• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Marrëveshja Kosovë-Serbi, gur paqeje apo gur lufte?

7 Shkurt, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës së fundmi dhe në parlamentin grek, duke konfirmuar lindjen e Maqedonisë së Veriut, u dha shtysë të gjitha zhvillimeve në rajon. Sikundër u përfol që në fillim, tashmë kryeministrat Tsipras dhe Zaev janë kandidatë për çmimin Nobel për Paqen. Por siç duket, në Ballkan nuk janë të vetmit që pretendojnë këtë çmim.

Një marrëveshje tjetër e rëndësishme dhe më e vështirë se ajo e Maqedonisë dhe Greqisë siç citon presidenti Vuçiç, pritet të marrë zgjidhje. Marrëveshja Kosovë-Serbi. Nëse nyja e Kosovës arrin të zgjidhet deri në pranverën e vitit 2019, gjasat janë të mëdha që Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç të nominohen për çmimin Nobel për Paqe.

Por a do të sjellë vërtet paqe marrëveshja Thaçi-Vuçiç?

Që nga deklarata e Presidentit Thaçi në gusht të 2018-ës e deri më sot, situata ka precipituar duke bërë që Kosova të ecë drejt një rruge tejet të rrezikshme për të, por dhe për të gjithë Ballkanin. E trumbetuar shumë si një marrëveshje për korigjim apo ndryshim kufijsh, situata duket edhe më e vështirë. Kosova sot është në udhëkryq .

Ideja e ndarjes së saj po merr jetë çdo ditë, duke bërë që shteti i Kosovës të vihet në pikëpyetje. Pavarësisht se kjo ide ka kundërshtime brenda dhe jashtë kufirit, Thaçi dhe Vuçiç flasin për mbështetje nga fuqitë e mëdha, duke e bërë fakt konkret ndarjen e Kosovës dhe duke e rikthyer atë në pikën zero.

Theksoj këtu se një nga arsyet kryesore e këtij regresi, është dështimi  flagrant i BE-së në Kosovë, pikë së pari me dialogun dhe më pas, me refuzimin  e liberalizimit të vizave. Edhe pse i plotesoi kushtet, nuk ia liberalizoi vizat duke e lënë Kosovën të izoluar dhe të kushtëzuar përballë Serbisë, e cila vetëm kërkon dhe nuk jep.

Por më 21 nëntor 2018, Kosova vendosi 100% tarifë doganore për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Vendimi ishtë një përgjigje ndaj veprimeve të vazhdueshme destruktive të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës që kërkojnë të minojnë sovranitetin e Kosovës.

Përveç Presidentit Thaçi i cili bënte thirrje herë pas here për heqjen e takses, ky vendim i kryeminstrit Haradinaj gjeti përkrahje dhe mbështetje mbarëpopullore .

Aleatet e saj në bashkëqeverisje, po ashtu ishin përkrah Haradinajt për vijueshmërinë  e taksës deri në njohjen e  Kosovës nga Serbia. Nga ana tjetër, vendimi i kryeministrit Haradinaj për taksën ndaj mallrave serbe solli pakënaqësi dhe reagim, jo vetëm në Serbi e aleatët e saj, por edhe nga faktorë  të tjerë përcaktues, dhe pse ky qëndrim ishte i drejtë përkundrejt mosnjohjes nga Serbia,  jo vetëm i shtetit të Kosovës, por dhe i bllokimit të aderimit të saj në UNESKO, në Interpol, etj…

Çuditërisht, askush nuk bëri presion mbi Serbinë, pas bllokimit të aderimit të saj në institucionet ndërkombëtare, edhe pse BE-ja ishte ndërmjetëse për dialogun  Kosovë-Serbi, por taksa e Kosovës ka ngritur në këmbë diplomacinë ndërkombëtare, madje përfshiu dhe fuqitë e mëdha.

Jo vetëm kaq, përkrahja që pati në fillim Haradinaj nga aleatët e saj në bashkëqeverisje, nuk zgjati shumë. Kjo takse po i përçan partitë politike në Kosovë, të cilat as kësaj here nuk arritën të jenë bashkë deri në fund njëzëri për të ardhmen e  Kosovës.

Koalicioni qeverisës ka ndryshuar mendje, nuk janë më dakort me kryeministrin Haradinaj për taksen 100%  ndaj produkteve të Serbisë. Kryetari i PDK-së, Veseli, kërkoi që taksa të pezullohet për 120 ditë. Ai ka deklaruar se mund të prishet koalicioni, nëse dikush, duke aluduar në kryeministrin Ramush Haradinaj, i rrezikon raportet me SHBA-të.

Por Ramush Haradinaj nuk është lëkundur aspak nga qëndrimi i tij prej shtetari të vertetë duke treguar vendosmërine për mbajtjen e taksës 100% deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar edhe njëherë që taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës të mos largohet, por të largohet qeveria “Haradinaj”. Sikundër është shprehur Kurti: “Ne kemi qëndrim të kundërt si Lëvizjes Vetëvendosje. Por ndryshe nga presidenti Thaçi dhe  dhe kryeparlamentari Veseli , “Vetëvendosje” e mbështet taksen 100% por gjithsesi kërkon të largohet qeveria “Haradinaj”. Në fakt, një reagim i tillë nuk pritej nga Albin Kurti, duke parë rrugëtimin e tij të gjatë me protesta, arrestime  të vetë atij apo dhe pjestarëve të tjerë të VV-së, pikërisht për ata kufij, për shtetin e Kosovës. Kujtojmë se për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, seancat parlamentare u bënë të pamundura nga gazi lotsjellës dhe tymosjet e LVV.

Serbia vijon  insistimin në heqjen e takses si kusht për të vijuar me dialogun. Dialog, i cili në pikëpamjen time nuk duhet të ishte nisur kurrë në këto kushte, pasi siç është shprehur kohë më pare dhe  lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti se:“Është një dialog asimetrik, me të  cilën Kosova ka qenë më shumë temë sesa palë. Së pari, ky dialog duhet të kishte filluar me një kërkim falje nga e Serbise për krimet e Millosheviçit, krime të faktuara nga e gjithë bota. Por në të vërtetë, kurrë nuk u kërkua falje për  genocidin në Kosovë, për ata qindra e mijëra të rënë në luftë, kurrë nuk u mbajt përgjegjësi për ato qindra të burgosur e të zhdukur.

Kujtojme se në fillim të janarit u përkujtua 20-vjetori i masakrës së Reçakut, e cila i ndërgjegjësoi ndërkombëtaret se Kosova po përjetonte genocid nga serbet. Ndërkohë, çdo ditë dalin rrëfime të grave të abuzuara gjatë luftës në Kosovë . Flitet për 20 mijë raste të dhunimit seksual të grave kosovare nga serbët. Ndërsa 1400 fëmijë të Kosovës nuk patën fatin të rriten më kurrë në një vend të lirë .

Sikundër të mos mjaftonte, sot po cënohet nderi dhe sovraniteti i Kosovës duke shkatërruar atë që kanë ndërtuar me gjak. Atëherë mos shkoni më në Prekaz t’u vendosni kurora me lule Jasharajve, pasi me korrigjim të  kufijve, ju po i vrisni ata për së dyti. Ju po i dhunoni ato nëna e motra sërish, tashmë jo në emër të luftës por në emer të “Nobelit për Paqen”.

Flitet për korrigjim kufijsh, por se si askush nuk thotë.

I vetmi që flet hapur është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i  cili pas presionit për heqjen e taksës është shprehur se “Nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që Kosova të japë diçka, nëse Serbia e njeh shtetin e Kosovës”.

Sipas tij, është kërkuar që Kosova të japë tokë ose Republikë brenda Republikës. “Nuk ua jap tregun më Serbisë pa e marrë njohjen. Kjo nuk është kundër Amerikës, veç duhet t’ua shpjegojmë. Duam njohjen. Nuk japim tokë as nuk tolerojmë ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës, por ua kthejmë tregun për njohje”, është shprehur Haradinaj.

Në intervisten e fundit për Interaktiv, Kosnet ka “minuar” idenë e kryeministrit Haradinaj për një konferencë ndërkombëtare, duke thënë: “Ajo e hap derën për diskutimin e çështjeve që tashmë janë vendosur, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Do të mund të përfshinte edhe palë tjera që vetëm sa do ta ndërlikonin punën”, ka thënë ai.

Por a e di ambasadori amerikan që pavarësia e Kosovës po cënohet çdo ditë nga sulmi diplomatik që po bën Serbia? Të pakten 10 shtete deri tani kanë tërhequr njohjen  e Kosovës si shtet i pavarur, ndërkohë që zhvilloheshin bisedimet në Bruksel. Në atë kohë, qeveria e Kosovës nuk e kishte vendosur taksën. Çfarë po bën SHBA lidhur me këtë sulm ofensiv që ka bërë Serbia ndaj Kosovës gjatë gjithë kohës së dialogut?

Një insistim i tillë nga pala amerikane për ndryshim kufijsh është i pabesueshëm duke marrë parasysh  që ka qenë mbështetëse e Kosovës së pavarur, po me këta kufij, pra praktikisht duan të shkatërrojnë atë që ndërtuan vite më parë?

Tani në bisedime kemi dy lojtarë të mëdhenj SHBA-Rusi, të cilët janë më imponues. Duket se përfshirja drejtpërdrejt e SHBA-së dhe Rusisë pas dështimit të BE-së në këtë dialog do të jetë e domosdoshme në zgjidhjen përfundimare të kësaj  çështje kaq të rëndësishme. Por kjo përfshirje po e servir “Marrëveshjen Thaçi-Vuçiç “si një dakordësi e fuqive të mëdha.

Vetë Presidenti Thaçi, pas kësaj ka filluar t’i shikojë ndryshe raportet e Kosovës me Rusinë. Ai ka theksuar se është “frymëzuar shumë” nga biseda e drejtpërdrejtë që ka zhvilluar në Paris me Putinin, dy muaj më parë, kur presidenti serb i ka thënë Thaçit se “nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për paqe, nëpërmjet dialogut, ai do ta pranojë dhe do ta mbështesë një dokument të tillë”.

Në fakt kjo nuk është asgje e re, pasi Rusia gjithmonë  e ka theksuar faktin që do të njohë çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës e  Serbisë … Edhe  në vizitën e tij më 17 janar në Serbi, presidenti Rus Vladimir Putin në konferencen për shtyp do të deklaronte se: “… Pozicioni i Rusisë dihet. Ne ftojmë Beogradin dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje realiste, reciproke e të pranueshme që rregullon marrëdhënien me Kosovën bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Madje mund të themi që Rusia është e vetmja që nuk ka ndryshuar deklaratat e saj, duke treguar edhe njëherë maturinë  në politikën e jashtme. Megjithatë , mund të themi që është shenjë e mirë që Thaçi arrin të njohë e të vlerësoje Putinin me vetëm disa minuta bisede, duke mos e parë më si kërcënim “ariun rus”, sikundër është shprehur më parë.

Gjithsesi, duhet thëne se është një manipulim që po i bëhet publikut  duke folur në emër të SHBA-ve që ata e paskan miratuar marrëveshjen.

Cilën marrëveshje?

Në parim, edhe Rusia e ka mbështetur idenë e një marrëveshje Kosovë-Serbi duke cituar që respekton marrëveshjen ndërmjet tyre, por askush deri më tani nuk ka specifikuar qartë çfarë përmban ajo, cilat janë pikat e saj? Pra, sikundër Rusia që respekton marrëveshjen ne parim, edhe SHBA po e respekton atë në parim pa ndonjë dokument që parashtron pikat konkrete të një marrëveshje të tillë. Ndaj asesi nuk mund të pranohet kjo ide e Thaçit, i  cili proklamon se fuqitë e mëdha janë dakort për marrëveshjen, deri në bërjen publike të një dokumenti se çfarë përban kjo marrëveshje dhe  çfarë mbështet SHBA.

Të gjithë duam që të vendoset paqe mes shqiptarëve dhe serbëve nga kjo armiqësi shekullore mes njëri-tjetrit për të ndërtuar së bashku një të ardhme  në familjen e përbashkët evropiane dhe nën ombrellën euroatlantike, por pikë së pari Serbia duhet të bëjë hapin e madh…njohjen e Kosovës si shtet i pavarur , kusht ky i pa negociueshëm.

Kjo marrëveshje e trumbetuar si guri i paqes në Ballkan, mund të kthehet në një gur lufte me efekt domino në të gjithë Ballkanin, ndaj rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen, por të vijojnë sipas kushteve të kryeministrit të Kosovës, z.Haradinaj. Më 17 shkurt , Kosova do të festojë 11-vjetorin e Pavarsisë, por nuk dihet nëse do jetë me këta kufij  apo jo? Atë tokë që dikur e keni mbrojtur si komandantë të UÇK-së me gjak, sot keni mundësi ta mbroni si burra shteti.

Tags: gur paqeje apo gur lufte?Marjana DodaMarreveshja Koosve-Serbi

Related- Posts

OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025
Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration
OP/ED

Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.