Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha sot se “30 vite të Shqipërisë në Këshillin e Evropës shënojnë një kapitull kyç në rrugëtimin tonë demokratik”.
Në një postim në rrjetet sociale, MEPJ theksoi se “që prej anëtarësimit më 13 korrik 1995, Shqipëria ka bërë përparim të qëndrueshëm në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlera thelbësore që mishërojnë si Këshillin e Evropës, ashtu edhe rrugëtimin tonë evropian”.
“Në këtë përvjetor reflektojmë me krenari mbi progresin e deritanishëm dhe riafirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj këtyre parimeve të përbashkëta. Në një Evropë që ndryshon, Shqipëria mbetet një zë i vendosur për lirinë, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë demokratike”, tha MEPJ.