Yanis Varoufakis-Peshçanik[i]
Në vitin 1842, Kina, e mundur dhe e thyer plotësisht, dërgoi në Nanking përfaqësuesin e saj më të lartë, Çinjing, që të takohej me Henri Pottingerin, guvernatorin e pamëshirshëm kolonial britanik, që ky i fundit t’u diktonte kinezëve kushtet e dorëzimit. Me marrëveshjen e nënëshkruar në Nanking, Kina hoqi dorë praktikisht nga gjithçka e në këmbim nuk mori asgjë, përveç poshtërimit. Marrëveshja, e cila në shtyp i paraqit si marrëveshje tregtare, ishte shkak të festime në radhët e tregtarëve në Londër, poetëve kinezë u dha shkas që, nëpërmjet vargjeve, monumentalizojnë këtë turp që pësuan, i cili edhe sot e kësaj dite e përndjek këtë vend.
Muajin e kaluar, Komisioni Europian i mundur dhe i thyer, dërgoi Ursula von der Leyenin në terrenet e golfit të Trumpit në Skoci që të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme. U tregua si marrëveshje tregtare në mënyrë që të fshihej fakti se Europa i dha presidentit amerikan gjithçka kishte kërkuar, dhe në këmbim nuk mori asgjë përveç poshtërimit. Është interesante se, në ndryshim nga Kina në vitin 1842, Europa nuk kishte kaluar ndonjë luftë. Ishin të mjaftueshëm disa muaj frikësimi me dogana të reja – gjë që ishte teknikë torture të cilën krerët europianë të trullosur, të drejtuar nga demokratët e trullosur amerikanë, në fillim e anashkaluan, duke i’u mbajtur parullës (“Trump Always Chickens Out“ – “Trumpi në fund përherë frikësohet dhe heq dorë”).
Për poetët europianë kjo nuk është temë e denjë për vargje mbi poshtërimin e thellë i cili për dhjetëvjeçarë të tërë po hedh hijen e tij mbi kontinentin tonë, por politikanët europianë u deklaruan. “Ditë e errësirës”, deklaroi Mechel Barnier, negociator i Bashkimit Europian në kohën e Brexit-it, i cili ndoshta di diçka mbi zhvillimin e negociatave nga pozitat e arrogancës së skajshme.
Disa elementë të marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe ShBA-ve janë tejet poshtërues për Europën. Malli nga ShBA-të do të importohet në Europë pa dogana, ndërsa eksporti europian në Shtetet e Bahskuara do të ngarkohet me shkallën doganore prej 15% dhe atë tmerruese prej 50% për çelikun dhe aluminin. Dhe ky është vetëm fillimi. Europianët morën detyrimin të heqin taksat ekzistuese ose të planifikuara ndaj kapitalit në formen e kompanive teknologjike, ndërsa ofruan shuma të mëdha parash në mënyrë që t’ia bënin qejfin presidentit: 600 miliardë dollarë investime të reja në ekonominë amerikane dhe 750 miliardë dollarë për naftën dhe gazin amerikan nëpërmjet ndërmjetësve që do t’a blejnë deri në vitin 2028. Ky është një çek mbresëlënës prej 1.3500 milardë dollarësh – i cili nuk përfshin miliardat që qeveritë europiane do të hyjnë në borxhe për të blerë armatime amerikane (nëse synojnë të përmbushin premtimet e dhëna për buxhetin e destinuar për NATO-n).
Duket qartë se duke dhënë këto premtime, Ursula von der Leyeni, ka harruar leksioni kryesor që u desh të mësojë Europa nga mandati i parë i Trumpit: lëshimi që Trumpit t’i ofrohen një grumbull parash sjell rrezik të madh, por dhënia e premtimeve që nuk mund të përmbushen është akoma më e rrezikshme.
Krahas faktit se Komisioni Europian nuk ka mënyra që t’i detyrojë kompanitë private të dërgojnë para në Amerikë, ekziston edhe një problem: as paratë e premtuara as kapacitetet e nevojshme nuk ekzistojnë. Natyrisht, prodhuesit gjermanë të automobilëve dhe kompanitë e produkteve kimike tashmë po investojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të anashkalojnë doganat e Trumpit, por kjo nuk është as afër 600 miliardëve të premtuar në dy vitet e gjysëm të ardhshme. Ç’është akoma më keq, blerja e paralajmëruar e energjentëve amerikanë me vlerën 750 miliardë dollarë (250 miliardë në viti për tre vitet e ardhshme) bën pjesë në domenin e fantazisë: shpenzimet vjetore të BE-së për energjinë janë tejet poshtë këtij niveli. Gjithashtu, ndërmjetësit amerikanë nuk janë në gjendje t’i ofrojnë Europës aq naftë dhe gaz, qoftë edhe sikur europianët të kishin vullnetin e mirë dhe paratë e mjaftueshme për t’a blerë.
A thua nuk e di Trumpi këtë? Natyrisht që e di. A mendoni se i ka harruar premtimet e pambajtura të Jean-Claude Junkerit? Nuk e kujton askush më mirë këtë gjë se presidenti amerikan, gjë që mund të shihet nga shikimi i tij. E gjitha kjo e kënaq pa masë. Do të fitojë një shans të përkryer për të këqpërdorur europianët të cilët ka kohë që i urren me shumë pasion, i cili nuk po i shteron. Përveç faktit se ka zvogluar deficitin tregtar amerikan dhe ka vënë në xhep sasi të mëdha parash nga doganat, Trumpi që tani mund t’i gëzohet momentit kur Bahkimi Europian do të shkelë premtimet që i ka dhënë. Kur të ndodhë kjo, në vitin e fundit të mandatit të tij, ai do të negociojë një sërë procedurash poshtëruese duke i’u drejtuar marrëveshjeve të shkelura.
Kur karahasojmë marrëveshjen tregtare të BE-së me ShBA-të me atë të nënshkruar mes Britanisë së Madhe dhe ShBA-ve, vërejmë se në negociata me Keir Starmerin Trumpi ishte shumë më i butë. Por kjo nuk ka lidhje me ekonominë. Për këtë nuk e ka motivuar as anglofilia dhe as përbuzja që ai ka ndaj Ursula von der Leyenit. Nga pikëpamja e tij, për një trajtim të tillë të Britanisë së Madhe, ekzistojnë shumë arësye, mjaftueshëm të rëndësishëm që për shkak të tyre të konfliktohet me prodhuesit amerikanë të automobilëve që nuk mund t’a besojnë se tani është më lirë të eksportosh automobilë nga Britania e Madhe (pa pjesët që prodhohen në ShBA) sesa automjetet e Fordit dhe General Motorsit të montuara në Meksikë ose në Kanada (megjithëse shumica e pjesave janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara).
Cili mund të jetë motivi i gatishmërisë së tij për t’iu ekspozuar sulmeve të pjestarëve të Lëvizjes MAGA në përfitimin të mirëqënies së prodhuesve britanikë të automobilëve, të cilët madje as nuk janë pronë e tyre? Thënë shkurt, me futjen e tarifës prej vetëm 10% (përfshirë edhe automobilët), gjë që është 5% nën shkallën ekuivalente për Bashkimin Europian, krahas heqjes së doganave për çelikun dhe alumimin, Trumpi gërryën një kanal mjaft të thellë mes Londrës dhe Brukselit, të tillë saqë edhe mbështetësit e rikthimit të Britanisë në Bashkimin Europian, humbasin dëshirën për të vazhduar luftën. I gëzohet idesë se ishte pikërisht Brexit-in, rezultati i të cilit ishte kasneci i hershëm i triumfit të tij të parë elektoral, t’a bëjë atë të pakthyeshëm.
Para pranimit të versionit të saj të marrëveshjes së “Nankinit”, lidershipi i Bashkimit Europian kaloi nëpërmjet tri fazave të pajtimit me fatin, por aq faza nëpërmjet të cilave kaluan edhe negociatorët britanikë në kohën e Brexit-it: nga “Do të duhet t’ua kthejmë nëse do të jemi të detyruar”, nëpërmjet “Mundemi edhe t’ia kthejmë nëse do të jemi të detyruar” dhe “Asnjë marëveshje është më e mirë se një marrëveshje e keqe”, deri në “Jemi të dëshpëruar, na japni ç’të doni”. Ndërsa në Bruksel dhe në kryqytetet europiane por ndizen debatet mbi përgjegjësinë për një ecuri të illë, dy pyetje kërkojnë përgjigje. Ku gabuan liderët europianë? Dhe çfarë mund të bënin ndryshe që të evitonin poshtërimin dhe parandalonin vështirësi ekonomike akoma më të mëdha?
Para së gjithash, negociatorët europianë bënë tre gabime të vetvetishme në gjykime. E para, supozuan se madhësia e tregut të përbashkët të Bashkimit Europian do të përballojë çdo faktor tjetër. Por gabuan. Nëse ekziston madhësia më e rëndësishme se të tjerat, atëherë kjo është vlera e suficitit tregtar europian ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ky suficit i kalon 240 miliardë dollarë në vit dhe se çdo luftë tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian detyrimisht dëmton Europën më shumë se Amerikën.
E dyta, sikurse ka nënvizuar kolegu Wolfgang Munchau, europianët mbivlerësuan rëndësinë e deficitit të Bashkimit Europian ndaj Shteteve të Bashkuara në sektorin e shërbimeve si kartë të fortë të mundshme të cilën Brukseli mund t’a shfrytëzonte në negociata. Amerikanët mund të jetojnë bukur e mirë pa shallet Hermes, pa shampanjën franceze, ullinjtë grekë dhe makinat Porshé, ndërsa pa shërbimet që u ofron atyre Google, Youtube, Instagram dhe Watsap, europianët nuk mund të jetonin asnjë orë të vetme.
E treta, dhe kryesorja, përkundeshin në idenë e gabuar se me shenjën e parë të pakënaqësisë në tregun e mallrave dhe të kapitaleve Trumpi do të ishte i detyruar të hiqte dorë. Besuan për një kohë të gjatë se doganat do të gjeneronin inflacion politik të papranueshëm të çmimeve të mallrave të konsumit dhe deflacion në bursat e ShBA-ve. Kjo gjë nuk ndodhi për shkaqe të cilat Brukseli duhej t’i parashikonte.
Në situatën e rritjes së çmimeve kërkesat e konsumatorëve në Amerikë reagojnë më shpejt ndaj kërcimeve të befasishme (me zhargonin ekonomik, janë më elastikë) sesa është rasti me kërkesën e konsumatorëve dhe ofertën e eksportuesve europianë. Për këtë mercedezi i prodhuar në Gjermani ka qënë përherë më i lirë në Njujork se në Shtutgart dhe për këtë në ditët e sotme një pjesë me rëndësi të doganave i obsorbojnë eksportuesit europianë të cilët kalojnë te konsumatorët amerikanë një pjesë të shpenzimeve të lindura rishtazi, gjë për të cilën presioni inflator është zvogluar. Përse i përket bursës amerikane, duket se tregtarët e bursës për momentin janë më shumë të preokupuar për investime në inteligjencën artificiale, lehtësitë e reja taksore të cilëve u ka ofruar Trumpit dhe me rrjedhjet shtesë vjetore nga doganat me vlerë 300 miliardë dollarë. Janë tejet të dehur me “begatinë iracionale” që të mendojnë për efektet e mundshme të këqija makroekonomike të lojërave të Trumpit me doganat.
Por le të supozojmë për një moment se të gjithë këto i parashikuan liderët e Bashkimit Europian. Parimi bazë i bërjes së bisedimeve është se, nëse nuk mund t’ia lejoni vetes të ngriheni nga tryeza pa marrëveshje, atëherë nuk ka kuptim as të negocioni – më mirë paraqituni si lutës, si puna e Ursula von der Leyenit. Pra, çfarë mund të bënte ndryshe Bashkimi Europian, duke patur parasysh se nuk disponon luksin e armës negociuese kineze të zhvilluar me shumë kujdes në formën e metaleve të rralla dhe spektrit të gjërë të lëndëve të para pa të cilat Amerika nuk mund të jetojë?
Ja propozimi.
Detyra e parë e Europës është të mendojë sesi ata 240 miliardë dollarët e deficitit amerikan t’i zëvendësojë me kërkesë vendore agregate, në rast se suficiti tregtar ndaj Shteteve të Bashkuara vërtetë do të zhdukej. Përshembull, Këshilli Europian mund të shpallte programin agregat investues në prodhim me vlerë 600 miliardë dollarë në vit në mënyrë që të financonte dhënien e obligacioneve të Bankës Europiane të Investimeve (BEI). Vetë deklarata e Bankës Qendrore Europiane (BQE) se, sipas nevojës, do të qëndrojë pas obligacioneve të të BEI-së do të ishte e mjaftueshme që shpenzimet e financimit të mbaheshin në nivel të lartë. në këtë rast Europa nuk do të varej nga Amerika për ruajtjen e kërkesës agregate.
Gjithashtu, Bashkimi Europian duhet të heqë dorë nga doganat dhe sanksionet ndaj teknologjisë së gjelbër dhe digjitale kineze, të cilat i ka vendosur i frymëzuar nga lëvizjet e Shteteve të Bashkuara, dhe duhet të arrijë marrëveshje me Pekinin e cila do të përfshihte masa të kontrolluara për ekspansionin fiskal dhe garancitë reciproke të sgurisë. BE-ja duhet të futë taksimin e kompanive teknologjike në shkallën 5% për të gjithë transaksionet digjitale me kompanitë me të ardhura më shumë se 500 milionë euro në vit (pavarësisht se ku e kanë selinë). Gjithashtu Bashkimi Europian duhet të heqë “ligjin kundër anashkalimit”, ligj drakonik, të së drejtës intelektualë që i’a ka imponuar ShBA, dhe i cili shkatërron konkurrencën e lirë duke vënë jashtë ligjit shfrytëzimin e tonerit gjenerik të lirë në printerin tuaj, u’a ndalon bujqëve të bëjnë vetë ndreqjen më të vogël në traktorët e tyre dhe pengon personat me invaliditet të bëjnë edhe modifikimet më të vogla në karriket e tyre me motor elektrik. Dhe përfundimisht, Bashkimi Europian do të vepronte me urtësi nëse, me etapa dhe gradualisht, do të reduktonte blerjen e gazit të lëngshëm amerikan dhe armët e prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Fakti që për këto opsione në Bruksel as që diskutohet fare jep një pamje të qartë të Europës së sotme. Duke vepruar me lehtësinë e një buldozeri, Donald Trumpi tregoi qartë se Bashkimi Europian nuk është i aftë të mendojë për vetveten dhe se është i gatshëm që në perandorinë atlantike të jetë as më pak e as më shumë por vetëm një vasal.
Në ndryshim nga Kina e vitit 1842, Bashkimi Europian këtë poshtërim e ka zgjedhur me vullnet të lirë.
[i] https://pescanik.net/evropski-vek-ponizenja/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA