Presidenti Ilir Meta e rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, i dërgoi një mesazh urimi mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II, ku theksoi se “lidhjet dhe bashkëpunimi i dy vendeve do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy kombeve”.
“Ne gëzojmë sot për lidhjet miqësore të gjithëanshme dhe të vërteta që shqiptarët dhe danezët kanë zhvilluar ndër vite, teksa marrëdhënia jonë institucionale është forcuar në mënyrë të qëndrueshme për të ndarë dhe rrezatuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe begatisë përmes bashkëpunimit tonë të mirë dypalësh, partneritetit të NATO-s dhe angazhimit europian”, – thekson Meta.
Kreu i Shtetit u shpreh se “në këtë kontekst, Shqipëria dhe populli shqiptar mbeten thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakomshme që Danimarka ka ofruar gjatë 30 viteve të fundit për forcimin e institucioneve demokratike, të drejtat e njeriut, lirisë së medias dhe për qeverisje të mirë në vendin tim, të cilat besoj fuqimisht se do të vazhdojnë teksa ne përparojmë në mënyrë të qëndrueshme drejt rrugës për në BE”.
“Gjithashtu kam shpresa të mëdha për këtë Jubile të Artë që lidhjet tona miqësore dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy kombeve tona”, – tha Meta.