Të premten, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh znj. Jennifer Simons për ta uruar për zgjedhjen e saj si presidente e Republikës së Surinamit.
Xi Jinping-u theksoi se Surinami është partner strategjik i Kinës në Karaibe. Gjatë 49 viteve që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, me përpjekjet e përbashkëta të të dyja palëve, marrëdhëniet Kinë-Surinam janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme e të qëndrueshme. Bashkëpunimi konkret në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme dhe të dyja palët kanë ruajtur bashkërëndimin në çështjet shumëpalëshe.
“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Surinam dhe jam i gatshëm të punoj me Presidenten e zgjedhur Simons për të thelluar bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë, për të nxitur zhvillimin më të madh të marrëdhënieve të partneritetit strategjik të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe për t’u sjellë më shumë përfitime popujve të të dy vendeve,” tha Xi./cgtn