Bullgaria kapërceu sot pengesën e fundit ligjore për të kaluar në përdorimin e monedhës së përbashkët, euros duke filluar nga janari i vitit 2026.
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Bruksel, miratuan tre ligje përkatëse – njëri prej të cilëve përcaktoi kursin e këmbimit mes euros dhe monedhës kombëtare bullgare, levës, (1 euro këmbehet për 1,95583 leva).
“Që nga sot, Bullgaria zë vendin e saj si anëtarja e 21-të e eurozonës”, tha ministrja daneze e Financave, Stephanie Lose, e cila drejtoi mbledhjen.
“Ky hap shënon kulmin e një procesi të plotë drejt anëtarësimit të Bullgarisë, që përfshiu analiza të hollësishme dhe përgatitje intensive”, shtoi ajo.
“E uroj përzemërsisht Bullgarinë dhe popullin bullgar për këtë arritje të jashtëzakonshme”, tha ajo.
/Argumentum.al