• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Reagim i Redaksisë Argumentum.al në lidhje me artikullin e Reporter.al/BIRN

27 Maj, 2025
in Editorial, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të publikimit të artikullit me titull “Një cirk tragjik: Në median shqiptare, një ‘analiste e fabrikuar’ bëhet virale”, me autor Vladimir Karaj, në platformën Reporter.al (BIRN Albania), ndjejmë detyrimin profesional të bëjmë disa sqarime të mëtejshme në emër të transparencës dhe korrektësisë.

Sqarojmë se ne kemi bashkëpunuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me gazetarin Vladimir Karaj, duke iu përgjigjur interesimit të tij për mënyrën se si portali Argumentum.al vendosi të publikojë artikullin në fjalë. Kemi qenë të hapur dhe transparentë në gjithë procesin e komunikimit. Megjithatë, pavarësisht këtij bashkëpunimi korrekt, artikulli “investigativ” përmban pasaktësi serioze dhe nxit një perceptim të gabuar mbi rolin dhe qëndrimin editorial të medias sonë.

Në lidhje me debatet dhe komentet publike që kanë shoqëruar publikimin e artikullit me autorësinë e “Helen Bratt” në portalin tonë më 18 maj 2025, redaksia e “Argumentum” dëshiron të sqarojë disa çështje thelbësore, duke theksuar parimet që na udhëheqin në punën tonë:

Redaksia e “Argumentum” ka publikuar një artikull të dërguar në adresen e elektronike te Argumentum.al, të cilin e kemi shqyrtuar dhe vlerësuar si profesionalisht të strukturuar, të bazuar në fakte të hapura dhe në përputhje me vijën tonë editoriale. Për ne ka rëndësi përmbajtja dhe interesi publik që shërben, jo emri i autorit apo spekulimet që vijnë më pas.

Në asnjë moment, redaksia e “Argumentum” nuk e ka paraqitur autoren si eksperte të verifikuar apo si përfaqësuese të ndonjë institucioni. Ne nuk kemi sajuar emra, nuk kemi fabrikuar burime dhe nuk kemi paraqitur të pavërteta. Ky nuk është një rast dizinformimi, por një zgjedhje editoriale për të pasqyruar një analizë që na është dukur e argumentuar dhe me interes publik.

Ne nuk mund dhe nuk duam të kontrollojmë mënyrën sesi mediat e tjera — qofshin ato Top Channel, Tema apo çdo media tjetër që e kanë ripublikuar këtë artikull. Ripublikimi nuk është përgjegjësi e jona, as nuk është provë e ndonjë skeme të fabrikuar. Ne nuk kemi bashkëpunuar me asnjë palë për amplifikimin e këtij artikulli dhe nuk mbajmë përgjegjësi për skemën e copy-paste të të tjerëve.

Për ne mjafton që artikulli është i shkruar mirë, nuk shkel asnjë standard etik dhe është trajtuar me përgjegjësi editoriale nga redaksia jonë. Madje, vetë Z. Vladimri Karaj në komunikimin tonë verbal e pranoi që përmbajtja  e shkrimit  ‘A Tragic Circus’: Albanian PD Figures Lash Out After LaCivita-Backed Campaign Collapses  duket nga një dorë profesionale. A nuk mjafton kjo për një media serioze që punon me etikë?

Mendoj se një artikull nuk mund të anatemohet si “i sajuar” vetëm pse nuk dihet me siguri nëse autorja ka intervistuar realisht zyrtarë të Partisë Demokratike. Gazetari Vladimir Karaj, apo çdo koleg tjetër, nuk ka asnjë mundësi të verifikojë nëse janë marrë apo jo prononcime nga burime brenda PD-së, për sa kohë ato janë dhënë në kushte të plota të anonimitetit.

Si gazetarë e dimë mirë që qindra artikuj botohen çdo muaj me citime nga “burime brenda partisë”, “zyrtarë që nuk pranojnë të identifikohen” apo “figura të afërta me çështjen”. Të gjithë e dimë që kjo është praktikë e pranuar dhe jo e ndaluar në gazetari, për sa kohë gazetarët marrin përgjegjësinë për verifikimin dhe balancimin e informacionit.

Prandaj nuk mund të hedhim poshtë një artikull vetëm sepse burimet janë anonime, për aq kohë sa nuk ka shpifje, dhe struktura e tekstit është brenda standardeve të gazetarisë analitike apo komentuese.

Në redaksinë e Argumentum, drejtohen rregullisht shumë autorë, si të huaj ashtu edhe shqiptarë, të rinj dhe me përvojë që na dërgojnë materiale për publikim, kryesisht opinione dhe analiza, dhe ne mirëpresim çdo opinion, analizë dhe këndvështrim që respekton parimet bazë të etikës gazetareske dhe që përputhen me fokusin editorial të kësaj media online. Jemi gjithmonë në shërbim të lexuesit dhe interesit publik, dhe besojmë se media të vogla si e jona duhet të mbështeten, jo të anatemohet apo sulmohen, veçanërisht kur ato përpiqen të mbajnë zërin e pavarur në një hapësirë mediatike shpesh të monopolizuar.

Gjithashtu theksojmë se jemi të hapur të botojmë sqarime, kundër-argumente apo pozicionime zyrtare nga Partia Demokratike apo çdo aktor tjetër i përmendur në artikull.

Por nga ana tjetër padiskutim dënojmë standardet e dyfishta.

Të njëjtat media që më parë kanë shpërndarë materiale të dyshimta, pa emër autori ose nga burime të paidentifikuara,( sikundër e përmend vetë Z. Karaj në artikullin e tij) sot sulmojnë për publikimin e një artikulli që prek një temë të papërshtatshme për ta. Kjo është hipokrizi mediatike, jo standard profesional.

Ja çfarë thotë z. Karaj:

“Faqja web, Politiko.al, e botuar nga shefi i komunikimit në PD, Alfred Lela, publikoi një shkrim ku pretendonte se artikulli me autorësinë e Bratt ishte prodhuar me Inteligjencë Artificiale dhe se autorja nuk ekzistonte. Politiko.al akuzoi gjithashtu gazetën Tema të gazetarit Mero Baze se e kishte shpikur shkrimin “për reagimin e figurave të PD” kundër Berishës dhe LaCivita.

“Dyshova sepse nuk kishte burimin. Nuk kishte një referencë,” i tha Lela BIRN, ndërsa shtoi se teksti nuk kishte gjithashtu asnjë të dhënë për Helen Bratt.

Gjashtë vite më parë, media e drejtuar nga Lela ishte njëra prej atyre që ripublikoi shkrimin e marrë nga Protothema, por Lela u justifikua se në atë kohë “burimi ka qenë i qartë”.

“Ne nuk vëmë në dyshim median greke, në këtë rast Protothema,” tha ai.

E njëjta autore, kur shkruan në Protothema, nuk vihet në dyshim, por kur artikujt e saj publikohen në Argumentum.al ose në Gazeta Tema, ajo konsiderohet si burim dizinformimi?

Njëkohësisht është hipokrizi që të njëjtat media që më parë kanë ripublikuar pa asnjë shqyrtim artikuj të Helen Bratt (në 2019, https://telegrafi.com/en/edi-rama-po-e-con-vendin-drejt-konfliktit/ kur targetohej PS dhe Edi Rama), sot të hedhin poshtë të njëjtin autor vetëm sepse shkrimi godet Sali Berishën.

Vertetë figura e “Helen Bratt” duket e dyshimtë, nuk ka prani në rrjetet sociale, nuk ka biografi, nuk ka shumë shkrime. Por ajo ka botuar më parë dy artikuj në një gazetë greke, të cilët u përkthyen, u shpërndanë dhe u përdorën në favor të opozitës së atëhershme shqiptare, përfshirë në raportime zyrtare.

Pra kur Helen Bratt (apo kushdo qoftë ai/ajo) godet qeverinë, ajo pranohet si legjitime; kur kritikon opozitën, shpallet mashtrim ose operacion dizinformimi???

Z. Karaj pohon se artikulli me emrin “Helen Bratt” është shpërndarë në mënyrë të organizuar në disa media, ndërsa në versionin anglisht pretendohet se është dërguar posaçërisht tek Argumentum.al, duke bërë që gazeta TEMA e kanë marrë nga Argumentum.al. Kjo nuk mund të përdoret si bazë për të etiketuar medien tonë si “burim manipulimi” apo si pjesë e një fabrike dizinformimi.

Z. Karaj, në mënyrë të padrejtë, përpiqet të vendosë Argumentum.al si “kokë turku”, vetëm sepse kemi zgjedhur të publikojmë një artikull që sipas vlerësimit tonë editorial trajton një çështje me interes publik. E theksojmë se interesi ynë i vetëm është t’i ofrojmë publikut një gamë të gjerë këndvështrimesh, të pavarura nga ngjyra politike apo prapavija institucionale.

Kjo që tenton të bëjë z. Karaj nuk është gazetari investigative, por një përpjekje për të bërë zhurmë mediatike duke diskredituar një media tjetër, një praktikë që nuk i shërben as të vërtetës dhe as publikut.

Përgjigje ndaj komenteve të z. Erlis Çela

Me keqardhje lexuam gjithashtu komentin e z. Erlis Çela, i cili e përfshin rastin në fjalë si shembull të asaj që ai e quan “Fake Persona Journalism”. “Skema kërkon përdorimin e një faqeje pothuajse anonime dhe më pas artikulli i rremë amplikfikohet nga media lokale, të cilat nuk e verifikojnë qëllimisht identitetin e autorit,” thekson ai.  .

I bëjmë me dije z. Çela dhe kujtdo të interesuar se Portali Argumentum.al nuk është një media anonime, as një faqe e sapohapur e paidentifikuar. Përkundrazi, ne kemi vite që kontribuojmë me përmbajtje të verifikuar, analiza të thelluara, intervista dhe raportime të bazuara në etikë gazetareske. Të gjithë materialet tona janë të arkivuara dhe publike, të firmosura nga autorë të identifikuar dhe me qëndrim editorial të qartë. Në këtë media shkruajnë figura të njohura dhe të respektuara të diplomacisë dhe publicistikës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe skena ndërkombëtare, duke sjellë analiza të thelluara dhe perspektiva profesionale.

Fatkeqësisht, duket se z. Çela ka zgjedhur të flasë mbi Argumentum duke u mbështetur vetëm në një rast të vetëm, pa shqyrtuar kontekstin apo punën tonë të mëparshme. Kjo është për të ardhur keq dhe tregon pikërisht atë që po denoncojmë: nxitimin për të bërë një “scoop” mediatik, në vend të një analize profesionale apo investigimi serioz gazetaresk.

Ne refuzojmë çdo përpjekje për të bërë Argumentum.al  “kurban” në një debat mediatiko-politik. Refuzojmë etiketime të pabazuara, që cënojnë integritetin e redaksisë dhe lirinë tonë për të zgjedhur çfarë botojmë, për aq kohë sa kjo respekton etikën profesionale.

“Në gjithë këtë histori, në këtë cirk mediatik që për fat të keq mbahet peng nga një aleancë politiko-mediatike prej më shumë se tre dekadash, me keqardhje konstatoj se gazetaria në Shqipëri është në grahmat e saj të fundit, madje edhe kur serviret nën emrin e gazetarisë investiguese.

Por, si një njeri që këtë profesion e ka mision, rrugëtimi mediatik i Argumentum.al vijon si një Media e Pavarur e Paanashme dhe Profesionale!

Marjana DODA

Kryeredaktore

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
FOKUS

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026

Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

4 Tetor, 2026

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.