Snjezhana Çongradin-Danas[i]
Me njëmbëdhjetë korrik të këtij viti mbushen tridhjetë vite nga dita kur ka ndodhur genocidi në Srebrenicë.
Pushteti aktual serb, mbështësit e të cilit kanë qënë aktivë edhe në kohën e genocidit, e mohojnë krimin më të tmerrshëm të pas Luftës së Dytë Botërore të kryer në truallin europian, i cili është dokumentuar faktikisht dhe i vërtetuar nga një sërë vendimesh gjykate të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, të cilin Serbia si shtet e njeh. Pjesëmarrësit aktivë të cilët kanë janë aktivë sot në jetën publike, të cilët edhe para tridhjetë vitesh kanë frymëzuar dhe justifikuar aktivisht, dhjetëvjeçarë më pas tërë të pabërat e tyre i’a hedhin në shpinë popullit serb, duke nënvizuar se “Perëndimi i keq” në të vërtetë dëshiron që tërë popullin serb të shenjojë si genocidist. Në mënyrë që të “pastrojnë” vetveten nga politika e mbrapshtë që kanë bërë e përfaqësuar atëbotë.
Fakti që dikush dëshiron që tërë popullin serb t’a quajë genocidist, sikurse përpiqet elita politika dhe mbartësit e sotëm të funksioneve më të larta shtetërore t’ia paraqesin popullit, sipas fjalëve të bashkëbisedueve dhe bashkëbisedueseve të gazetës “Danas” është skandaloz dhe, sikurse nëvizojnë ata, këto synime nuk mund t’i realzojnë, sepse thjesht nuk është e vërtetë. Askush nuk përpiqet që tërë popullin serb t’a shenjojë si genocidist, përveç Vuçiçit mendojnë ata. Kjo është shpikja më e zakonshme e trurit radikal, mendojnë ata dhe shtojnë se Srebrenica është krimi i dokumentuar më së miri në këto territore, faktikisht i vërtetuar shumë herë, ndërsa provat shoqërohen edhe me rregjistrime video.
Përse Vuçiçi, si një prej frymëzuesve politikë për krimin më të rëndë shpëtimi të kryer para saktësisht tridhjetë vjetësh, me përpjekje të dëshpëruara për të rikthyer rejtingun e tij, i drejtohet gjithmonë nacionalizmit si fije kashte, shtrojnë pyetjen bashkëbiseduesit dhe bashkëbisedueset e gazetës.
Vëmë në dukje se, shteti i Serbisë, me akt gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në vitin 2007, është shpallur përgjegjës për shkeljen e Konventës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të genocidit.
“Ai mori pjesë me shpirt dhe zemër në të…”
Sipas fjalëve të sociologes Vesna Peshiç, parlamenti i Serbisë në kohën e qeverisjes së Boris Tadiçit e pranoi akt gjykimin e Gjykatës ndërkombëtare në Hagë.
-Kjo që është bërë atëherë është mirë. Por mungoi një kërkesë për falje të bukur dhe të sinqertë drejtuar popullit boshnjak. Edhe gjykime për krime të tjera, përshembull atij në Vishegrad. Nuk mund të shkelet ajo që ka votuar parlamenti i Serbisë dhe është shndërruar tashmë në ligj. Eh, përse tani Vuçiçi nuk e njeh? Kthehuni në modelin radikal që urren të gjithë popujt e tjerë. E përndoqën në Beograd dhe tani kanë shkuar e banojnë në Hrtkovci… (aluzion për V. Sheshelin që është shpërnguluar me banim nga Beogradi në Hrtkovci, Vojvodinë. Shën. i përkth.) Janë radikalët ata që kanë përhapur urrejtjen nacionale dhe ndër ata edhe sekretari i atëheshëm i partisë radikale dhe redaktor i Serbisë së madhe – Aleksandër Vuçiçi – shpjegon Vesna Peshiç.
Ata nuk kanë dënuar asnjë krim që kanë kryer serbët në Bosnjë dhe në Kroaci, sepse Shesheli si kryetar i partisë ka qënë aktiv me ushtrinë e tij në fushat e luftës.
-Në këtë akt ka marrë pjesë me zemër dhe shpirt dhe nganjëherë edhe në vendin e ngjarjes. Kur mori pushtetin Vuçiçi, dy vitet e para bëri sikur është përparimtar, dhe më pas e kapi njëfarë mospërmbajtje radikale dhe kësisoj në të gjithë planet patëm në pushtet Partinë radikale serbe. E fakti që tani pritet prej radikalëve të njohin genodicin kur dihet se Aleksandër Vuçiçi është adhurues i Ratko Mlladiçit dhe i ka ndryshuar emrin e bulevardit Zoran Xhinxhiç në Ratko Mlladiç, kjo është pyetje më vete – thotë bashkëbiseduesja jonë.
Kemi të bëjmë me nacionalizmin ekstrem, shton ajo, me urrejtjen kundër të gjithë popujve joserbë, në mënyrë të veçantë kundër kroateve, e boshnjakëve, me partinë radikale dhe pjesemarrësit në fushat e luftës në Bosnjë … “e ju tani pyesni përse Vuçiçi nuk e pranon genocidin…”
-Britania e madhe ka paraqitur në OKB rezolutën për njohjen e genocidit që kanë kryer serbët. Rusia pengoi miratimin e kësaj rezolute. Që atëherë Vuçiçi shpiku arsyen kryesore të mohimit të genocidit sepse, sipas tij, me këtë populli serb do të shenjohej si popull genocidal, dhe kjo nuk duhet lejuar kurrsesi – thotë Vesna Peshiç.
Pra, Vuçiçi mbron serbët që të mos quhen popull genocidist, ndërsa është ai vetë që e ka shpikur atë që do të bëhet popull genocidist, thotë Peshiçi.
-Kjo është shpikja më e zakonshme e trurit radikal. A nuk është dhënë akt gjykimi se Vermahti gjerman ka kryer genocid kundër hebrejve. Gjashtë milionë hebrej janë likujduar në dhomat e gazit dhe në mënyra të tjera, e askujt nuk ka rënë ndërmend të shpallë popullin gjerman popull genocidist…. Përkundrazi, ja tani edhe Vuçiçi dëshiron aq shumë t’ia kalojë edhe vetë gjermanëve saqë atyre u ka premtuar nxjerrjen e litjumit në Serbi për nevojat e atjeshme për automobilët elektrikë, sepse kanë konkurrencë të madhe kineze e cila prodhon automobilë elektrikë- thotë Vesna Peshiç.
-Nuk besoj se edhe këtu ka arritur të bindë ndonjeri për këtë shpikjen mbi popujt genocidistë, sepse diçka e tillë nuk ekziston. Pra, genocidin e mohojnë radikalët dhe elita e tyre që i mbështet në universitete dhe më gjërë… Dihen, prandaj nuk po i sjellim me emra. Për njerëz të këtillë Rade Konstantinoviçi ka thënë se ekziston edhe ajo Serbia tjetër e cila kundërshton luftërat dhe krimet e kryera jo në emër të popullir serb, por në emër të banditëve radikalo/millosheviçistë – konkludon Peshiçi.
Kujtojmë se, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 23 maj 2024 ka miratuar Rezolutën për genocidin në Srebrenicë. Serbia ka votuar kundër, ndërsa vendet e ish Jugosllavisë kanë votuar për rezolutën. Me këtë rezolutë, mes tjerash, data 11 korrik është shpallur Ditë Ndërkombëtare e përkujtimit të genocidit në Srebrenicë, ndërsa mohimi i genocidit cilësohet si vepër penale.
“Është në natyrën e rregjimeve jonormale dhe të përçudnuar të jenë të zemëruar me faktet…”
-Srebrenica është krimi i dokumentuar më mirë në këto territore dhe këto prova janë përforcuar edhe me rregjistrime video të ekzekutimeve. Krahas kësaj, Srebrenica është i vetmi krim lufte në territorin e Europës në gjashtëdhjetë vitet e fundit i cili me një akt gjykimi përfundimtar është shpallur si genocid në procesin kundër gjeneralit Radosllav Krstiç para Gjykatës së Hagës – thotë për gazetën Danas gazetarja Jovana Gligorijeviç.
-Përse përsëris atë që e dimë të gjithë?” , shtron pyetjen ajo.
-Sepse Srebrenica është gjithashtu edhe rasti më i gjatë i propagandës dhge manipulimit konstant në Serbi, në mënyrë të veçantë nga ana e njerëzve të cilët janë në pushtet. Ajo që ne po shohim përsëri këta tetë muajt e fundit, është pikërisht ajo që ndodh kur në skenë janë radikalët dhe nacionalistët: mohimi i fakteve është sporti i tyre më i preferuar dhe mekanizmi më i dashur me ndihmën e të cilit qeverisin, me ndërprerje të vogla, këto tridhjetë vitet e fundit- mendon bashkëbiseduesja e Danas-it.
Më pas ajo shpreh dilemën.
-Eh tani përmasat e kësaj janë të tilla saqë, si serbe nga Serbia nuk di më sesi të flas për Srebrenicën, si të flas. Këtu është shndërruar në çështje leksiku, kur dikush dëshiron të të njohë më mirë, e kësisoj të kërkon të deklarosh diçka: për BE-në, Kosovën, litjumin, Srebrenicën… – shpjegon Jovana Gligorijeviçi.
Kërkohet që ne të themi se “çfarë është për mua”, shton ajo.
-Epo për mua, çdo diskutim në këtë nivel subjektiv është i turpshëm dhe i pandershëm, sepse ekzistojnë fakte objektive. Megjithatë, është në natyrën e rregjimeve jonormale dhe të përçudnuara të jenë të zemëruar me faktet. Dhe kur zemërohen me faktet, fillon mohimi, propaganda, spekulimi dhe realiteti paralel. Se çfarë duhet të bëjmë me këtë nuk e di. Sepse rrëfimi për Srebrenicën nuk është i vetmi për të cilin na thyhet shtiza. Tani për tani shoh debatin e përhershëm me përshkallëzime të herëpasherëshme. Ndërsa debati zhvillohet rreth fakteve të treguara mirë, gjë që flet për iracionalitetin e thellë në të cilin jemi shtyrë- konkludon Jovana Gligorijeviçi.
“Nacionalizmi si fije kashte shpëtimi”
Aleksandër Vuçiçi, në përpjekjen e dëshpëruar për të rikthyer rejtingun e humbur, i drejtohet përherë nacionalizmit të rëndë si fije kashte për shpëtim. Për këtë edhe aktivizon genocidin e Srebrenicës, Tomsonin (Marko Perkoviç – Thompson, këngëtar kroat, veteran e luftës kroate për pavarësi në vitet 90-të, i cili ditët e fundit ka mbajtur një koncert në Zagreeb ku janë hedhur parulla nacionaliste dhe antiserbe. Shën. i përkth.) dhe Sheshelin. Varet nga data e rastit që i del përpara – thotë për Danas-in regjizori Janko Baljak.
-Ka rëndësi vetëm data që i del përpara. Për fatin tonë, për individë të dëshpëruar si puna e tij, këto spine propagandistike prej budallenjsh nuk pinë më ujë as të trupi i tij zgjedhor. Për dy ditë, mohimi i genocidit në Srebrenicë do të harrohet. Sipas repertorit të verës do të nisin përgatitjet për përvjetorin e “Ollujës”- konkludon Janko Baljak.
[i] https://www.danas.rs/vesti/politika/negiranje-genocida-u-srebrenici/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA