Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnjë-Hercegovina.
Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëron në prill, 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga BH.
Trump i paralajmëroi tarifat në letrat drejtuar Aleksandar Vuçiç, ndërsa në rastin e BH kryetare aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviç.
Letra e Trumpit fillon duke thënë se është ”nder i madh” për të dërguar një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për dallimet tregtare me atë shtet.
Sipas tij, norma e deklaruar e tarifave – 30 për qind për BH dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që ndjen për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.
Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për import nga SHBA-ja.