• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË
    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË
    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Trumpi si “versioni eksploziv” i Bajdenit

14 Korrik, 2025
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-[i]

  • Ndryshimet revolucionare në ShBA janë në favor të Trumpit.
  • Doktrina e re e politikës së jashtme të Trumpit me themel të fortë vetëm në dukje.
  • Trumpi heq dorë nga MAGA, politikë me të cilën erdhi në pushtet, dhe bëhet promotor i “shtetit të thellë”, më saktë – “version eksploziv i Bajdenit”, të cilin e ka kritikuar shpesh se me lojën e tij të rrezikshme po e shtyn Amerikën në Luftën e Tretë Botërore.
  • Liderët europianë, në fakt, rolin e imponuar e kanë pranuar që në kohën e administratës Bajden, por Bajdeni, ndryshe nga Trumpi, përdori metoda prej xhentellmeni, duke u përpjekur që ata dhe vendet e tyre gjithsesi të mos i poshtëronte publikisht. Por rezultati, si në njerin rast ashtu edhe në tjetrin, ishte i njejtë – raport i garantuar mes zotërisë dhe vasalit.

Duke parë nga perspektiva e 15 ditëve të fundit pamjen e botës jo stabël, më duket, sëpaku në pamje të parë, se forcat globaliste janë hedhur në ofensivë. Ato me çdo çmim synojnë të ruajnë rendin botëror njëpolar (amerikocentrist) domethënë të mos lejojnë shndërrimin e tij në shumëpolar.

Shembulli më i mirë për këtë janë sulmet ajrore amerikane kundër impianteve bërthamore iraniane si ndihmë për ato izraelite; gjendja gjithnjë e më e paqëndrueshme në Serbi ku demonstratat shumëmujore studentore janë rritur në qytetare (gjë që është formë tejet më e fortë rezistence, më e ndërlikuar për kundërveprim nga ana e pushtetit qendror); pastaj parada e madhe e organizuar “parada e krenarisë” (Pride) në Budapest domethënë manifestim i ndaluar me ligj (pavarësisht nëse e ka miratur kryetari liberal i bashkisë së Budapestit, ndërsa pushteti qendror nuk reagoi), ashpërsimi i menjëhershëm dhe i ashpër i marrëdhënieve të Rusisë me partnerin e saj të rendësishëm dhe gjithnjë e më të fortë rajonal-Azerbejxhanin!

Pra, në të gjithë këta shembuj është i dukshëm një emërues i përbashkët: goditja ndaj Rusisë dhe interesave të saj në shtetet e përmendura, sëbashku me atë që, me goditjen ndaj Iranit, sëbashku me Rusinmë dhe interesat e saj është goditur edhe Kina e cila ka gjithashtu nënshkruar me Iranin Marrëveshje për bashkëpunim strategjik dhe janë antarë të të njejtave organizata (SCO dhe BRICS).

Trumpi i tradhëtoi amerikanët me MAGA-n dhe u transformua në “versionin eksploziv të Bajdenit”

Po të marrim parasysh gjithë këto, shto këtu edhe lëvizjet luftarake të presidentit amerikan Donal Trump dhe skenës së tij politike vendore ku definitivisht heq dorë nga MAGA e tij, me ndihmën e së cilës erdhi në pushtet (tani gjithnjë e më shumë duket si promotor i “shtetit të thellë” amerikan dhe për më shumë, pothuajse duket si “versioni eksploziv” i Bajdenit, të cilin e ka kritukuar aq shumë për atë se Amerikën dhe botën, për shkak të Ukrainës, po e shpie në Luftën e Tretë Botërore!) – është e qartë se në botë po nis një proces i ri i projektimit të fuqisë amerikane. Por jo më në mënyrën që ShBA-të të hyjnë në luftëra të panjohura dhe afatgjata.

Në vend të kësaj, administrata e Trumpit po nis një strategji të re të politikës së jashtme të cilën para pak kohësh zëvendëspresidenti J.D. Vannce në një intervistë dhënë një media të njohur amerikane e quajtir “doktrina Trump”. Nëse është tejet ambicioze ose jo, ende nuk jam i sigurtë, por e di se ajo në parim përbëhet nga zbatimi i lirë, por njëkohësisht edhe tejet i kufizuar, i fuqisë amerikane kundër vendeve ose rregjimeve të pazakonta nëse ata nuk dëshirojnë të pranojnë “kërkesat e drejta amerikane” për arritjen e marrëveshjeve kryesore. Zbatimi i kësaj force të kufizuar, sipas “doktrinës Trump” të re, nëse nuk jep menjëherë rezultat, në këtë rast mund të përsëritet – dhe kështu deri në pafundësi, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar amerikan – pa patur nevojë që ShBA-të të hyjnë formalisht në luftë.

Problemi do të lindë atëherë kur ndonjë prej këtyre shteteve ose nga mbrojtësit e tyre do të tregojë me vendosmëri dhëmbët gjë që Trumpin  mund t’a vënë në një situatë të pakëndshme: të heqë dorë nga zbatimi selektiv i forcës nga frika e tërheqjes së thellë të ShBA-ve në luftë (gjë që përfundimisht dëshiron t’a evitojë gjë që e dëshmon edhe vetë doktrina), ose të hyjë në konflikt direkt me të gjithë rreziqet që sjell ai edhe për interesat amerikane (pikërisht kjo është situata aktuale me Iranin ku në sulmet e rrufeshme të forta dhe afatshkurtëra, duket, sëpaku deri tani, nuk është arritur qëllimi i dëshiruar gjë për të cilën do të flasim më vonë).

Aktiviteteve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Trumpit do t’u kthehemi më poshtë, por tani të flasim për ato më të rëndësishmet që po ngjasin në skenën e brendshme amerikne. Për këtë do të thoja, pa teprime – po ngjasin ndryshime revolucionare.

Trumpi si humbjet ashtu edhe gjysëm sukseset i shndërron në fitore të tij

Trumpi shpall me shumë gëzim fitoret e tij politike, madje edhe nëse ato nuk duken të tilla (tërësisht). Megjithatë, është i aftë, duke shfrytëzuar eksperiencën e tij jetësore (në një pjesë të mirë në atë të show-biznesit) që gjithçka që tjerëve u duket si suksesi i tij shumë shpejt t’a shndërrojë në fitore të tij nëpërmjet deklaratave kontraverse dhe energjike, nëpërmjet gjestikulacioneve dhe përqeshjeve të kundërshtarëve.

Megjithatë, një fitore e Trumpit- e cila nuk ka dyshim se është e tillë – dhe madje shumë e madhe dhe me pasoja të mëdha, dhe e cila ka mbetur tërësisht jashtë vëmendjes së hapësirës mediatike – është vendimi i paradokohshëm i Gjykatës së Lartë të ShBA-ve (atje republikanët kanë një votë më shumë se demokratët, gjë që është trashëgimi e mandatit të parë të Trumpit e cila tani po del se është thelbësore, sikurse ka dalë të jetë e tillë edhe një parazgjedhjet partiake për nominimin e kandidatit republikan për zgjedhjet e vjetshme presidenciale).

Më këtë vendim Gjykata e Lartë asgjësoi të drejtën, e cila bazohet në vendime që janë marrë që në shekullin e 19-të, se gjykatat më të ulëta, domethënë gjykatat e shteteve përëbërës të federatës mund të bllokojnë vendimet e organeve federative domethënë presidentit që ai i merr nëpërmjet urdhëresave të tij (direktivat). Pikërisht këto urdhëresa ka përdorur me bollëk Trumpi që në fillim të mandatit të tij të ri (duke dashur të anashkalojë Kongresin, gjë me të cilën eviton luftën afatgjatë politike kundër tij, sepse Trumpi e ka me ngut), por shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar për shkak të akuzave të disa shteteve përbërës të federatës (masa të ndryshme që kanë të bëjnë  përshembull me emigrantët ilegalë, me LGBT dhe popullsi të tjera pakicë, me spastrimet në aparatin shtetëror etj). Pikërisht për këtë mund të thuhet se bëhet fjalë për një vendim revolucionar të Gjyaktës së Lartë me të cilën Trumpit i hapen dyert jo vetëm për implementimin e ideve të tij politike në praktike. Për këtë në këtë rast nuk mund të përjashtohet plotësishte dhe një kandidature e re presidenciale e Trumpit gjë që herë pas here e përmend edhe vetë (megjithëse kjo ka shumë pak mundësi të ngjasë sepse nuk lejohet me ligj, por në Amerikë gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt nëse për këtë ka mjaftueshëm vota në Kongres). Me këtë mund të garantojë se ajo që do të bëjë në këtë mandat do të mbetet e rrënjosur në politikën amerikane për një periudhë të gjatë. Nëse nuk do të jetë ai personalisht, atëherë me siguri ka për të qënë ndonjë nga ekipi i tij më i afërt – si puna e zëvendëspresidentit J.D. Vanse.

 “Russiagate“

Për atë që Trumpit, “shteti i thellë” tani po i’a hap dyert katërsh, dëshmon edhe teksti pothuajse i pabesueshëm i The New York Times-it i datës 3 korrik, i cili sjell dyshime serioze mbi atë që në ShBA ishte pothuajse “e shenjtë”- rreth së cilës Trumpin e kryqëzuan gjatë tërë mandatit të tij të parë dhe mbi bazën e të cilës i konstruktuan  rrëfime nga të cilët ishte pothuajse e pamundur të mbroheshe sepse i pranuan me radhë të gjitha mediat kryesor amerikane dhe më pas edhe ato europiane.Pra, me një fjalë, NYT shkruan se raporti më i ri i CIA-s bën fjalë mbi shfaqjen e provave serioze mbi lëshimet (lexo:rregullimet) në shfaqjen e aferës “Russiagate” e cila tronditi Amerikën për muaj të tërë, ndërsa Trumpit de facto i bëri të pamundur një qeverisje normale (sjellim në kujtesë, bëhet fjalë për gjoja përzierjen e rusëve në zgjedhjet amerikane të cilat gjoja e ndihmuan Trumpin të fitojë ndaj Hillary Clintonit në vitin 2016). Sikur tërë rasti është reduktuar në ekzistencën e një prove të vetem ose burimi që kishte atëherë udhëheqja e CIA-s (po marr lirinë të them se kjo provë e vetme bazohej në mendimin e MI6-ës britanike). Trumpi atëbotë ishte i detyruar të tërhiqej domethënë të mbrohej, e cila për hir të së vërtetës nuk ishte e mundur sepse duhej të mbrohej nga diçka që nuk ekzistonte, gjë të cilën de facto e pranon zyrtarisht edhe CIA, dhe këtë në median prodemokratëve sikurse është NYT.

Nga ana tjetër, që nga nisja e aferës “Russiagate”, Rusia automatikisht u demonizua dhe u shpall fajtore dezhur për pothuajse gjithçka negative që ndodhte nëpër botë. Këtu do të kujtoj sesi ishte pikërisht gjoja përzierja ruse në zgjedhjet amerikane ishte një prej arësyeve kryesore të cënimit të marrëdhënieve diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit gjatë administratës Bajden (ndërsa kishte filluar që gjatë fundit të asaj të Obamës, në një kohë që ai qeveriste vetëm teknikisht)- kur u mbyllën konsullatat ruse në ShBA dhe i’u kufizua hapësira e lëvizjes së diplomatëve (gjë që vazhdon edhe sot e kësaj dite), si dhe masat reciproke të cilat më pas i ndërmorri Moska në raport ne përfaqësitë diplomatiko-konsullore në truallin e Federatës Ruse.

Tani po del se të gjithë këto, gjë që pati edhe pasoja dramatike që ende vazhdojnë – bazohej në një të pavërtetë. Si shumë herë edhe më parë gjatë historisë, si puna e betimit të kryeministrit britanik Tony Bler se ish presidneti iraken Saadam Husein podeson armë kimike sepse këtë e kishte vërtetuar MI6-a- gjë që në fund doli e pavërtetë dhe vetë Bleri përfundoi para gjykatave britanike për paraqitjen publike të të pavërtetave në procesin i cili ende sot e kësja dite nuk është mbyllur. Natyrisht, përveç Blerit-Husseinit për Irakun është akuzuar edhe ish sekretari i atëhershëm i shtetit Colin Powell në administraën Bush, i cili në Këshillin e Sigurimit tundte epruvetën e famshme si provë e gjoja ekzistencës së armëve kimike nga ana e Irakut. Por Powelli sëpaku disa vite më vonë (2025) u pendua dhe u bë kritik publik i fushatës irakene dhe e pranoi se në atë epruvetë gjendje deterxhent i zakonshëm! Më vonë Powelli u angazhua edhe në adminstratën Obama.

Ligj shokues

Fitorja e dytë e madhe e Trumpit ishte kalimi i javës së kaluar në Kongres i “ligjit të madh dhe të bukur” të tij (ligji për taksat dhe shpenzimet buxhetore, mbi të gjitha rritjen e kufirit të sipër të hyrjes së borxh të shtetit) me të cilin de facto hoqi dorë nga të gjithë premtimet parazgjedhore të dhënë MAGA amerikanëve dhe të cilëve, në kuptimin e vërtetë të fjalës u futi thikën në shpinë (në shkeljen e premtimeve, përveç rritjes së shpenzimeve buxhetore dhe mosssuksesin në ndalimin e luftës ukrianase si dhe mbështetja e Izraelit në luftë me Iranin dhe pjesmarrja e Amerikës në të). Kujtojmë se në fushatën parazgjedhore, njëlloj si edhe në vitin 2016, Trumpi pohonte me këmbëngulje se do të ulte borxhin shtetëror të dhe do të ndalonte njëherë e përgjithmonë jetën e shtetit të bazuar në huamarrjen e pafundme, se do t’a tërhiqte Amerikën nga të gjithë luftërat e gjithçka tjetër. Por me ligjin e ri bëri pikërisht të kundërtën e kësaj: ngriti kufirin e sipërm të huamarrjes së shtetit me 3 triljonë dollarë të paimagjinueshëm, po ashtu buxhetin, edhe kështu të stërmadh, ushtarak me rreth 150 miljardë dollarë duke mundësuar pasurimin e mëtejshëm të kompleksit ushtarako-industrial etj etj., gjë me të cilën shkaktoi zemërimin e Elon Maskut (të cilin në fillim të mandatit e emëroi si “shkurtues të shprenzimeve”), i cili i qëndroi besnik strategjisë MAGA dhe paralajmëroi themelimin e një partie të tretë politike – “partinë e Amerikës” (përpjekje për themelimin e alternativave ndaj partive dominuese – asaj republikane (në të, brenda Kongresit, ekzistojnë dy rryma të kundërta me njëra tjetrën– neokons-at dhe përfaqësuesit e MAGA-s) dhe asaj demokratike – ka pasur kaherë gjatë historisë por kurrë nuk janë realizuar e kësisoj vështirë të besohet se do kësaj here do të jetë ndryshe.

Po gjykoj të them se ligji i larpërmendur i Trumpit është i orientuar ekskluzivisht për luftën afatgjatë kundër Kinës dhe se nuk ka asnjë qëllim tjetër. Do të forcohet sektori amerikan i mbrojtjes dhe sëbashku me të edhe një industrializim i ri i vendit, ndërsa do të këmbëngulë të ruajë dominimin amerikan në sferën e teknologjisë së lartë në luftën e pamëshirshme kundër Kinës dhe zgjerimin e ndikimit të saj në sferën globale. Detyrë e vështirë, por gjithsesi Uashingtoni mendon se duhet bërë përpjekje.

“Thyerja e Iranit“ në fitoren që e përvetësojnë të gjitha palët

Tani le ti kthehemi “doktrinës Trump” që përmendëm më sipër.

Nuk është e vështirë të konkludohet se ajo (tani për tani) në radhë të parë ka të bëjë me Iranin, jo vetëm sespse Vance e quajti pikërisht kështu direkt pas sulmeve amerikane kundër impianteve bërthamore të Iranit. Me thyerjen e Iranit ShBA-të jo vetëm që do të sigurojnë interesat themelore strategjike të Izraelit në tërë Lindjen e Afërt (automatikisht edhe ato të Amerikës sepse ato janë në simbiozë të padyshimtë), por do të lëkundë seriozisht edhe boshtin strategjik antiamerikan Rusia-Kina- Koreja e Veriut – Irani (Bajdeni e ka quajtur “boshti i së keqes”) si pengesën më të rrezikshme dhe të vetmen në tërë dominimin amerikan ose më mirë të themi dominimin perëndimor për një kohë të gjatë.

Por, problemi kryesor me Iranin tani qëndron në atë se pas luftës 12-ditore izraelito-iraniane, ndoshta për herë të parë në histori, të gjithë shtetet e përfshira aktivisht në të kanë shpallur fitoren: Izraeli, Irani dhe administrata e Trumpit ose ShBA-të!

Por për Trumpin përbën problem fakti se një numur gjithnjë e më i madh informacionesh, madje edhe në qarqet politike dhe mediatike amerikane (gjithashtu edhe në Iran, kuptohet) tregojnë se dëmi që kanë shkaktuar sulmet ajrore amerikane nuk i ka asgjësuar, por vetëm i ka dëmtuar kapacitetet bërthamore iraniane, dhe kësisoj Irani, gjoja pas vetëm tre muajsh, do të mund të rifillojë përsëri programin e tij bërhamor ose më mirë të themi të pasurimit të uraniumit (ky është pa dyshim një konstatim gjithsesi i tepruar por ekziston publikisht si i tillë). Duket se Izraeli është që ç’ke me të i vetëdijshëm për këtë e kështuqë nuk përjashton goditje ushtarake mbi Iranin, ndërsa rritet presioni edhe mbi Trumpin brenda ShBA-ve në kuptimin se nuk e ka kryer punën e nisur, ose më mirë të themi nuk e ka përmbushur premtimin mbi asgjësimin e projekteve të diskutueshme iraniane. Për më shumë, është tashmë e fshehtë publike se Irani që para sulmeve (para të gjithave këtu mbahet parasysh impianti kryesoir nëntokësor në Fardow) në prag të sulmit amreikan ka arritur me dy kamionë të transportojë tërë sasinë e uraniumit të pasuruar – rreth 400 kilogramë – në një vendodhje të panjohur!

Akoma më shumë kripë mbi plagën e Trumpit dhe Izraelit hodhi hodhi edhe vendimi i javës së kaluar të Teheranit, domethënë ligji për tërheqjen e Iranit nga çfarëdo bashkëpunimi të mëtejshëm me Agjensinë ndërkombëtare për energjinë bërthamore (IEEA), sepse, sikurse pohon kreu iranian, për anësinë e raporteve të kësaj agjensie ndaj Izraelit dhe ShBA-ve dhe në dhënien e gjykimit të novojshëm për sulmin kundër impianteve bërthamore gjë që mund të çonte edhe në katastrofë ekologjike. Kush do ta kontrollojë tani Iranin është e pamundur të thuhet. Megjithatë, mendoj se Irani gjithsesi në këtë problem do të trefohet më fleksibël sesa shfaqet publikisht –për më shumë se largimi i kontrollit nuk ka mbështetjen as të Moskës dhe as të Pekinit.

Sido që të jenë punët Trumpi tani kërkon vazhdim të negociatave amerikane me Iranin të orientuara në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ndërsa Teherani këtë mundësi nuk e hedh poshtë zyrtarisht por ka bërë qartë me dije se ka të drejtën e plotë ligjore ndërkombëtare për zhvillimin e proigramit civil bërthamor dhe se do të këmbëngulë në të.

Biseduan Trumpi dhe Putini

Me datë 3 korrik një bisedë e papritur telefonike mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit. Biseda njëorëshe pati tematikë të gjërë – që nga marrëdhëniet dypalëshe amerikano-ruse dhe projekteve të mundshme ekonomike dhe investuese, nëpërmjet Iranit, ku Putini u prononcua për zgjidhjen paqesore të të gjihë konflikteve pa përdorimin e  forcës – deri te Ukraina, në lidhje me të cilën Putini përsëriti se Rusia qëndron fort në qëndrimet e saj të mëparshme dhe se do të “marrë gjithçka për të cilën ka nisur ndërhyrjen ushtarake:, domethënë “do të eliminojë të gjithë shkaqet kryesor që e kanë shpënë aty”. Këto qëndrime të Putinit i bëri publike këshilltari i tij për marrëdhënie ndërkombëtare Jurij Ushakov menjëherë pas bisedës telefonike mes dy liderve.

Megjithatë, Trumpi pas bisedës telefonike, konstatoi para gazetarëve se është i pakënaqur nga biseda me Putinin, dhe menjëherë tha se do të vazhdojë me furnizimin më “armë mbrojtëse” për Ukrianën, megjithëse Pentagoni, vetëm pak më parë kishte marrë vendimin për ndërprerjen e dërgesave të armëve amerikane në Kiev (gjoja për shkak të zvoglimit të rezervave amerikane dhe nevojën e përkujdesjes për interesat amerikane), gjë që shokoi Kievin dhe aleatët europianë.

Këtu do të sillja në kujtesë se Putini që nga nisja e bisedimeve me Trumpin (kjo ishte biseda e pestë mes tyre që nga fillimi i vitit) kërkon ndëprerjen e dërgesave të armëve amerikanë për Ukrainën si kusht themelor pas të cilit mund të fillohet e të bisedohet seriozisht.

Gjithashtu do të sjell në kujtesë se disa burime amerikane kanë deklaruar se ShBA-të dhe Izraeli në luftën 12-ditore kundër Iranit kanë shpenzuar gjithsejt 20 përqind të sasisë së përgjithshme amerikane të sistemeve antiajrore THAAD (që kanë veprim në shtresat e  sipërme dhe shërbejnë për rrëzimin e raketave balistike armike). Përveç kësaj Trumpi definitivisht është i fokusuar në Lindjen e Afërt dhe në Kinë e kësisoj nuk të çudit fakti se burime polake javën e kaluar nënizuan se avionët amerikanë të ngarkesës nga baza kryesore polake për furnizimin e Ukrainës me armë, tani ngarkesën e transportojnë jo më në bazë, por në drejtimin e kundërt- nga baza, ndoshta drejt Izraelit.

Detyrimet rreth Ukrainës Trumpi i’a hedh në shpinë Europës

Sikurse kam parashikuar disa herë në analizat e mëparshme, ngarkesën krysore për problematikën tejet të pakëndshme rreth luftës ukraianse ShBA-të heret apo vonë do t’a kalojnë te aleatët europianë. Përveç faktit se për Uashingtonin Ukraina nuk ka rëndësi gjeopolitike parësore (para saj definitivisht janë Izraeli sëbashku me Lindjen e Afërt, dhe Lindja e Largët ose më mirë të themi Kina), ai nuk synon të rrezikojë tërheqjen e amerikanëve në konflikt të hapur me Rusinë për shkak të atij vendi sadoqë Xho Bajden dhe aleatët europianë t’i luten për një gjë të tillë. Në luftën ukrainase Uashingtoni ka kohë që ka arritur atë që ka dashur dhe nuk ka nevojë të vazhdojë me drejtimin e tanishëm me kërcënimin për hyrjen në një nivel të lartë rreziku në konfliktet me Moskën. Që në muajin shkurt të vitit 2023, RAND Corporation- amerikan me ndikim në raportin e tij bënte thirrje për domosdoshmërinë e mbylljes së kësaj lufte nga ana e amerikanëve duke patur parasysh se janë arritur të gjithë synimet kryesore, ndërsa vazhdimi i këtij konflikti të shtrenjtë për ShBA-të në të ardhmen do të sjellë vetëm shpenzime të panevojshme dhe të larta. Uashingtoni që atëherë arriti t’i rreshtojë aleatët e tij europianë nën kapelen e tij, të largojë energjentë rusë nga Europa dhe në përgjithësi, t’a ndalojë Rusinë nga ekspansioni i mëtejshëm i saj në Perëndim.

Për këtë RAND-i ka plotësisht të drejtë. Por ajo që është tejet jomorale, para së gjithash në raport me Ukrainën, elitës të së cilës i janë premtuar për vite të tëra më parë njëmijë të mirat në këmbim të kthimit të vendit drejt ShBA-ve ose më mirë të themi drejt Perëndimit dhe i janë dhënë garanci se Rusia kurrë nuk do të guxojë t’i sulmojë – kjo është problem krejtësisht tjetër. Në gjeopolitikë dhe në interesat kombëtare dhëmbshuri nuk ka paur kurrë dhe as do të ketë, njihet vetëm forca. Tani më shumë se kurrë më parë!

Pra, sikurse shkruante javën e kaluar POLITICO dhe një sërë mediash të tjera perëndimore, Europa, sipas kërkesave amerikane, do të duhet të ndërmarrë mbi vete rolin e financuesit kryesor të Ukrainës, përfshirë edhe furnizimin me armë (pikërisht amerikane të cilat Europa do t’i paguajë dhe do t’ia dërgojë Urkainës – natyrisht – mbi bazën e kërkesës jo publike sepse është e qartë se cili është bosi këtu). Në këtë kuptim është ideuar iniciativa sipas të cilës Europa me paratë e saj do të duhet të blejë armatimet amerikane – edhe për plotësimin e magazinave të saj edhe për të furnizuar Ukrainën. Pikërisht – një biznes i shkëlqyer për Trumpin nëpërmjet të cilit do të sigurojë kapacitet të plotë punues për kompleksin ushtarako-industrial amerikan për disa vite me radhë, ndërsa Europa do të duhet të sigurojë paratë. Nga ku, këtë ende nuk e si askush me siguri, por nga ana e Ursula von der Layenit në këtë kuptim flitet për fonde nga të cilët shtetet antare do të duhet të tërheqin para për blerjen e armatimeve amerikane, të cilat pastaj vullnetarisht do t’ia japë Ukrianës.

Kryesisht, shqyrtohen skema dhe obsione, por gjithsesi nuk thuhet se si do t’a pësojë Europa në fund të gjithë kësaj. Jo vetëm në kuptimin financiar, por edhe në atë gjeopolitik, ku përfundimisht humb ndikimin global. Natyrisht, qyetetarët europianë askush nuk i pyet as ka par t’i pyetur.

Përse Macroni thirri në telefon menjëherë Putinin

Për faktin që është duke humbur ndikim dëshmon edhe biseda plotësisht e papritur telefonike e presidentit francez Emanuel Makron me Vladimir Putinin i cili ndërkohë është bërë kritiku më ië madh i tij megjithëse para luftës kishin marrëdhënie disi të afërta. Biseda u zhvillua vetëm një ditë pas vendimit të larpërmendur të Trumpit mbi ndërprerjen e dëgesave të armatimeve për Ukrainën. Macroni dhe Putini në këtë rast mbetën të mbërthyer në qëndrime plotësisht të kundërta rreth Ukrainës. Por kjo nuk ishte tema primare e bisedës mes tyre. Primar ishte Irani – dhe në lidhje me këtë çështje ishin paka a shumë dakord. Që të dy ishin për zgjidhjen paqesore të problemit iranian dhe vunë gishtin te përgjegjësia që kanë Franca dhe Rusia rreth Iranit dhe Lindjes së Afërt si dy antarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Macroni, duke patur parasysh interesat e thella franceze në Lindjen e Afërt dhe këto jo vetëm me Iranin, është plotësisht i vetëdijshëm se Trumpi i ka përjashtuar europianët nga çfarëdolloij bisedimesh mbi këtë, rajon kyç për Europën (mes tjerash edhe sepse Europa ka hequr dorë nga energjentët rusë) dhe se tani punon vetëm me Izraelin. Më së miri këtë e demonstroi Trumpi kur, edhe përkundër deklaratës se do ta shtyjë sulmin kundër Iranit edhe dy javë, e sulmoi këtë vend vetëm dy ditë më vonë, bash në kohën kur treshja ministrore kyçe europiane në formatin E-3 (Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) nisën në Zvicër negociatat me shefin iranian të diplomacisë, të orientuara dejt zgjidhjes paqesore të krizës (gjë që Trumpi e dinte mjaft mirë). Ishte kjo një shuplakë publike nga ana Trumpit dhe tregues i asaj se çfarë mendon për rolin e tyre të ardhshëm në rendin e ri botëror. Domethënë se i është caktuar roli i të dëgjueshmit i cili do të duhet të plotësoje gjithçka i kërkon atij Uashingtoni. Për hir të së vërtetës këtë rol e kanë pranuar që në kohën e administratës Bajden, por Bajdeni, në ndryshim nga Trumpi përdorte metodat e xhentellmenit, duke u përpjekur që udhëheqësit europianë dhe vendet e tyre gjithsesi të mos i poshtëronte publikisht. Por rezultati ishte i njëjtë si në njërin rast ashtu edhe në tjetrin – raport i garantuar i zotërisë me vasalin!

Trumpi, kjo nuk përjashtohet ende, rendin e ri botëror dëshiron ta ndërtojë mbi bazën e multipolaritetit të padëshiruar por të nevojshëm – jo sepse e dëshiron, për sepse është i vetëdijshëm për realitetin, domethënë raportin e ri të forcave ku ShBA-të nuk kanë më as mundësi financiare dhe as vullnet politik për të qënë polici dezhurn në çdo cep të botës. Për këtë polin më të fuqishëm dëshiron ta sigurojë për ShBA-të, ndërsa Euroipës nuk i jep asgjë tjetër veçse ajo të jetë trampolinë kërcimi e ShBA-ve për projektimin e interesave amerikane drejt Azisë dhe Lindjes së Afërt. Trumpi dëshrion të hyjë në një fazë të caktuar të rirreshtimit të interesave me Rusinë dhe Kinën. Por kurrsesi në mënyrën që ata të bëhen aleatë, por mbi bazën e një bashkëekzistence të qëndrueshme, ku do të bashkëpunojnë kur ky të ketë interes të përbashkët. Atje ku nuk do të ketë mundësi do të garojnë ndërmjet tyre ekonomikisht dhe ushtarakisht, më shpesh pas shpine, ose sikur thuhet tani – nëpërmjet luftarëve proxi sikur Amerika ka qënë (dhe vazhdon të jetë) në këtë ukrainase nga e cila definitivisht po tërhiqet (sëpaku kështu mendon ai me skemën e përmendur dhe të re të dërgimit të armatimeve atje ku Amerika juridikisht është jashtë këtij konflikti) dhe lëshime për europianët – sëbashku me rreziqet e mundshme.

Në fund disa “pikanteri” të karakterit gjeopolitik

-Javën e kaluar ushtria ruse pushtoi një nga vendburimet kyçe të mineraleve të tokave të rralla, afër vendbanimit Shevçenko, në perëndim të rajonit të Donjeckut, i cili, sipas marrëveshje së nënshkruar mes Kievit dhe Uashingtonit, duhej t’i jepej ShBA-ve për shfrytëzim.

-Mbështetja e Polonisë për Ukrainën po dobësohet. Presidenti polak Andrzej Duda nënëshkroi javën e kaluar ligjin për festën e 11 korrikut si ditë e përkujtimit të genocidit ukrainas kundër polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu anketa e zhvilluar nga agjensia Ibris javën e kaluar në Poloni tregon se vetëm 35 përqind e polakëve janë për hyrjen e Ukrainës në NATO dhe në BE, ndërsa gjithsejt 15 përqind për dërgimin e ushtarave polakë në Ukrainë.

-Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi me 3 korrik se dëshiron të bëhet udhëheqësi europian në militarizimin dhe se Europa duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë pas tërheqjes së ShBA-ve gjë në të cilën ai këmbëngul që të mbështesë Amerikën për europianët. Akoma nuk është e qartë se çfarë mendojnë për këto synime të gjermanëve mbi marrjen e udhëheqjes europiane Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Por për këtë në Berlin jehoi lajmi se Gjermania nuk i ikën dëshirës të ketë armën e saj bërthamore. Për këtë Merzi thotë se nuk do të informojë më se me çfarë armatimesh do t’a furnizojë Gjermania Ukrainën gjë që do të jetë enigmë për Putinin.

-Nga ShBA-të vazhdojnë të vinë propozime për emërimin e Trumpit për çmimin “Nobël” për paqe – më shumë për “zgjidhjen” e problemit iranian “me rrugë paqesore”. Jo rastësisht, në Norvegji i shfaq në karikaturë në të cilën komisioni për dhënien e çmimit thotë: “T’ia japim gjithsesi këtë çmim Trumpit, që të mos na bombardojë”!


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-trump-je-eksplozivna-verzija-bidena-osjetit-cete-bol-njegove-doktrine/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

SHBA do të dërgojë armë shtesë në Ukrainë, BE do t’i paguajë ato/ Trump: Do të jetë biznes për ne

14 Korrik, 2025
Bota

Udhëheqësit e BE-së dhe Meksikës kritikojnë tarifat prej 30% të Trump, ndërsa kërkojnë unitet

13 Korrik, 2025
12 July 2025, Mecklenburg-Western Pomerania, Rostock: Christian Pegel (L-R), Interior Minister of Mecklenburg-Western Pomerania, and Alexander Dobrindt, German Minister of the Interior, under umbrellas at the opening press conference of the nationwide Civil Protection Day in the Hanseatic city's harbor. Photo: Bernd Wüstneck/dpa
Bota

Berlini synon të forcojë mbrojtjen civile, u bën thirrje gjermanëve të përgatiten për krizë

12 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

30 Vjet në KiE, po në BE kur?

14 Korrik, 2025

Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

14 Korrik, 2025

Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

14 Korrik, 2025

SHBA do të dërgojë armë shtesë në Ukrainë, BE do t’i paguajë ato/ Trump: Do të jetë biznes për ne

14 Korrik, 2025

Trumpi si “versioni eksploziv” i Bajdenit

14 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.