Pas rreth një jave nga aksioni i nisur në Theth me prishjen e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama reagoi sot gjatë takimit me deputetët dhe kryebashkiakët për performancën lokale.
“Nuk do te ketë asnjë tolerim”-tha Rama, duke paralajmëruar se aksioni do vijojë deri në lirimin e gjithë hapsirës së zaptuar nga 40 subjekte.
Rama tha se ndërtuesit nuk janë “njerëz të shkretë”, por “individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë”.
“Dua të ndalem te çështja e Thethit duke adresuar disa këndvështrime. Të bëhet shumë e qartë për të gjithë se cila është qasja jone dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë dhe fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj ti godasë.
Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime jo për të futur kokën, por qëllime fitimi., Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, strukturat e kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë çfarë do marrë KLP për zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar të nisë as hetimin.
Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë hetim. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. “Jam habitur edhe nga një prift që foli sikur ne i joshëm e i premë në besë këta njerëz. Ne kemi përmbyllur procesin e legalizimit të shtëpive të vjetra. Janë rreth 300 legalizime që ata disponojnë dhe nuk kemi premtuar kurrë që vota do të thotë ndërtim pa leje”, theksoi kryeministri.
Sipas tij, ndërhyrjet ndërtimore në Theth janë kryer muajt e fundit dhe nuk lidhen me periudha kur qeveria ka qenë e angazhuar në atë zonë me projekte të ligjshme zhvillimi.