• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

27 Qershor, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana Doda

“Turqia nuk është një shtet që mund të anashkalohet. Ajo është një komb që duhet të merret seriozisht në çdo çështje ndërkombëtare.”— Mustafa Kemal Atatürk

Këto fjalë të themeluesit të Republikës Turke shërbejnë si një parathënie e qartë e aspiratës dhe pozicionimit që Turqia synon të ketë në botën bashkëkohore. Në një botë të ndërlikuar nga luftëra, tensione gjeopolitike dhe pasiguri ndërkombëtare, Turqia është shfaqur si një aktor i pazëvendësueshëm, duke ndërmarrë një politikë të jashtme aktive dhe të balancuar që nga kufijtë e saj në Ballkan, ku luan rol stabilizues në Bosnjë dhe Kosovë, e deri në Lindjen e Mesme, ku është një ndër zërat më të fuqishëm për çështjen palestineze.

Ndërsa përballë fuqive të mëdha si SHBA, Rusia apo BE, Turqia ka ndërtuar një linjë të vetën strategjike; as nënshtruese, as konfrontuese, por e orientuar nga interesat kombëtare. Duke kombinuar poziten e saj gjeografike, forcën ushtarake dhe ndikimin kulturor, Turqia sot është jo vetëm një faktor rajonal, por një pjesë e pandashme e çdo ekuacioni diplomatik që prek sigurinë euroaziatike dhe më gjerë.

Politika e jashtme e Turqisë në dekadën e fundit është zhvilluar mbi një platformë të realpolitikes aktive, ku vendi synon të jetë jo thjesht një aleat i Perëndimit, por një aktor autonom me agjendën dhe interesat e veta. Nën drejtimin e Presidentit Rexhep Taip Erdoğan dhe me një elitë politike e diplomatike të konsoliduar, Turqia ka ndërtuar një doktrinë të bazuar mbi tri shtylla themelore: ruajtja e sovranitetit kombëtar, zgjerimi i ndikimit rajonal, dhe marrëdhënie të lëvizshme me fuqitë globale, në varësi të interesave të momentit.

Kjo e vendos Turqinë si një aktor ndërmjetës midis Lindjes dhe Perëndimit, shpeshherë si një lojtar i paparashikueshëm, por thellësisht racional në ndjekjen e interesave të saj.

Turqia si nyja diplomatike e paqes

Turqia përfaqëson një nga nyjet më të rëndësishme gjeostrategjike në botë, duke lidhur në mënyrë unike Lindjen e Mesme, Azinë dhe kontinentin evropian. Pozicioni i saj gjeografik e bën atë një pikë kyçe të kalimit të kulturave, interesave ekonomike dhe politikave globale. Ngushtica e Bosforit, që ndan Evropën nga Azia, është më shumë sesa një rrugë detare, ajo është një urë historike ku kanë kaluar qytetërime të mëdha, ideologji të ndryshme, dhe përplasje interesash të fuqive globale.

Përplasja dhe ndërthurja e Lindjes me Perëndimin ndodh pikërisht në këtë territor. Prandaj, të kuptosh rolin e Turqisë sot do të thotë të lexosh me kujdes jo vetëm gjeografinë, por edhe historinë, politikën dhe aspiratat e një vendi që gjithmonë ka qenë dhe mbetet në zemër të zhvillimeve botërore.

Në këtë kontekst, Turqia nuk është vetëm një vëzhguese, por një aktor aktiv dhe shpeshherë vendimtar në zhvillimet rajonale. Ajo luan një rol të shumëfishtë: si partner strategjik për Perëndimin, si lidere potenciale në botën myslimane, dhe si qendër ekonomike dhe ushtarake në rritje. Në kohë të ndryshme, ajo është shfaqur si faktor stabiliteti, ndërmjetësues në konflikte të vështira, ku më e fundit është ajo ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Deklarata e fundit e presidentit turk, Rexhep Taip Erdoğan, për një mundësi takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Turqi, për të diskutuar një zgjidhje paqësore mbi luftën në Ukrainë, është një sinjal i qartë për rolin që Turqia po synon të luajë në arenën ndërkombëtare: atë të ndërmjetësuesit të besueshëm dhe të pavarur.

Gjatë kthimit nga Samiti i NATO-s në Hagë, Erdoğan deklaroi për gazetarët se presidenti Trump ishte shprehur i gatshëm të vizitojë Turqinë nëse edhe presidenti rus, Vladimir Putin, pranon të vijë për bisedime. “Qëllimi ynë përfundimtar është të organizojmë një samit udhëheqësish në vendin tonë dhe të arrijmë paqen e shumëpritur”, tha ai.

Ky angazhim diplomatik nuk është rastësor. Turqia, nën udhëheqjen e Erdoganit, ka ndërtuar me kujdes një profil unik në politikën e jashtme: duke ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë, duke qenë një anëtare aktive e NATO-s dhe, njëkohësisht, duke mos u përfshirë verbërisht në politikën e sanksioneve kundër Kremlinit. Në vend të kësaj, Turqia ka zgjedhur një kurs të pavarur, të balancuar, i cili shërben si një pikë kontakti për të gjitha palët e përfshira në konflikt. Ajo ka ruajtur neutralitetin në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke treguar një qëndrim të pjekur që ka pasur si qëllim kryesor paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Detin e Zi dhe më gjerë.

Organizimi i një takimi të nivelit të lartë në Stamboll apo Ankara do të ishte një fitore e madhe diplomatike për Turqinë, një vend që e ka fituar këtë rol jo përmes imponimit ushtarak apo presioni politik, por përmes qëndrimeve të qarta, të pavarura dhe në përputhje me interesat e saj kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare.

Në një botë gjithnjë e më të polarizuar, ku kanalet e komunikimit janë të kufizuara dhe besimi mes fuqive të mëdha është i dëmtuar, roli që mund të luajë Turqia si ndërmjetësuese është e pazëvendësueshme. Kjo iniciativë nuk është vetëm një përpjekje për të sjellë paqe, por edhe një dëshmi se diplomacia, kur mbështetet në besueshmëri dhe qëndrueshmëri, mund të ofrojë shpresë edhe në kohë lufte.

Është pikërisht ky faktor, pra diplomacia, ajo që më shtyn, ndryshe nga herët e tjera, të shkruaj me tone pozitive për politikën e Presidentit Erdogan. Në një kohë kur urat e komunikimit po shemben dhe pozicionet po ngurtësohen, përpjekjet e tij për të ndërtuar dialog dhe për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt janë një shembull i vlerës së diplomacisë. Kjo nuk është një çështje simpatie politike, por një njohje e rolit konstruktiv që mund të luajë një aktor me pozicion unik si Turqia.

Roli i Turqisë në Ballkan

Turqia është shfaqur gjithnjë e më shumë si një aktor me peshë edhe në zhvillimet politike dhe strategjike të Ballkanit Perëndimor. Dihet se Turqia e sheh rajonin si pjesë të interesave të saj gjeopolitike afatgjata. Ajo ka ndërtuar praninë e saj në Ballkan jo vetëm përmes diplomacisë tradicionale dhe bashkëpunimit ekonomik e ushtarak, por edhe përmes fuqisë së butë duke aktivizuar lidhjet historike, kulturore dhe fetare, veçanërisht me komunitetet myslimane që ndajnë trashëgimi të përbashkët.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Turqia ka ndërtuar një marrëdhënie të veçantë me udhëheqësit boshnjakë dhe ka treguar gatishmëri për të ndërmjetësuar në proceset e pajtimit dhe reformimit institucional. Kjo përfshirje pritet të intensifikohet në një kohë kur kriza politike po thellohet për shkak të tendencave separatiste të Republikës Srpska dhe rritjes së tensioneve ndëretnike.

Në rastin e Kosovës, roli i Turqisë është edhe më i konsoliduar. Ajo ishte një nga shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme ndërtimin e institucioneve kosovare, pjesëmarrjen në organizata ndërkombëtare dhe ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, shpesh në bashkëpunim me SHBA-në dhe KFOR-in. Angazhimi i Turqisë mund të shtrihet edhe në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, ku ajo mund të luajë rolin e një ndërmjetësi alternativ ose plotësues ndaj BE-së, duke pasur ndikim të konsiderueshëm te elitat politike në Prishtinë dhe një marrëdhënie funksionale me Beogradin.

Gjatë Samitit të fundit të NATO-s në Hagë, Presidenti turk Erdogan u ndal edhe tek zhvillimet në veri të Kosovës, një zonë ende e brishtë nga pikëpamja e sigurisë dhe stabilitetit politik. Në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit kosovar Urall Boshnjaku, Erdogan theksoi rolin vendimtar të forcave turke të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe rendit në këtë rajon.

“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë. Pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i turk gjendet aty, shpresoj që aty nuk mundet dhe nuk do të ketë asnjë problem,” deklaroi ai, duke përfunduar me shprehjen e njohur fetare “inshallah”.

Kjo deklaratë e Erdoganit nuk është vetëm një garanci politike për Kosovën dhe shqiptarët, por edhe një mesazh gjeopolitik i qartë për rajonin dhe më gjerë: Turqia nuk është thjesht pjesë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë si NATO, por është një aktor që reagon, garanton dhe imponon respekt përmes pranisë dhe angazhimit të saj konkret.

Në një periudhë kur tensionet në Ballkan mund të shfrytëzohen nga aktorë të ndryshëm për interesa afatshkurtra, një angazhim aktiv dhe i qëndrueshëm i Turqisë në rajon përfaqëson një shtyllë të rëndësishme stabiliteti.

Sot, Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor, të vendosur në një vorbull zhvillimesh globale ku vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar larg rajonit tonë, kanë më shumë se kurrë nevojë për një angazhim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm nga Turqia dhe Presidenti Erdogan. Ky angazhim përbën jo vetëm një garanci shtesë për paqe dhe stabilitet, por edhe një sinjal të qartë se nuk jemi vetëm.

A është Turqia fuqia e re globale në rritje?

Në dritën e zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, gjithnjë e më shumë ngrihet pyetja nëse Turqia po shndërrohet në një fuqi të re globale. Kjo pikëpyetje nuk është e rastësishme, pasi vendi ka shfaqur një rol gjithnjë e më të theksuar në arenën ndërkombëtare, duke ndjekur një politikë të pavarur, shpeshherë të guximshme, dhe duke vepruar si një aktor me peshë në shumë kriza globale. Por ky vlerësim nuk bëhet vetëm për të theksuar rolin që ajo ka fituar në arenën globale, por edhe si një paralajmërim  ose më saktë, si një përgjigje  për ndikimin që ajo synon të ketë nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme.

Turqia, nën udhëheqjen e Presidentit Erdoğan, ka ndjekur një politikë të jashtme të pavarur dhe shpesh të largët nga linja klasike perëndimore. Kjo është reflektuar qartë si në qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, ashtu edhe në konfliktin izraelito-palestinez.

Në rastin e luftës në Ukrainë, sikundër e përmendem më lart, Turqia ka qenë ndër të paktat vende që ka ruajtur kanale të hapura komunikimi me të dyja palët ndërluftuese. Në vend që të pozicionohet në mënyrë të njëanshme, Ankaraja ka preferuar një rol pragmatik, duke kombinuar interesat strategjike me iniciativat diplomatike.

Ndërkohë, në konfliktin në Gaza, Turqia ka artikuluar në mënyrë të qartë dhe të fortë një qëndrim pro-palestinez, duke e paraqitur këtë çështje si një kauzë të drejtësisë ndërkombëtare dhe një krizë humanitare që nuk mund të lihet pa përgjigje.

Qasja e Turqisë nuk kufizohet vetëm në këto dy rajone. Ajo ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj kërcënimeve serbe në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, ka qëndruar aktive ndaj tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë përplasjen e fundit mes Izraelit dhe Iranit.

Pavarësisht kritikave që ka hasur në arenën ndërkombëtare, kjo politikë e jashtme shumëdrejtimshme e forcon pozicionin e Turqisë si një aktor i kyç në arkitekturën emergjente të një rendi botëror shumëpalësh.

Për më tepër, në kohën kur raportet mes SHBA-së dhe BE-së janë përballur me divergjenca të thella, sidomos pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, Turqia duket se ka shfrytëzuar boshllëkun për të ndërtuar një pozitë ndërmjetësuese, por edhe udhëheqëse në disa fusha. Ajo ka demonstruar se mund të jetë një partner i pavarur, i aftë për të ndikuar në dinamikat rajonale dhe globale, qoftë në Lindjen e Mesme, në Kaukaz, apo në Mesdheun Lindor.

Politika e jashtme e presidentit Rexhep Taip Erdoğan gjatë dekadës së fundit ka treguar një transformim të thellë të rolit të Turqisë në arenën ndërkombëtare. Ajo nuk është më një shtet që ndjek verbërisht linjat klasike të aleatëve perëndimorë, por një aktor me ambicie të qarta për të ndërtuar një politikë të pavarur dhe të shumëkahshme.

Erdogan ka ndërtuar një doktrinë të jashtme që mund të përshkruhet si asimetrike dhe fleksibile, ku Turqia luan me disa porta njëkohësisht: nga njëra anë mbetet anëtare e NATO-s dhe bashkëpunon me SHBA-në në fushën e sigurisë, ndërsa nga ana tjetër zhvillon marrëdhënie strategjike me Rusinë, Kinën dhe vendet e BRICS-it. Kjo qasje i ka dhënë mundësi Turqisë të manovrojë me sukses në dy krizat aktuale si lufta në Ukrainë apo konflikti në Lindjen e Mesme.

Në këtë kontekst, Erdogan ka ripërcaktuar politikën e jashtme turke si një instrument fuqie dhe ndikimi global, që nuk mbështetet më vetëm te aleancat tradicionale, por te vetëbesimi diplomatik, roli ndërmjetësues dhe pranimi i një bote multipolare. Në një rend ndërkombëtar që është në riformulim, kjo strategji duket se e ka shtyrë Turqinë drejt qendrës së vëmendjes globale.

Turqia sot nuk ka vetëm “çelësat e Bosforit”, por ka filluar të mbajë edhe një rol më të thellë, një rol që shkon përtej pozitave ushtarake apo gjeografike. Në një kohë kur Kombet e Bashkuara, në sytë e shumë njerëzve, kanë dështuar të japin zgjidhje për konfliktet që nga viti 2020 e deri më sot, është pikërisht Turqia ajo që po tregon se diplomacia jo vetëm nuk ka vdekur, por mbetet një mjet real për të lëvizur ujërat e ndotur të politikës globale dhe, ndonjëherë, për t’i qartësuar ato.

“Profecia” e arkitektit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, të cilën e përmenda në fillim të këtij artikulli, po vërtetohet sot nga Presidenti Erdogan. Ai po forcon rolin e Turqisë në arenën globale dhe dëshmon se Turqia është një komb që duhet marrë seriozisht në çdo çështje ndërkombëtare.

Turqia e sotme e ka ndërtuar rolin e saj si urë midis tre kontinenteve jo vetëm si një lidhje fizike, por si një urë politike, diplomatike dhe kulturore. Përmes politikave të saj të balancuara dhe të pavarura, Turqia ka treguar se është një aktor që jo vetëm ndikon në zhvillimet rajonale, por që ka kapacitetin të kontribuojë në ndërtimin e një rendi më të drejtë dhe shumëpolar global.

Ky rol nuk është thjesht një shenjë fuqie, por një mundësi për të sjellë stabilitet, dialog dhe bashkëpunim në zonat më të ndjeshme të botës, nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme. Në një kohë kur bota ka nevojë urgjente për mirëkuptim dhe koordinim më të madh, Turqia po ofron një urë bashkëpunimi dhe zgjidhjesh, duke hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore.

Në fund të fundit, fuqia e re globale nuk matet vetëm me armë apo ekonomi, por me aftësinë për të ndërmjetësuar, për të ndërtuar ura dhe për të kthyer sfidat në mundësi, dhe në këtë kuadër, Turqia po e afirmon vendin e saj në qendër të skenës ndërkombëtare.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.