, shkurtoi kësisoj mandatin e tij duke shpallur zgjedhjet për datën 24 shtator 2000.

I katërti, i përballur me humbjen bindëse me rreth një milionë vota në raundin e parë, këmbënguli për domodoshmërinë e raundit të dytë, sepse gjoja, votat e kundërkandidatit të tij nuk e kishin kaluar pragun e 50 përqind të zgjedhësve që kishin marrë pjesë në votime. Kjo shkaktoi protesta masive të cilat, me 6 tetor 2000, e mbajmë mend ndoshta, shkaktuan fundin e tij përfundimtar.

I pesti, Millosheviçi i mbështeti shumë shpresat te Rusia e atëhershme, e ajo nuk e mbështeti në atë masë që ai dëshironte. Përkundrazi. Ardhja e ministrit rus të punëve të jashtme Igor Ivanov me 6 tetor në mëngjez, edhe simbolikisht edhe thelbësisht, shënoi fundin e sundimit të Millosheviçit.

I gjashti, për shumë veta edhe më vendimtari, ishte ndikimi jo i shëndetshëm i bashkëshortes së tij në marrjen e vendimeve politike.

Millosheviçi gëzonte atëbotë mbështetjen pa rezerva dhe pa kushte të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos pas Dejtonit në vitin 1995, e deri në Rambuje. Edhe pas bombardimit, ekzistonin disa faktorë perëndimorë të rangut më të lartë të cilët besonin ende në bashkëpunimin me Milllosheviçin, megjithëse ai kishte rënë në gjunjë.

Në favor të këtij pohimi, propozoj dy argumente faktikë.

Njëri është bojkotimi i zgjedhjeve federative nga ana e Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, të cilët e bindën sekretaren amerikane të, shtetit Medlin Ollbrajt, se kjo ishte lëvizja e duhur. Kjo i ndërlikoi tejet shumë shanset për fitoren e përgjithshme mbi Millosheviçin. Si pasojë e kësaj, partitë opozitare atëbotë në Serbi, të grumbulluara në koalicionin DOS, ishin të detyruara të bënin koalicion me Partinë malazeze  socialiste popullore (SNP) promillosheviç. Përveç kësaj, edhe partia e Vuk Drashkoviçit, e impresionuar nga mesazhi i ardhur nga Uashingtoni, e përcaktua për listë zgjedhore më vete dhe kandidatin e saj për president, gjë e cila, kuptohet, dobësoi monolitizmin e bllokut opozitar.

Dëshmoj, si dëshmitar i dorës së parë (Autori në kohën për të cilën bëhet fjalë ka qënë sekretar për marrëdhëniet me jashtë të koalicionit opozitar DOS. Shën. i përkth.). Askush, përsëris, askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk mendonte se fitorja mbi Millosheviçin ishte reale. Vlerësimet e tyre lëviznin në diapazonin nga të rezervuar deri te skepticizmi.

Edhe ish rregjimi ishte i prirur për represion, beretat e kuqe ishin shpikje e Sllobos.

Opozita politike atëbotë ishte e mirëorganizuar dhe mjaft e fortë. Mbante në kontrollin e saj njëzet qytete në tërë Serbinë, me media lokale të pavarura në secilin prej tyre. Megjithatë nuk duhen anashkaluar rivaliteti në radhët e saj dhe grindjet mes liderve të cilët, herë pas here, pak e shumë e dëmtuan përshtypjen e përgjithshme në mbështetjen e trupit zgjedhor.

Rregjimi i Millosheviçit gjithashtu ishte i prirur për represion. Edhe atëherë janë pas shfaqur beretat e kuqe pa shenja njohëse, me shkopinj bejsbolli dhe me fizionomi të errëta. Edhe unë vetë shumë herë jam përballur me ta nëpër rrugët e Beogradit. Nuk ishte aspak e këndshme t’i shihje. Por atëherë isha i ri, i çmendur dhe plot optimizëm. Millosheviçi dhe pushteti i tij, në fazën finale, ishin mpleksur në kriminalitetin më të keq dhe në krimet më të përgjakshme. Vrasja e Sllavko Çurivisë, dy atentate kundër Vuk Drashkoviçit, rrëmbimi dhe më pas vrasja e Ivan Stamboliçit… të gjithë e kishim kokën në torbë atëherë. Përveçse natyrisht, atyre në radhët tona të cilët kishin kontakte te fshehta me agjentët e shërbimeve të ndryshme të sigurisë. Për hir të së vërtetës edhe ne vetë kishim pas vetes ndonjë djalë të fortë nga Dorçoli, Detelinara ose Palillulla e poshtme. Më shumë për reklamë, nuk pati asgjë tjetër.

Roli i klaneve kriminale në jetën politike të Serbisë

Klanet më të rrezikshme dhe më të degëzuara u krijuan në kohën e Millosheviçit. “Klani i Zemunit”, klani famëkeq, ishte projekt i vetë agjenturës së fshehtë të Millosheviçit, duke gëzuar kësisoj patronazh dhe mbrojtje. Të mos gënjejmë. “Beretat e kuqe”, gjithashtu. Është shpikje e Millosheviçit kjo fshirja e vijës mes kriminelëve dhe policisë.

Kur e gjitha kjo të grumbullohet në një vend dhe të analizohet është e qartë se ai sistem vrasës dhe vetëvrasës duhej të binte. Po sot? Ku gjendemi saktësisht dhe sa afër është një humbje përfundimtare e rregjimit sundues?

Parimi bazë është identik. Një udhëheqës – një parti – një pushtet. Indoktrinim dhe represion. Kult personaliteti i presidentit. Përhapje e frikës dhe e ksenofobisë. Ndarje lëmoshe dhe poshtërim i qytetarëve. Mediat kryesore janë shndërruar në makineri propagandistike të pushtetit. E njejta retorikë, i njejti mentalitet, i njejti botëkuptim. I njejti nacionalizëm e formës së re dhe të shtrembëruar. Demagogji e dorës së parë. Keqpërdorim i naivëve, fatkeqëve dhe analfabetëve.

Të dy rregjimet, edhe ai i Millosheviçit edhe ky aktuali, janë shprehimisht autoritarë. Marrë në përgjithësi, kjo është situata. Vuçiçi ka dalë nga kapota e Millosheviçit. Millosheviçi e ka ngrohur në inkubator. Ai është një trashëgimtar nga një dashuri e paligjshme, të cilin kurrë nuk do t’a njohë si trashëgimtar legjitim.

Millosheviçi është mundur, por sistemi i tij jo. Na pret diçka e ngjashme në një të ardhme të afërt? Deja vu? Hmmmm….

Pushteti nuk ka trù, rivalët e tij nuk kanë qëllime

Analzuar nga ana tjetër, Millosheviçi dhe pushteti i tij nuk merreshin me gjëra të thjeshta, nuk ishin snobë, as vuanin nga kompleksi i inferioritetit. Millosheviçi ishte dëmtues me përmasa kolosale. Ky i sotmi është vogëlushi i tij i nga kuverta, përshpëritësi, kopja e zbehtë, i cili për shkak të rrethanave trashëgimtare, u ngrit në pozicionin  me të lartë, për të cilin nuk është pjekur. Nuk është pjekur as në kapacitetin për shkatërrime. Millosheviçi nuk rrihte me shkopionj studentët, por opozitën. Vuçiçi, me brutalitet të pashpirt, rreh këta djem e vajza të mrekulleshme. Jo, ai nuk i ndëshkon. Ai hakmerret me ta sepse ata janë kundërshtarët e tij të papajtueshëm.

Pushteti i tanishëm për fat të mirë, nuk e ka atë tipar destruktiviteti dhe audestruktiviteti. Ky është, duke përdorur fjalorin e Dedijerit, pushteti i njerëzve nga “fundi i fuçisë së turshive”. Mund dhe duhet të rrëzohet pakrahasimisht më thjeshtë dhe më me pak turbulenca se ai i Millosheviçit. Ashtu sikurse Vuçiçi nuk është i barabartë me Millosheviçin, as oponentët e tij nuk janë të barabartë me opozitarët e sotëm, dhe për këtë u desh që studentët të merrnin stafetën dhe drejtimin. Por, atyre u mungon eksperienca dhe orientimi. Ata, si puna e gjithë të rinjve, e dinë çfarë nuk duan, por nuk janë krejt të qartë se çfarë do të donin. Aq më pak e kanë të qartë sesi të arrijnë te realizimi.

Në fushën e marrëdhënieve me ndërkombëtarët Vuçiçi nuk është treguar aq shkatërrues dhe aq i rrezikshëm sa paraardhësi, idhulli dhe modeli i paarritshëm i tij. Do të deshte, por nuk është në gjendje. Kjo është edhe arësyeja përse perëndimorfët e tolerojnë. Deri tani, tani për tani.

Na pret një përplasje vendimtare, dhe, nëse kjo do të ndodhë në zgjedhje ose jo, kjo i mbetet të ardhmes së afërt. Shumë shpejt do të bëhet e qartë. Sepse mënyra sesi ky pushtet i përjeton zgjedhjet, nuk të lë të mendosh për ndonjëfarë ecurie të mirë. Këtë pushtet, dhe tani po guxoj të parashikoj, ka për t’a shkatërruar ndonjëri nga brenda të cilit i ka ardhur në majë të hundës dhe i cili duke shpëtuar vetveten, do të shpëtojë edhe Serbinë nga ky pushtet i tmerrshëm. Këtij aktori, imagjinar apo real, të ngjarjeve historike, protestat masive në Serbi do t’i shërbejnë ai nxitje, si inkurajim, si dallgë që do t’a çojë drejt triumfit. A ka ndonjë njëri aty brenda, sëpaku një grusht njerëzish të vetëdijshëm dhe të vendosur? Ka, ndoshta!

Ajo që do të ishte katastrofike është që të humbasë momentum. Iniciativa në krijimin e realitetit politik dhe shoqëror. Studentët i’a arritën kësaj. Është koha t’u vimë në ndihmë që puna të shpihet deri në fund.

Me Millosheviçin iku një epokë, ndërsa me Vuçiçin ikën vetëm ai. Të presim 1 nëntorin. I bie e shtunë. E përshtatshme apo jo.

[i] https://radar.nova.rs/politika/milosevic-vucic-autokratija/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Tetori i Putinit: Trumpi, Nord Stream dhe rifillimi i kontakteve me Evropën

27 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Serbi: Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit pas 14 vitesh, fitorja historike sjell reagime ndërkombëtare

26 Tetor, 2026
Bota

Lula mposht Bolsonaro në Brazil, sfida e radhës për Trumpin dhe të djathtën në Amerikën Latine

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

28 Tetor, 2026

Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

28 Tetor, 2026

Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

27 Tetor, 2026

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
Singaporean Prime Minister Lawrence Wong welcomes German Chancellor Friedrich Merz. During his trip to Asia, Merz is also visiting Japan and South Korea. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjatë vizitës në rajonin e Paqësorit, Merz bën thirrje që BE-ja të nxisë tregtinë e lirë

27 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.