Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh të mërkurën se Takimi i Tretë i Ministrave të Jashtëm Kinë-Vendet e Ishujve të Paqësorit arriti pesë unanimitete.
Wang u shpreh se Kina dhe vendet që morën pjesë në takim, shkëmbyen thellësisht mendime mbi nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, duke arritur konsensus në pesë fusha kryesore.
Së pari, palët ranë dakord të mbështesin trajtimin e barabartë. Kina mbështet parimin se të gjitha vendet, pavarësisht nga madhësia, janë të barabarta. Në angazhimin e saj me Ishujt e Paqësorit, Kina i përmbahet me vendosmëri “Katër Parimeve të Respektit të Plotë”. Kina vlerëson që këto vende ishullore kanë rikonfirmuar vullnetarisht angazhimin e tyre ndaj parimit të një Kine, duke kuptuar dhe mbështetur të drejtat legjitime të Kinës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin kombëtar territorial.
Së dyti, palët ranë dakord të mbështesin zhvillimin e përbashkët. Palët janë të përkushtuara për të ndërthurur nismën “Një brez, një rrugë” me Strategjinë “Paqësori Blu 2050” për të forcuar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në fusha si infrastruktura, tregtia, investimet, bujqësia, peshkimi, turizmi dhe aviacioni civil.
Së treti, palët ranë dakord të mbështesin drejtësinë. Palët do ta marrin 80-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, si një mundësi për të mbështetur multilateralizmin dhe për të mbrojtur sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb, duke ruajtur rendin ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke mbrojtur sistemin tregtar multilateral me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb, dhe duke mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të vendeve në zhvillim.
Së katërti, Palët ranë dakord të mbështesin hapjen dhe përfshirjen. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë zgjedhjen e pavarur të partnerëve të zhvillimit nga vendet e ishujve të paqësorit. Gjatë zhvillimit të marrëdhënieve me këto vende çështjeve më urgjente si adresimi i ndryshimeve klimatike, promovimi i zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i jetesës së njerëzve dhe stabilitetit social, duhet t’u jepet përparësi.
Së pesti, palët ranë dakord të mbështesin mësimin e ndërsjellë dhe referencën e ndërsjellë. Qytetërimi kinez dhe qytetërimi unik detar i vendeve të ishujve të paqësorit janë trashëgimi të çmuara botërore. Të dyja palët duhet të çojnë përpara miqësinë tradicionale dhe lidhjen emocionale midis Kinës dhe vendeve të ishujve të paqesorit, të zbatojnë së bashku Iniciativën e Qytetërimit Global, të forcojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, media, grupet e ekspertëve, të rinjtë, gratë, sportet dhe zonat lokale, të rrisin mirëkuptimin dhe mbështetjen përmes të mësuarit të ndërsjellë dhe të promovojnë së bashku përparimin e qytetërimit njerëzor.
Foto nga MPJ
Takimi i Tretë i Ministrive të Jashtëm Kinë-Vendet e Ishujve të Paqësorit u mbajt të mërkurën në Xiamen të provincës Fujian. Kjo ishte hera e parë që takimi u mbajt në Kinë./CGTN