Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë.
Kreu i qeverisë do të jetë i ftuari special i panelit “Shteti, Bashkimi Evropian dhe kampionët e së ardhmes”, ku pritet të ndajë me sipërmarrësit perspektivat e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në procesin e integrimit.
Në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo Realitet?” në krah të kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, kryeministri Rama pritet të përqendrohet në rrugëtimin dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga çelja e grupkapitullit të fundit të integrimit.
Forumi Strategjik i Bledit mbetet një mundësi e mirë për takime dypalëshe dhe për këndvështrime të reja bashkëpunimi.
