• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Studimi: A është kryer si duhet vettingu në Shqipëri?

4 Nëntor, 2021
in FOKUS, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kur vettingu nisi në pranverën 2017, pritshmëritë e qytetarëve ishin të mëdha. Ata prisnin që brenda 5 viteve të mandatit kushtetues, në sitën e vettingut të kalonin rreth 800 gjykatës dhe prokurorë, të cilëve organet e vettingut do t’u verifikonin ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë e tyre profesionale. Po ashtu vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri është parë dhe shihet si gur themeli për ꞔrrënjosjen e korrupsionit në sistemin gjyqësor, pavarësinë e tij nga politika dhe rikthimin e besimit të publikut në drejtësinë e reformuar. Por pritshmëritë nuk janë plotësuar. Deri tani në sitën e vettingut janë vendosur vetëm një e treta e 800 gjykatësve dhe prokurorëve të Shqipërisë dhe 62 përqind prej tyre, sipas Raport Progresit 2021 të Komisionit Europian për Shqipërinë janë shkarkuar apo kanë dhënë dorëheqje.

Vështirë, pothuajse e pamundur, që brenda 8 muajve që kanë mbetur deri në qershor 2022, kur mbaron afati kushtetues i ligjit të vettingut, të rivlerësohen nga vettingu rreth 530 gjykatës dhe prokurorë. Në këtë situatë, Parlamenti nisi në fillim të kësaj jave, (01.11) procedurat për nismën ligjore të amendimit të ligjit kushtetues të vettingut për të zgjatur mandatin e tij pesëvjeꞔar deri në fund të vitit 2024. Nisma ligjore vjen nga maxhoranca socialiste, e mbështetur fuqimisht nga BE dhe SHBA.

Albanien Stadtansicht Tirana 2006

Vettingu, politika dhe shoqëria

Së fundmi një grup prej pesë juristësh të rinj kanë kryer një studim shkencor të bazuar në monitorimin e vendimeve gjyqësore të vettingut gjatë dy viteve 2018-2020, me të cilin kanë fituar gradën “Master i Shkencave  në të Drejtën Publike”. Studimi  hedh dritë mbi atë sesi është kryer rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve, si janë zbatuar në praktikë kriteret e rivlerësimit dhe sesi vettingu po kontribon në pavarësisë e gjyqësorit nga politika, profesionalizmin dhe besueshmërinë e publikut në drejtësinë e re.

“Vettingu vjen në ketë studim shkencor në gjithë dimensionin e tij, si një aspekt thelbësor që po trondit për herë të parë korrupsionin në gjithë shoqërinë shqiptare. Gjetjet nga monitorimi i vendimeve të tij synojnë të kontribojnë në përshpejtimin e procesit të vettingut që pritet të sjellë një kulturë tjetër në shoqërinë shqiptare”, thotë për DW, Prof. Aurela Anastasi, drejtuesja shkencore e studimit, pedagoge e të drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës.

Ajo thekson se kultura e re antikorrupsion kërkon disa premisa që të zërë vend dhe të jetë mbizotëruese. „Rezultatet e vettingut duhet të sjellin reflektime nga e gjithë shoqëria, sektorët e tjerë dhe sidomos nga politika. Kjo e fundit duhet të reformojë tërësisht qasjen e  saj ndaj gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit. Vettingu  po vendos standarte sesi nuk mund të jetë dhe nuk mund të sillet një gjykatës ose prokuror që të mos bëhet lehtësisht subjekt presionesh, ndërhyrjesh dhe korruptimi,” thotë për DW, Prof. Aurela Anastasi. Ajo sqaron, se „vettingu nuk është një proces që ndëshkon gjyqtarin apo prokurorin e  korruptuar. Ndëshkimi vendoset nga një proces penal”.

Prof. Dr. Aurela AnastasiProf. Dr. Aurela Anastasi

Kriteri i pasurisë: A kryhet një proces i rregullt ligjor?

Gjetjet në studimin shkencor në fjalë janë përqëndruar në zbatimin e tre kritereve kryesore të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve: origjina e pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Era Gjata, pjesëtare në grupin e juristëve që kryen studimin shkencor në fjalë thotë për DW, se kriteri i origjinës së pasurisë “synon të vlerësojë pasuritë e  gjykatësve dhe prokurorëve dhe të verifikojë ligjshmërinë e krijimit të tyre.” “Ka denoncime për një nivel të lartë të korrupsionit në sistemin gjyqësor, përfshirë edhe shuma të majme parash, dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve për mbyllje çështjesh. Nga 74 vendime gjyqësore të monitoruara në kuadër të këtij studimi, 65 i përkasin subjekteve të rivlerësuara për kriterin e pasurisë”,thekson Era Gjata për DW.

Albanien Tirana | Junge Anwälte machen Studie zur Justiz in Albanien - Era GjataEra Gjata

Studimi konstaton mungesë fleksibiliteti dhe arsyetimi objektiv, kur është fjala për të dhëna që nuk është e mundur të sigurohen për të provuar ligjshmërinë e pasurive apo raste kur trupi gjykues i organeve të vettingut nuk ka mbajtur parasysh sjelljen korrekte dhe kontributin profesional të subjekteve të rivlerësimit. “Është fjala për të dhëna përpara 15 vitesh, kur sistemi bankar dhe vetë shteti në Shqipëri nuk kanë qenë kaq të konsoliduara sa tani për të mundësuar një panoramë të qartë të të ardhurave. Kolegji i Posaꞔëm i Apelimit, (KPA) ku drejtohen gjykatës dhe prokurorë të rrëzuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) ka bërë interpretime strikte, të ngurta, pa patur parasysh faktin që për gjykatësit dhe prokurorët vettingu është një proces i panjohur dhe i vështirë. Në bazë të gjetjeve nga studimi shkencor i grupit tonë rekomandojmë që masa e shkarkimit nga detyra të shihej si mundësia e fundit, kur çdo gjë tjetër është në përputhje me ligjin dhe vetën ka mungesa të dhënash financiare nga e kaluara”, thotë për DW, Era Gjata.

Metoda jo unike

Mospërdorimi i një metodologjie të unifikuar në analizën financiare të gjykatësve dhe prokurorëve si edhe mungesa e transparencës nga organet e vettingut janë gjetje të tjera të studimit shkencor të grupit të juristëve të rinj. “Ka rëndësi publikimi i mënyrës së llogaritjes së pasurisë së subjekteve të rivlerësimit dhe i shpjegimeve përkatëse krahas publikimit të vendimit gjyqësor të vettingut. Përdorimi i një metodologjie të unifikuar në kryerjen e analizës financiare të subjekteve të vettingut do të përmbushte kriteret për një proces të rregullt ligjor në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thotë për DW, Era Gjata.

Drejtësi për qytetarin apo drejtësi popullore?

Për juristin Ledio Alite, një pjesëtar tjetër i grupit që ka kryer këtë studim, goditja e sistemit gjyqësor me elemente korruptive është edhe thelbi i parimit të paanshmërisë. Në mangësitë e nxjerra në dritë nga studimi, ai ndalet tek filozofia utilitariste ku po mbështetet vettingu. “Diskrecioni i gjyqtarit lë shumë hapësira për interpretim prandaj theksi është vënë në kriterin e pasurisë. Mendoj që në thelb ky është një aksion utilitarist që synon të gjejë zgjidhjen praktike të problemit. Por, me këtë filozofi, rrezikohet të kalohet edhe në paragjykime, dhe siç thotë një shprehje e urtë: “me të thatin, të digjet edhe i njomi”. Ky është dhe thelbi i kritikës tonë ndaj filozofisë së kësaj reformës në drejtësi. Dilema që shtrohet në këtë rast është: “Drejtësi për qytetarin apo drejtësi popullore?” shtron pyetjen Ledio Alite në bisedë me DW.

Ai thekson që “shteti i së drejtës është i ndërtuar mbi rregulla dhe disiplinë, kështu që burimi i të gjitha të mirave materiale të shtetit dhe qytetarëve me sistemin e ri gjyqësor synohet të mos jetë asgjë tjetër përveꞔ punës së ndershme.”

Albanien Tirana | Junge Anwälte machen Studie zur Justiz in Albanien - Klea CahaniKlea Cahani

Pastërtia e figurës – kriter i anashkaluar

Edhe pse ky kriter në rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve është thelbësor ai shfaqet i anashkaluar në krahasim me kriterin e pasurisë që ka marrë vëmendjen kryesore gjatë procesit të vettingut.

“Nga monitorimi i 74 vendimeve gjyqësore të vettingut, në harkun kohor të dy viteve, rezulton që vetëm në 20 prej tyre është rivlerësuar kriteri i pastërtisë së figurës së gjykatësve dhe prokurorëve”, thotë Klea Cahani, pjesëtare në grupin që kreu studimin. Studimi nxjerr në pah, se në zbatimin e kriterit të pastërtisë së figurës rivlerësimi është përqëndruar në marrëdhëniet ose jo të gjykatësit apo prokurorit me persona të përfshirë në rrjetet e krimit të organizuar.

Kriteri i aftësive profesionale është më i papërfilluri në krahasim me vlerësimin e pasurisë dhe kontrollin e pastërtisë së figurës. Nga monitorimi rezulton që nga 74 vendime gjyqësore të vettingut vetëm në 19 prej tyre është rivlerësuar ky kriter.

Gjetjet në studimin në fjalë përfshijnë edhe raste kur vettingu është bërë bazuar vetëm në një kriter. “A është i mjaftueshëm rivlerësimi në bazë të vetëm një kriteri për të përmbushur një proces të rregullt ligjor, që është një ndër të drejtat bazë të gjykatëve dhe prokurorëve në procesin e vettingut? Ne mendojmë që jo. Rrivlerësimi duhet të përfshijë tre kriteret: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale,” thotë për DW , Silvana Marku, pjesëtare e grupit që kreu studimin shkencor.

Albanien Tirana | Junge Anwälte machen Studie zur Justiz in Albanien - Silvana MarkuSilvana Marku

Dorëheqjet zvarrisin procesin

Gjykata Kushtetuese u njohugjykatësve dhe prokurorëve që do të rivlerësohen nga vettingu të drejtën të japin dorëheqje në çdo kohë edhe pse ligji kushtetues i vettingut kishte parashikuar një afat të kufizuar. “Kjo gjë solli zgjatjen e procesit të rivlerësimit dhe humbjen kohë me gjykime të gjata që përfundojnë në dorëheqje. Këto dhe faktorë të tjerë, kanë ndikuar në ngadalësimin e ritmeve të procesit të vetingut” thotë për DW, Besjan Kurdari, një tjetër pjesëtar i grupit që kreu studimin shkencor.

Ai thekson që “dispozitat në Kushtetutë dhe në ligjin e vettingut, që parashikojnë dorëheqjen nuk e kanë arritur qëllimin për të përshpejtuar procesin. Përkundrazi, dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve vijojnë të jepen pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procesit të vettingut duke u bërë shkak për ngadalësimin e tij me muaj, madje edhe me vite të tëra” thotë për DW, Besjan Kurdari.

Albanien Tirana | Junge Anwälte machen Studie zur Justiz in Albanien - Besjan KurdariBesjan Kurdari

Vota e opozitës për vazhdimin e vettingut

Gjetjet dhe rekomandimet e nxjera nga skanimi i vetingut prej juristëve të rinj janë mundësi për të përmirësuar procesin e tij ligjor. Procedurat ligjore që sapo nisi parlamenti për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për të  zgjatur mandatin kushtetues të vettingut deri në dhjetor 2024, koha kur parashikohet të përfundojë rivlerësimi i të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve po ndeshet që në fillim me vështirësi. Opozita parlamentare, e kryesuar nga PD nuk i vlerëson si emergjente këto ndryshime kushtetuese dhe konsideron prioritar hartimin dhe miratimin e ligjit kushtetues për vettingun e politikanëve.

Por vota pro e saj është e domosdoshme. Ndryshimet kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut kërkojnë votë të cilësuar, pra të 94 deputetëve, numër qw maxhoraca socialiste me 74 deputetë nuk e arrin dot pa votën pro të opozitës./DW

Tags: juriste e rinjvetting

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
TOPSHOT - US President Donald Trump (R) meets with Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on February 4, 2025. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP)
Bota

Përse ndjek Trump një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran

17 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
Chinese flag in beijing tiananmen square

Kina rreth konfliktit Izrael-Iran: Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”

17 Qershor, 2025

“Tetë Pikat” që ndryshuan qeverisjen në Kinë/ PKK fillon fushatë për forcimin e disiplinës në radhët e saj

17 Qershor, 2025
TOPSHOT - US President Donald Trump (R) meets with Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on February 4, 2025. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP)

Përse ndjek Trump një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran

17 Qershor, 2025

G7 mbështet vetëmbrojtjen e Izraelit, kundërshton armatosjen e Iranit me armë bërthamore

17 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.