Mes sfidave globale në rritje, Kina, Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ranë dakord të martën të nxisin më tej bashkëpunimin ndër-rajonal.
Referuar deklaratës të përbashkët pas samitit historik trepalësh në Kuala Lumpur, kryeqendra e Malajzisë – vendi kryesues aktual i ASEAN – vendet përkatëse vlerësuan përpjekjet e përbashkëta për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë midis Kinës, ASEAN-it dhe GCC-së. Gjithashtu vlerësuan edhe vizionin e Kinës për të ndërtuar një komunitet më të ngushtë ASEAN-Kinë me një të ardhme të përbashkët, si edhe një komunitet Kinë-Vendet Arabe me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.
Kryeministri i Kinës Li Qiang merr pjesë në Samitin ASEAN-Kinë-GCC në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë, 27 maj 2025. /Xinhua
Ata e njohin nevojën për të forcuar besimin në sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar në rregulla, me OBT në qendrën e saj. Gjithashtu, deklarata rikonfirmon vendosmërinë e vendeve për ta bërë globalizimin ekonomik më të hapur, gjithëpërfshirës, të balancuar dhe të dobishëm për popujt e tyre dhe brezat e ardhshëm./CGTN