Data 28 maj shënon përvjetorin e dytë të funksionimit komercial të avionit të madh C919 të prodhuar në Kinë. Gjatë dy viteve të fundit, linjat ajrore kanë vazhduar të shtohen. Javën e kaluar, janë hapur dy itinerare të reja nga Shangai në Shenzhen dhe Xiamen. Si rezultat, rrjeti i itinerareve i C919 mbulon tashmë 16 qytete në Kinë.
Aktualisht, Air China, China Eastern Airlines dhe China Southern Airlines kanë gjithsej 18 avionë C919, të cilat përdoren në më shumë se 20 itinerare komerciale, duke fluturuar në mënyrë të sigurt për më shumë se 36 mijë orë dhe duke transportuar mbi 2.05 milionë pasagjerë.
Në etapën e ardhshme, tre kompanitë kryesore ajrore do të përdorin më shumë aeroplanë C919 në fluturimet komeciale./cgtn