Presidenti kinez Xi Jinping i është përgjigjur kohët e fundit letrës së mësuesve e nxënësve që ishin pjesë e delegacionit të shkëmbimeve kulturore mbi pikëlbollin të të rinjve amerikanë nga konteja Montgomeri e shtetit të Merilandit, të cilët vizituan Kinën në kuadër të nismës për të ftuar 50 mijë të rinj amerikanë në Kinë për programe shkëmbimesh dhe studimi për një periudhë pesëvjeçare.
Xi e përgëzoi delegacionin për vizitën e tij të suksesshme në Kinë, duke thënë se është i kënaqur që sheh se pikëlbolli është bërë një hallkë e re e shkëmbimeve rinore ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
foto nga “ChinaNews.com”
foto nga Shkolla e Mesme e Pekinit
E ardhmja e marrëdhënieve Kinë-ShBA varet nga të rinjtë, theksoi Xi, duke shprehur shpresën që anëtarët e delegacionit do të bëhen një brez i ri ambasadorësh të miqësisë ndërmjet të dy vendeve dhe do të japin një kontribut më të madh në shtimin e miqësisë ndërmjet dy popujve.
Para kësaj, mësuesit dhe nxënësit e delegacionit i dërguan një letër presidentit Xi, duke i shprehur mirënjohjen për nismën “50 mijë në pesë vjet” që ka parashtruar.
Ata ndanë përvojat e tyre nga vizita në Kinë në prill, duke përfshirë pjesëmarrjen në aktivitetet e shkëmbimit të pikëlbollit, dhe thanë se kishin krijuar miqësi të fortë me të rinjtë kinezë gjatë udhëtimit.
Ata shprehën shpresën për të ftuar të rinjtë kinezë të vizitojnë ShBA-në.
foto nga “bjchy.gov.cn”
/cgtn