• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

  • SOCIALE / KULTURË

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

    Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohen dy kandidaturat e propozuara nga Vetëvendosje.

    Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ambasada e Kosovës në Tiranë pritje zyrtare për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës/ Ambasadori Durmishi: “Jemi mirë kur është mirë Shqipnia”

Presidenti Begaj: Intensifikojmë përpjekjet për njohjet e mëtejshme

16 Shkurt, 2023
in JO VETEM LAJM, KOSOVA, Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 15-vjetorit të Shtetit të Pavarur të Kosovës, ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi mbrëmjen e 15 shkurtit, një pritje ku të pranishëm ishin përfaqësues të qeverisë, politikanë, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të komuniteteve fetare, etj.

Në fjalën e tij, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi foli për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

Durmishi vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës me Shqipërinë dhe vuri theksin tek 180 marrëveshjet ndërshtetërore, duke konsideruar si marrëveshje historike marrëveshjet për hekurudhën Durrës-Prishtinë, porti i thatë i Prishtinës, abetarja unike, vendkalimet kufitare.

“Marrëdhënia jonë ndërshtetërore është krejt e veçantë dhe bashkëpunimi po ashtu. Mund të konstatoj me kënaqësi dhe solemnisht nivel shumë të mirë bashkëpunimi në politikë, ekonomi, në politikën e jashtme, në kulturë dhe të gjitha fushat”, u shpreh ai.

“Aktualisht kemi 180 marrëveshje ndërshtetërore, memorandume, protokolle bashkëpunimi. Shifra nuk përbën ndonjë rëndësi si tregues, por thënë shkurtimisht të gjitha fushat e bashkëpunimit tashmë janë të mbuluar me infrastrukturë juridike. Disa nga marrëveshje janë historike si vendimi për hekurudhën Durrës-Prishtinë, porti i thatë i Prishtinës, abetarja unike, vendkalimet kufitare. Tani sfida mbetet tek cilësia e bashkëpunimit. Në këtë drejtim na duhet të bëjmë më shumë”, tha Durmishi.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, SH.T. Z. Skënder Durmishi

Në vijim, Durmishi shtoi se, “duhet të bëjmë më shumë prodhim, më shumë eksport, më shumë projekte ekonomike bazuar në komplementaritet, më shumë këmbime kulturore, liga sportive”.

Ambasadori i Kosovës, Durmishi vlerësoi rolin e Shqipërisë në politikën e jashtme, duke vënë theksin tek roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Samiti i BE-së në Tiranë dhe proceset integruese të Shqipërisë në BE.

“Në politiken e jashtme dy vendet ndjekin parime identike. Shqipëria dhe Kosova përcaktimet për integrimet euroatlantike e kanë jo vetëm objektiv politik, por edhe identitet shtetëror dhe kombëtar. Shqipëria ka rezultate të mira në politikën e jashtme. Mjafton të përmend mandatin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, besimin për organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, Tirana Kryeqytet Evropian i Rinisë”, tha ai.

Kosova  gëzohet për cdo sukses të Shqipërisë. Ju këtë e dini, prandaj në vend  që të zgjatëm po shërbehem me thënien e një burri të madh kosovar, nga ditët e lavdishme të idealistëve e  të  trimave: “Jemi mirë kur është mirë Shqipnia”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili në fjalën e tij vlerësoi konsolidimin e shtetit të Kosovës në këto 15 vite.

“Kosova, shtet i lirë dhe i pavarur është përmbushja e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Ishte fillimi i një epoke të re, ku shteti i Kosovës u projektua si një shtet modern, demokratik, që shihte nga e ardhmja, me një vullnet të palëkundur euroatlantik. Republika e Kosovës, një shtet sovran dhe i pavarur, ka demonstruar me fakte, pjekurinë dhe maturinë në qëndrimet e saj”, tha Begaj.

“Në këto 15 vite, Kosova ia ka dalë më së miri të respektojë e të nderojë zotimin që i bëri botës, përmes firmëtarëve të pavarësisë, se ishte dhe do të jetë një faktor për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Lidhja vëllazërore e Shqipërisë me Kosovën është e natyrshme. Jemi një komb i ndarë në dy shtete, ndaj humbjet dhe fitoret, dhimbjet dhe sukseset, i kemi të përbashkëta. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe do të intensifikojë maksimalisht përpjekjet për njohjet e mëtejshme të pavarësisë legjitime të saj. Partneriteti ynë strategjik duhet thelluar edhe më tej, në dobi të shteteve tona, të kombit tonë”, theksoi ai.

Begaj vlerësoi mbështetjen që kanë dhënë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bajram Begaj

“Mbështetja e pakursyer nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ne dhe për të gjithë Ballkanin, është një garanci sa politike po aq dhe gjeografike se e ardhmja e vendeve të rajonit nuk është ajo e luftërave dhe ndasive, por e dialogut dhe bashkëpunimit. Aplikimi i Kosovës në procesin për anëtarësim në BE si dhe kalimi i propozimit për liberalizimin e vizave, na riforcuan bindjen se e ardhmja e kombit shqiptar do të jetë ajo e të qenurit bashkë në familjen e madhe evropiane. Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe tentativat për ta shtrirë konfliktin edhe në rajonin e Ballkanit, na bëjnë të kuptojmë akoma më mirë sot, se sa e rëndësishme është për faktorin shqiptar në Ballkan, të jetë i njehsuar në qëndrimet e tij. Situata e krijuar së fundmi gjatë provokimeve të rënda në veri të Kosovës, ishte një tregues i qartë se nuk kemi me kohë për të humbur. Shqipëria mbështet dhe vlerëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-së, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të duhet të fokusohet tek njohja e ndërsjellët dhe respektimi i minoriteteve. Në këto 15 vite, Shqipëria ka parë me krenari lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Jam plotësisht i bindur se dhe në vitet në vijim, Shqipëria do të shohë me po aq krenari rrugëtimin euroatlantik të shtetit të Kosovës; rrugëtim i cili do të përmbushë ëndrrën e çdo shqiptari brenda dhe jashtë trojeve tona”, tha ai.

Fjala përshëndetëse e amabasadorit Durmishi  për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

 Zonja dhe zotrinje,

 Ju përshëndes përzemërsisht, në emër të Ambasadës  së Republikës së Kosovës.   Faleminderit

që erdhët të festojmë bashkë 15 vjetorin e Shtetit të Pavarur të Kosovës.

Festa është festë vetëm kur bëhet me  miq e  partnerë, sic jeni ju.  Të gjithë, në një mënyrë

apo tjetër, keni kontribuar dhe mendoni për Kosovën.

Përfitoj nga ky rast unik, që për të gjithë ju të shpreh falënderime e respekt.

Mirënjohje e madhe për të gjithë ata  që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe

posaqërisht, për ata që, edhe fizikisht, ishin në krah të Kosovës, në ditët e saj më të vëshira.

Zonja dhe zotrinjë,

Kosova po i bën 15 vjetë shtet, por progresi  është shumë më i madh  se kjo moshë.

Edhe për vitin që shkoi, ndonëse  në kohë krizash e sfidash globale, patem trend pozitiv, madje

edhe në ekonomi, p.sh rritje rekorde  të  të hyrave bugjetore dhe qëndrueshmëri fiskale.

Qeveria Kosovës po i kushton vëmendje të shtuar sundimit të ligjit.  Transparency

International, për vitin e  kalauar,  konstatoi ngritje cilësore për 20 vende në luftimin e

korrupsionit.

Jemi shumë mirë në muzikë, në artet vizuele dhe në kinematografi.

Sportistët tanë po vazhdojnë me suksese në arenën ndërkobëtare. Gjudistja, Distria Krasniqi, këto ditë, na solli edhe një medalje ari nga Parisi.

Pra, në gara e asosciacione ndërkombëtare, sjellim freski e kualitet, jo vetëm në sporte!

Tash një vit qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Falënderojmë të gjithë ata  që na besuan dhe ndihmuan për këtë vendim, të shumëpritur, ndonese padrejtësisht, shumë të vonuar. Sidoqoftë, kjo nuk  lëkundi  aspak përcaktimin pro-evropian të Kosovës. Mbështetja absolute e qytetarëve do të jetë ndihmesë e madhe.

Republika e Kosovës aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.  Sic e dini, Kosova tashmë  vlerat e KiE dhe të BE-së i ka bërë pjesë të rendit kushtetues dhe të jetës institucionale.

Respektojmë e zbatojmë vullnetarisht politikën e jashtme të BE-së.  Këtë e dëshmuam  edhe me rreshtimin e vendosur në krah të Ukrainës, sikurse edhe aleatët tanë Euro-Atlantik.

Po punojmë për forcim të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.  Aktualisht kemi 117 njohje,

numër solid në organizatat ndërkombëtare dhe përvojë të mirë në ato rajonale.

Numri i vendeve njohëse, sigurisht, nuk është ai që duam dhe që meritojmë. Por,  besojmë e

presim se edhe të tjerat do të tejkalojnë paragjykimet e hezitimet, sepse faktet tregojnë se po

ndërtojmë shtet me vlera e standarde të avansuara demokratike, në të gjithë parametrat.

Po ju referohem më shumë zhvillimeve pozitive, jo vetëm se kështu flitet në festa,  por se të

shënuara  në kohë krizash, kanë më shumë peshë. Dëshmojnë për kontinuitet e vitalitet.

Natyrisht Kosova, ka e do të ketë, edhe sfida, sic është shtimi i njohjeve tw shtetit tonw, qw mbetet detyraw serioze për politikën tonë të jashtme. Ballfaqimi me pasojat e krizave globale, poashtu.

Mund të kemi edhe sfida të tjera  por, kemi edhe vullnet e vetëbesim të mjaftueshëm për

përballimin e tyre në rrugën për shtet  modern e  të prosperuar. Për këtë qëllim sublim

gjithmonë do të kemi energji e gatishmëri të mjaftueshme.

Të nderuar miq,

Më lejoni të them dy fjalë edhe për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri. Marrëdhënia jonë ndërshtetërore është krejt e vecantë dhe bashkëpunimi, poashtu. Mund të konstatoj, me kënaqësi e solemnisht, nivel shumë të mirë bashkëpunimi në politikë, ekonomi,  në politikë të jashtme, kulturë, në të gjitha fushat.

Aktualisht kemi rreth 180 marrëveshje ndërshtetërore, memorandume, protokolle  bashkëpunimi. Shifra më  nuk përbën  rëndësi, si tregues. Por, thënë shkurtimisht:

Të gjitha fushat e bashkëpunimit tashmë  janë të mbuluara me infrastrukturë juridike që mundësojnë, lehëtsojnë  e nxisin bashkëpunim. Nuk ka asnjë pengesë.

Disa nga këto marrëveshje  mund të cilësohen edhe si historike. P.sh vendimi për  hekurudhën Durrës – Prishtinë, porti i thatë i Prishtinës,  abetarja unike, vendkalime kufitare që më parë nuk ishin, etj.

Tani sfida mbetet tek cilësia  e bashkëpunimit. Në këtë drejtim na duhet , dhe besoj,  mund të bëjme më shumë.  Më më shumë prodhim, më shumë eksporte, më shumë  projekte ekonomike bazuar në komplementaritet, më shumë  këmbime kuturore, liga sportive, etj.

Më shumë dinamikë  dhe sintoni  bashkëpunimi edhe në politikën e jashtme.

Në politikën e  jashtme të dy vendet ndjekin parime identike. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, përcaktimin për integrime Euro – Atlantike e kanë, jo vetëm objektiv politik, por edhe identitet shtetëror e kombëtar.

Shqipëria, për fatin e saj të mirë dhe për kënaqësinë tonë, ka rezultate të mira në politikën e jashtme. Mjafton të përmend mandatin në KS të OKB-së, besimin për organizimin e Samitit BE – Ballkani Perendimor, hapi krucial  për negociatat me BE-në, Tirana kryeqytet evropian i rinisë, etj.

Zonja dhe zotrinjë, miq të nderuar,

 Duke përfunduar, nuk mund të lë  pa përmendur një kompliment për ju, që është edhe virtyt, pa dyshim. Për këta muaj mes jushë, në bashkëpunim  me institucionet, jam bindur se  për Kosovën, si rregull,  dominon  konsensusi i  forcave politike.

Ju siguroj se edhe nga ana jonë,  është e njejta ndjesi.  Ky është qëndrim i institucional dhe, kuptohet, prioritet e përkushtim për mua si ambasador dhe për stafin tim.

Mbi këtë parim aksiomatik nuk lejojmë e nuk bëjmë kompromise.  E konsiderojmë partner,

madje edhe mik, këdo që  lartëson emrin dhe imazhin  e  Shqipërisë dhe këdo që angazhohet

për raporte bashkëpunimi me Kosovën.

Kosova  gëzohet për cdo sukses të Shqipërisë. Ju këtë e dini, prandej në vend  që të zgjatëm

po shërbehem me thënien e një burri të madh kosovar, nga ditët e lavdishme të idealistëve e

të  trimave: “Jemi mirë kur është mirë Shqipnia”.

 Të nderuar miq,

Ky është vit jubilar i pavarësisë së Kosovës.

Sot u mblodhëm për këtë qëllim, në këtë pritje zyrtare,  ndërsa në përkushtim  përvjetorit, ju ftoj e ju pres ne aktivitete që do të bëjmë gjatë tërë vitit, këtu ose nëpër  qytete të tjera të Shqipërisë.

 Gëzuar!

15.02.2023

/Argumentum.al

Related- Posts

KOSOVA

Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

21 Gusht, 2025
KOSOVA

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21 Gusht, 2025
Bota

A mund të përfitojë Bjellorusia nga telefonata historike Trump-Lukashenko?

21 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump tërhiqet për momentin nga negociatat për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

21 Gusht, 2025

Xizang-u njeh zhvillim të fortë shoqëror dhe ekonomik gjatë gjashtë dekadave të fundit

21 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.