• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024
in INTERVISTË, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë Ekskluzive për ARGUMENTUM.al me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Sh.T.Z. Dancho Markovski

Kryediplomati i Shkupit në Tiranë, Sh.T.Z. Dancho Markovski, ka përmbyllur jo vetëm mandatin e tij diplomatik në Shqipëri, por gjithashtu edhe karrierën e tij të shërbimit diplomatik pas katër dekadash.

“Shqipëria ishte ndalesa e shtatë e fundit e udhëtimit tim diplomatik nëpër botë”. Pas gati 40 vitesh shërbim diplomatik, më në fund po e përfundoj angazhimit tim të punës. Jam i kënaqur që në të ardhmen do të kem mundësi t’i përkushtohem punës arsimore teorike në një universitet të njohur në Shkup”, shprehet Ambasador Z. Dancho Markvoski në këtë intervistë ekskluzive për Argumentum.al.

Në këtë intervistë, Ambasadori ofron një pasqyrë të hollësishme mbi sfidat dhe sukseset gjatë mandatit të tij, duke përmendur ndër arritjet më të rëndësishme hapjen e Qendrës Informative Kulturore Maqedonase në Tiranë dhe zhvillimin e marrëdhënieve kulturore dhe akademike mes dy shteteve. Gjithashtu, ai adreson sfidat e përbashkëta, si dhe rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Në lidhje me mandatin tim katërvjeçar, aktivitetet e mia të përditshme i kam fokusuar në zbatimin e qëllimeve të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht: Politikës për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve; Rritja e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe tregtar; Riemërtimi i përfaqësimit kulturor të Maqedonisë së Veriut; dhe Bashkëpunimi me shoqëritë kulturore të maqedonasve në Shqipëri në drejtim të mbrojtjes së veçantisë së tyre etnike, gjuhësore dhe kulturore”, thekson ai duke bërë një bilanc të punës dhe misonit të tij diplomatik në Tiranë.

Hapja e Qendrës Informative Kulturore Maqedonase në Tiranë është një arritje kyçe, duke ofruar mundësi për promovimin e kulturës maqedonase dhe mbrojtjen e diversitetit etnik dhe kulturor. Po ashtu, avancimi i mësimit të gjuhës maqedonase në universitete ka pasur ndikim të rëndësishëm. Ky është një gur themelor që u vendos falë angazhimit të veçantë të Ambasador Markovski.

Në lidhje me bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, Ambasdori thekson se ndonese bashkepunimi ekonomik ka perparuar, ka ende ka hapësirë për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ai beson se potenciali ekonomik mbetet i pasfrytëzuar, dhe shpreson për formimin e një komiteti të përzier ndërqeveritar për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Në fushën kulturore, ai pret që bashkëpunimi të thellohet.

Një nga sfidat kryesore gjatë këtij mandati diplomatik ka qenë procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, veçanërisht lidhur me Censusin 2023 për minoritetin maqedonas. Ky proces ka shkaktuar diskutime dhe kontestime, dhe është një prej pikave që Ambasadori ka vlerësuar si problematike. Ai thekson se censusi i vitit 2023 ka pasur mangësi në implementimin e tij, përfshirë trajnimin e pamjaftueshëm të regjistruesve dhe informacionin e gabuar që u është dhënë qytetarëve në lidhje me përkatësinë etnike. Ambasadori shpreh shqetësim për numrin e ulët të maqedonasve të regjistruar dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së identitetit të këtij grupi etnik.

 “Rezultati i kësaj është fitimi i një numri mbresëlënës të një pakice, e cila nuk ka ekzistuar në regjistrimet e popullsisë në vend, për dallim nga të tjerët, veçanërisht nga ai maqedonas. Para dhe gjatë regjistrimit, u zhvillua një inxhinieri interesante pasaportash. Sa për maqedonasit, ata ende mbeten qytetarë besnikë të shtetit shqiptar. Ata do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre për ruajtjen e identitetit të tyre etnik, gjuhësor dhe kulturor. Historia e pasaportave të palëve të treta do të bëhet e parëndësishme në momentin që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së”, shprehet Ambasadori.

I pyetur për zhvillimet ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në rajonin tonë, si diplomat karriere, Ambasadori u shpreh se, megjithëse rajoni i Ballkanit është një pikë kritike ndërkombëtare, nuk ka rrezik për destabilizim serioz.

Ai theksoi se shumica e shteteve të Ballkanit janë anëtarë të NATO-s ose janë në proces të anëtarësimit, dhe kujtimet e konflikteve të ish-Jugosllavisë e bëjnë të paimagjinueshëm një tjetër lëvizje të paarsyeshme. Ambasadori vuri në dukje se një faktor që kontribuon në rritjen e populizmit dhe nacionalizmit janë ngadalësimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, çka lejon politikanët të përhapin ide të tilla, ndërkohë që rinia largohet drejt vendeve evropiane.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Sh.T.Z. Dancho Markovski

Intervista e plotë:

Znj. Marjana Doda: I nderuar Ambasador, faleminderit për mundësinë e kësaj interviste, në përmbyllje të mandatit tuaj si Ambasador i Maqedonisë së Veriut. Ndaj pyetja e parë lind natyrshëm, si e vlerësoni këtë mandat si Ambasador i RMV-së në Shqipëri, dhe cilat kanë qenë zhvillimet më të rëndësishme gjatë periudhës së angazhimit tuaj diplomatik?

Sh.T.Z Dancho Markovski: Shqipëria ishte ndalesa e shtatë e fundit e udhëtimit tim diplomatik nëpër botë. Pas gati 40 vitesh shërbim diplomatik, më në fund po e përfundoj angazhimit tim të punës. Jam i kënaqur që në të ardhmen do të kem mundësi t’i përkushtohem punës arsimore teorike në një universitet të njohur në Shkup.  

-Si e vlerësoni marrëdhënien midis Maqedonisë dhe Shqipërisë gjatë mandatit tuaj? Cilat ishin sfidat kryesore që hasët gjatë këtij mandati?

Si fqinjë të afërt, gjëja më domethënëse është se të dyja palët ruajtën angazhimin e tyre për bashkëpunim përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv politik, si mënyra më e pranueshme e mundshme për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një vizion të ndërsjellë për një rajon të begatë dhe të ndërlidhur, të integruar në NATO dhe BE. Në periudhën e kaluar, të dy vendet gjeneruan stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke promovuar dialogun dhe kompromisin si mjetet më të pranueshme për tejkalimin e çështjeve të hapura. Një dialog intensiv politik dhe komunikim i ndërsjellë u realizua përmes takimeve dhe kontakteve të shpeshta në të gjitha nivelet. Konfirmim i kësaj ishin dy mbledhje të përbashkëta qeveritare të mbajtura bashkërisht në Pogradec dhe Shkup. Vizitat e presidentëve, kryeparlamentarëve, takimet e shpeshta të kryeministrave dhe ministrave të qeverisë rezultuan në marrëveshje të shumta dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.

-Cilat janë arritjet më të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Maqedonisë gjatë mandatit tuaj që dëshironi ti nënvizoni?

Ndër më të rëndësishmet do të veçoja hapjen e Qendrës Informative Kulturore Maqedonase në Tiranë, e cila krijoi mundësi për një prezantim më të gjerë kulturor të vendit tonë. si dhe riemërtimin e kulturës maqedonase dhe përfaqësimin kulturor të vendit tonë para publikut shqiptar, me qëllim paraqitjen e imazhit të ri të vendit tonë. Qendra është gjithashtu një mundësi për një artikulim më serioz të aktiviteteve të maqedonasve, duke treguar diversitetin e shoqërisë shqiptare.

Me rëndësi të veçantë ishin iniciativat për hapjen e lëndës së gjuhës maqedonase në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, si dhe rivitalizimi i Departamentit të Gjuhës Maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, pas më shumë se tetë vitesh. Ndryshe nga Universiteti i Korçës, ku pritet regjistrimi i studentëve të parë, në Fakultetin e Tiranës,vitin e kaluar u diplomua grupi i parë i studentëve, kurse nga ky vit, përveç mësimit të rregullt, gjuha maqedonase futet në grupin e gjuhëve fakultative për studime pasuniversitare.

 -Një prej çështjeve më të diskutuara këto kohë është perspektiva e Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Europian. Si e shihni rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut tani që është ndarë nga Shqipëria në këtë proces?

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në rrugën e saj integruese deri në anëtarësimin përfundimtar në Bashkimin Evropian. Që nga dita e pavarësisë sonë, synimet më të rëndësishme të politikës së jashtme kanë qenë anëtarësimi në NATO dhe BE. Është investuar shumë në atë rrugë, për fat të keq, të mprehtë dhe të padrejtë, por duhet ndjekur deri në fund. Ndarja nga Shqipëria në asnjë mënyrë nuk do të thotë se administrata maqedonase ndaloi me procesin e përmbushjes së kritereve të nevojshme. Një përqindje e lartë e përputhshmërisë me legjislacionin evropian u arrit në disa grupime. Ekipet negociuese po punojnë shumë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Evropian. Besoj se edhe kjo pengesë nga ana e një nga vendet tona fqinje do të kalohet. Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së.

– Si e vlerësoni ndikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor në forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë? -Cilat janë fushat ku mendoni se mund të arrihen përmirësime?

Vlerësimi i përgjithshëm i bashkëpunimit ekonomik dypalësh është se ai ende nuk bashkëpunon me nivelin e arritur të marrëdhënieve politike dhe gatishmërinë e shprehur reciprokisht për avancimin e tij. Fakti që të dyja vendet nuk janë në listat e tyre të 20 partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë e konfirmon këtë gjetje. Hapi i bërë në shkëmbimin e mbi 230 milionë eurove, krahasuar me vitin 2018, kur varionte nga rreth 150 milionë euro,është ende i pamjaftueshëm duke marrë parasysh mundësitë dhe potencialin ekzistues, duke u nisur nga kuadri ligjor i rregulluar, afërsia, lidhja rrugore, kufiri i përbashkët etj. Pres që në periudhën e ardhshme të ketë përpjekje nga të dyja vendet që do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Shpresoj se në mbështetje të këtyre angazhimeve do të jetë edhe formimi i komitetit të përzier ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik.

Nga pjesa tjetër mbetet nevoja për miratimin e akteve nënligjore që do të mundësojnë studimin e gjuhës maqedonase jo vetëm në Pustec, por edhe në zona të tjera ku ka interes për të. Bashkëpunimi kulturor do të vazhdojë të zgjerohet dhe thellohet.

-Censusi i vitit 2023 në Shqipëri ka sjellë diskutime dhe kontestime. Si e vlerësoni rezultatin e censusi për minoritetin maqedonas, sidomos në lidhje me numrat e ulët të raportuar? Cilat janë shqetësimet tuaja për këtë grup minoritar në kuadër të këtij censusi?

Përkundër faktit se regjistrimi u shty për një vit për t’u realizuar më mirë, ai fatkeqësisht nuk i përmbushi pritjet e mia, por as të përfaqësuesve të pakicave, të besimeve fetare dhe të tjerëve. Mënyra se si u zbatua në mjediset ku jetojnë maqedonasit nuk i plotësonte standardet e nevojshme. Trajnimi i pamjaftueshëm i regjistruesve, informimi i pamjaftueshëm i personave të regjistruar, veçanërisht në lidhje me përkatësinë e tyre etnike dhe fetare, plotësimi arbitrar i formularëve, mosrespektimi i afatit kohor për regjistrim, pra lënia e personave të paregjistruar që nuk kanë qenë të pranishëm në këtë moment, janë vetëm një pjesë e parregullsive që hedhin njollë në korrektësinë e regjistrimit. Për këto probleme ka pasur reagime edhe nga shoqëritë maqedonase. Rezultati i kësaj është fitimi i një numri mbresëlënës të një pakice, e cila nuk ka ekzistuar në regjistrimet e popullsisë në vend, për dallim nga të tjerët, veçanërisht nga ai maqedonas. Para dhe gjatë regjistrimit, u zhvillua një inxhinieri interesante pasaportash. Sa për maqedonasit, ata ende mbeten qytetarë besnikë të shtetit shqiptar. Ata do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre për ruajtjen e identitetit të tyre etnik, gjuhësor dhe kulturor. Historia e pasaportave të palëve të treta do të bëhet e parëndësishme në momentin që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.

-Si diplomat me përvojë në rajon dhe në botë, do të ishte interesante të dëgjonim mendimin tuaj mbi zhvillimet gjeopolitike të viteve të fundit. Si e shihni rolin e fuqive të mëdha, si SHBA, Rusia dhe Kina, në formësimin e politikave gjeopolitike në rajon?

Në periudhën në vijim, shpresoj se do të ketë një reduktim të caktuar të konflikteve aktuale ushtarake dhe do të forcohen përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore. Bota nuk është gati për një luftë bërthamore në të cilën të gjithë do të jenë humbës. Arsyeja duhet të mbizotërojë. Administrata e re amerikane pritet të sjellë disa ndryshime në politikën e jashtme të vendit. Një riorganizim i ri në sferat ekonomike të interesit është në horizont. Gara mes SHBA-së, Kinës, Indisë, Rusisë, si dhe disa fuqive rajonale për primatin dhe ndikimin më të madh në botën shumëpolare do të vazhdojë. Kështu që bota krejtësisht kaotike që njihnim do të hyjë në një fazë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sa i përket shteteve në rajonin tonë, nuk duhet të presim zhvillime të trazuara. Shumica e vendeve nga Ballkani Perëndimor kanë një vizion të qartë properëndimor. Përpjekjet për ndikim më të madh nga disa fuqi të mëdha kanë ekzistuar gjithmonë. Pyetja është se sa dhe cila është gatishmëria e BE-së për t’i pranuar ato dhe përfundimisht për të përmbyllur integritetin e saj.

-A mendoni se ka ndonjë rrezik të mundshëm për stabilitetin në rajon si rezultat i këtyre zhvillimeve?

Pavarësisht se rajoni ynë trajtohet si pikë kritike, nuk mendoj se ka ndonjë rrezik për destabilizim më serioz. Shumica e vendeve të Ballkanit janë anëtarë të NATO-s ose po bëjnë përpjekje për t’iu bashkuar kësaj aleance. Kujtimet e konflikteve ushtarake në shtetin e ish-Jugosllavisë janë ende të freskëta për dikë që të synojë një lëvizje të paarsyeshme. Ajo që, sipas mendimit tim, në një farë mënyre kontribuon në dëshmimin e ideve nacional-shoviniste nga politikanë vendas, të cilët në mungesë të vizionit përpiqen të shpallin populizëm të lirë dhe kërcënime, është integrimi i ngadaltë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Lënia e padrejtë e rajonit në një rrugë të diskutueshme jashtë kornizës evropiane e bën të pamundur evropianizimin e rajonit. Dhe pikërisht kjo është hapësira në të cilën ky lloj politikani shpall të papenguar populizmin ndërsa të rinjtë largohen drejt vendeve evropiane.

-Çfarë mesazhi dëshironi të lini pas për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke u fokusuar në zhvillimet e ardhshme dhe perspektivat për bashkëpunim mes Shqiperise dhe Maqedonisë së Veriut?

Pres që të ruhet shkalla pozitive e marrëdhënieve të ndërsjella. Mungesa e çështjeve të hapura është një bazë e mirë për ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve të tyre.

Sëfundmi Z. Ambasador,

Deshiroj të shpreh falenderimet e mia për frymën e bashkëpunimit që keni promovuar, jo vetëm në nivelin institucional midis dy vendeve tona, por edhe për gatishmërinë tuaj për të bashkëpunuar me mediat.

Faleminderit!

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026
Bota

Marco Rubio në Greqi: SHBA e quan Athinën shtyllë të pranisë së saj në rajon

7 Tetor, 2026
FOKUS

Komisioni Evropian përgatit BE-në për zgjerimin: Rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.