Kian Sharifi-Europa e Lirë*
Ndërsa raundi i pestë i bisedimeve për çështjet bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfundoi në Romë në fillim të këtij muaji, opinioni publik nuk konstatoi shumë shenja përparimi. Megjithatë, pati raportime mbi propozimet për ndërprerjen e braktisjes së bisedimeve, sepse Uashingtoni këmbëngul që Irani të heqë dorë nga pasurimi i Iranit, ndërsa Teherani e hedh poshtë plotësisht këtë kërkesë.
Ministri iranian i punëve të jashtme Abas Arakçi, i cili udhëheq ekipin negociues të Teheranit, tha për mediat shtetërore se Irani po shqyrton propozimet e ndërmjetësve nga Omani, por nuk zbuloi kurrfarë detajesh.
Propozimet nga Omani
Arakçi me 25 maj informoi Komisionin parlamentar për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, shumë shpejt pas përfundimit të bisedimeve në Romë. Ahmad Bakshajash Ardestani, deputet dhe antar komisioni, tha për mediat iraniane pas informimit se nga Omani kanë ardhur dy propozime.
Një nga propozimet është që Irani të ndalojë aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit për gjashtë muaj dhe t’i vazhdojë ata më vonë. Ardestani tha se Irani “nuk e ka pranuar” këtë propozim. Shtoi se nëse Irani toleron këtë kërkesë do të nxitë akoma më shumë Shtetet e Bashkuara që të kërkojnë lëshime të tjera.
Propozimi i dytë është formimi i konsorciumit rajonal bërthamor gjë që do të përmirësonte kontrollin ndaj aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe do ta bindte Perëndimin se Irani qëndron në kuadrin e nivelit të pasurimit.
Mediat iraniane fillimisht informuan se propozimi i dytë ka ardhur nga Teherani, por zëdhënësi i ministrisë iraniane të punëve të jashtme Esmail Bakaei e përgënjështroi një gjë të tillë. “Ky nuk është propozimi i Teheranit”, u tha ai gazetarëve, megjithëse shtoi se Teherani do t’a “përshëndeste” idenë, “përderisa ajo nuk bie ndesh të drejtën e Iranit për të pasuruar uraniumin në truallin e tij”.
Këtij konsorciumi do të mund t’i bashkohej edhe ShBA, ndërsa shefi iranian për energjinë bërthamore Mohamed Eslami me 28 maj deklaroi se Teherani ka qënë i hapur për akreditimin e inspektorëve amerikanë të cilët punojnë në kuadrin e Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (MAAE). “Nëse ekziston marrëveshje, ekziston edhe mundësia që inspektorëve amerikanë t’u lejohet aksesi në objektet iraniane bërthamore”, tha ai.
Kritikët pohojnë se Teherani shfrytëzon ofertën për të bërë presion ndaj Uashingtonit në mënyrë që ai të zbutë qëndrimin për pasurimin. “Tani për tani nuk ka ende një vendim. Nuk e dimë nëse do të ketë marrëveshje apo jo”, u deklaroi shefi i MAAE-së Rafael Grossi gaztearëve të agjensisë Beta me 28 maj.
Fleksibilitet në lidhje me pasurimin?
Debati për pasurimin është bërë çështje e krenarisë kombëtare dhe identiteti për Iranin. Arakçi pohoi se Republika Islamike ka paguar për këtë një çmim tejet të lartë që të heqë dorë kaq thjesht nga programi i pasurimit. Gjë me të cilën ai kishte parasysh humbjen e disa shkencëtarëve dhe agjentëve iranianë.
Administrata predidentit amerikan Donald Trump këmbëngul që Irani duhet të ndalojë të gjithë aktivitetet në lidhje me pasurimin, qëndrim të cilin i dërguari special amerikan Stiv Vitkoff para disa kohëve të mbrojti si të domosdoshëm, “sepse pasurimi mundëson armatosjen”. Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio përsëriti po këtë qëndrim para një seance dëgjimore kohët e fundit në senatin amerikan duke thënë se “çdo nivel i pasurimit në vend është i papranueshëm dhe përbën kërcënim direkt”.
Megjithatë, Irani mbetet në qëndrimin e tij. Kreu suprem Ali Hamnei hodhi poshtë kërkesat e Uashingtonit duke i quajtur “skandaloze” dhe të “pakuptimta”, ndërsa Arakçi u betua se Irani do të vazhdojë me pasurimin e uraniumit “me ose pa marrëveshje”.
Alen Eyre, diplomat i njohur në Institutin për Lindjen e Afërme dhe ish zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit, i cili flet shumë mirë gjuhën perse, thotë se administrata e Trampit e ka si format që të fillojë me një qëndrim kokëfortë, por në fund kënaqet me kompromisin dhe “shpall fitoren”. “Ka mundësi që Shtetet e Bashkuara ta riformulojnë vijën e tyre të kuqe”, tha ai për Radion Europa e Lirë.
Qëkur Trampi është tërhequr na marrëveshja bërthamore e vitit 2015 gjatë mandatit të tij të parë, pasi u tërhoq nga kjo marrëveshje dhe vendosi përsëri sanksione, Republika Islamike e ka zgjeruar ndjeshëm programin e saj bërthamor. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka karakter paqesor dhe mohon synimin për ndërtim bombash. Megjithatë tani pasuron uranium të pastërtisë 60 përqind, gjë që është shumë sipër kufizimit prej 3,67 përqind të vendosur me marrëveshjen e vitit 2015 dhe shumë afër nivealit të prodhimit të armëve.
Edhe përkundër ekonomisë së rrënuar dhe valutës së dobët, presidenti iranian Masud Pezeshkijan me 26 maj pohoi se vendi do të dijë si të qëndrojë me ose pa marrëveshje. “Shpresoj se nuk kemi për të dvekur nga uria nëse refuzojnë të negociojnë me neve dhe të na vendosin sanksione”, ha ai.
Por Irani mund të përballet me sanksione të reja, madje edhe me aksione ushtarake në mungesë të marrëveshjes. Fuqitë europiane kanë kërcënuar se do të vendosin përsëri sanksionet e OKB-së kundër Teheranit nëse nuk arrin marrëveshje me Uashingtonin deri në fund të muajit qershor, ndërsa shërbimet amerikane të sigurisë sugjerojnë se Izraeli po përgatit sulme kundër objekteve bërthamore rianine.
Axios informon se Trampi e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu që të mos ndërmarrë kurrfarë aksionesh të cilat mund të groposnin diplomacinë me Iranin, megjithëse vetë presidenti amerikan nuk e eleminoi aksionin ushtarak nëse bisedimet dështojnë.
Pa një datë të caktuar për raundin pasardhës të bisedimeve, rruga përpara mbetet e panjohur dhe, sa më shumë zgjat ndalimi, aq më i madh është rerziku që diplomacia t’ia lëshojë vendin përshkallëzimit.
https://www.slobodnaevropa.org/a/iran-nuklearni-sporazum-pregovori-zastoj/33428531.html
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA