• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Diplomati Grek dhe ndarja e kufirit detar

20 Tetor, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shënime për ndarjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi

Nga Prof. Lisen Bashkurti

Shtetet kur ndajnë hapësira detare mes tyre janë të detyruara të futen në bisedime mes tyre. Kur çështjet nuk zgjidhen me marrëveshje përmes bisedimeve, palet i drejtohen një mekanizmi apo një mjeti paqësor për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, siç është Arbitrazhi ndërkombëtar apo Gjykata ndërkombëtare.

Në rastin konkret thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’i zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njejtën gjë ta bënim edhe ne dhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për një nismë apo aksion diplomatik të palës greke, i cili për mendimin tim, duhet të përshëndetet, sepse synon që Greqia të përcaktojë Zonën Ekonomike Ekskluzive, është një nga hapësirat detare, përveç shelfit kontinental, ujërave territoriale, e me radhë, që ajo ndan me shtetet përreth. Ka përfunduar marrëveshje me Libinë, Egjiptin, Italinë e tani synon, me sa jam në dijeni, që ta përfundojë një gjë të tillë dhe me Shqipërinë dhe vendet e tjera, përfshi këtu, sipas njoftimeve në shtyp, dhe me Turqinë, ku janë probleme më të mëdha, me Mesdheun lindor. Prandaj, sigurisht, në mënyrë të njëanshme nuk mund të bëhen, por përmes dialogut ose përmes vendimeve të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ne kemi korrigjuar. Konventa thotë se kur nuk ke një shtet tjetër përballë ke të drejtë t’i zgjerosh deri në 12 milje detare. Me sa jam në dijeni, ne i kemi patur 15 milje, dhe na është kërkuar që duhet t’i bëjmë 12 milje, dhe ne aq i bëmë. Pra i shtrimë aq sa kishim mundësinë. Nëse nuk ka shtet përballë apo te bashkengjitur në oqean, shelfi kontinental mund të shkojë deri maksimalisht deri 350 milje.

Greqia, ka propozuar të zhvillohen bisedime dhe nëse nuk zgjidhet përmes bisedimeve, mjeti është për t’ju drejtuar një mekanizmi ndërkombëtar. Nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar, në mënyrë të njëanshme, kur shteti ndan hapësirat detare me shtetet e tjera, sepse do të ishim në kaos në marëdhëniet ndërkombëtare

Nuk ka një vendim Grek. Ka një aspiratë, apo një pozicion të Greqisë t’u japë ishujve një efekt të plotë dhe të përdorë vijën e mesit në ndarjen e hapësirave detare me shtetet e tjera, që në fakt është edhe problemi, në rastin konkret.

Nuk ka një vendim, dhe kjo është arsyeja pse ajo kërkon që këtë problem ta diskutojë dhe me Shqipërinë, ashtu si e ka diskutuar dhe me shtetet e tjera e siç do ta diskutojë me shtetet që ndan hapësirat detare.

Propozimi, apo nisma apo aksioni diplomatik grek duhet të përshëndetet se ndarja e hapësirave detare, krijon mundësi reale që shtetet të shfrytëzojnë efektivisht dhe ekonomisht hapësirat që ju takojnë në bazë të normave të së Drejtës ndërkombëtare, ndërkohë që flitet që Mesdheu apo Adriatiku, hapësirat që ndajmë mes nesh, kanë pasuri, hidrokarbure, gaz, naftë.

Përcaktimi i tyre ka shumë rëndësi, dhe është mirë për të gjithë, sepse ul tensionet dhe i bën efektive këto zona. Cdo shtet, në përputhje me marrëveshjen që ka përfunduar apo vendimin gjyqësor respektiv, që duhet të rregjistrohen në OKB, në Departamentin e Çështjeve Oqeanike dhe të Drejtës së Detit, dhe pastaj ti e di se ku e ke kufirin.

Ne mund të diskutojmë për ujërat territoriale shumë. Ujëra territoriale kemi dhe kufi shtetëror kemi patur dhe kemi, pavarësisht se tani shtrohet çështja e korrigjimit sado pak të tij, ndërsa Shelf kontinental me Greqinë dhe Zonë Ekonomike Ekskluzive nuk kemi.

Në pjesën veriore te Greqise, e ate jugore te Shqiperise problemi qëndron me ujërat territoriale me palën greke, por që paraqesin shumë rëndësi dhe ne. Duhet të kemi një projekt tonin, sipas te cilit kufiri i Shelfit Kontinental, duke patur parasysh rrethanat gjeografike, pozicionin gjeomorfologjik, e me rradhë, i takon të ketë deri në këtë distancë. Po kështu dhe për Zonën Ekonomike Ekskluzive, gjë që nuk e kemi.

Kanë kaluar 11 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Në një kohë që shtrohet me urgjencë përcaktimi i të gjitha hapësirave detare:

-det territorial,

-shef kontinental

-zonë ekonomike eskluzive.

Pra jemi të vonuar. Nisma e Greqisë eshte positive, sepse krijon mundësi për shfrytëzim dhe ul tensionet mes shteteve.

Greqia e përdor këtë aksion dhe për të implementuar një lloj precedenti për t’u dhënë efekt të plotë të gjithë ishujve.

Kjo vjen haptazi në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare.

Në ndarjen e hapësirave detare, kemi:

-parimin e ekuidistancës

-parimin e ekitesë, barazisë dhe ndershmerise

Keto dy parime nuk kundërshtojnë në fakt njëri tjetrin, por janë në funksion të njeri tjetrit.

Aty ku ekiteja, barazia dhe ndershmëria mes palëve garantohet përmes ekuidistancës, zbatohet ekuidistanca.

Aty ku krijohet padrejtësi, sigurisht që duhet të korrigjohet.

Prandaj parimi i ekitesë konsiderohet si drejtësi korrektuese. Pra bëhen korrektime, që shtetet të përfitojnë në mënyrë të barabartë.

Dhe këtë e thotë e Drejta ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Shprehimisht e thotë:

–Neni 74 i Konventës mbi të Drejtën e Detit kur bëhet fjalë për Zonat Ekonomike Ekskluzive;

–Neni 83 për shelfin kontental;

Neni 15 për ujërat territorial;

Nuk thotë parimi i ekitesë, por i rrethanave të veçanta dhe në rrethana të veçanta sipas interpretimeve të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Arbitrazheve ndërkombëtare, nënkuptohet pikërisht zbatimi i parimeve të ekitesë.

Shembuj:

Në Kanalin britanik, duke zbatuar këtë parim, dhe para Konventës, se parimi i ekitesë është normë e së Drejtës ndërkombëtare zakonare, pra vjen nga një praktikë e përbashkët shoqëruar nga disa precedentë, është zbatuar që në vitin 1977 në mosmarrëveshjen mes Francës dhe Britanisë. Prandaj i është dhënë efekt i pjesshëm shumë ishujve.

-Në Detin e Veriut mes Danimarkës, Hollandës dhe Gjermanisë, sepse bregdeti konkav nuk i krijonte fare mundësi Gjermanisë që të kishte Shelf kontinental. Dhe Gjykata tha “Jo. Duhet ekuidistancë e gërshetuar me parimin e ekitesë”.

-Ne Detin e Zi, rasti Rumanisë me Ukrainës. Eshtë Ishulli i Gjarprit, është i vogël. I takonte dikur Rumanisë dhe tani i takon Ukrainës. Gjykata mori në konsideratë dhe i dha një efekt shumë të pjesshëm këtij ishulli sepse përndryshe krijonte një disbalancë mes shteteve.

–Ne ishujt Seal, konflikti mes SHBA-ve dhe Kanadasë e gjykata i dha efekte pjesore sepse krijonte pabarazi. Eshtë një vendim që bazohet te parimi i ekitesë, i ndarjes së barabartë dhe të ndershme mes shteteve.

-Ne Mesdhe, Greqia ka përmbyllur marrëveshjet, qe sipas shtypit, raportohet se po zbaton me Egjiptin, Italinë dhe Libinë, parimin e efekteve të plota, pra parimin e ekuidistancës dhe jo të ekitesë.

Situata në të tre rastet, paraqitet krejtësisht e ndryshme. Nuk është si situata ndërmjet nesh dhe Greqisë ku ishujt janë pranë dhe ndikimi është shumë i madh.

Në rastin e Egjiptit, përmendet parimi i ekuidistancës dhe jo i ekitesë, por vetë pozicioni ku ndodhen hapësirat detare mes dy shteteve, ka krijuar mundësinë, që në bazë të parimit të ekuidistancës të zbatohet ekiteja. Që do të thotë, që është ndarë në mënyrë jo të barabartë, duke i dhënë efekt të plotë ishujve, por është tentuar të barazohet deri në maksimum. Sepse nëse kjo hapësirë mes tyre do të ndahej në 20 pjesë të barabarta, 11 pjesë i ka marrë Egjipti dhe 9 Greqia. Pra ka një disbalancë të vogël, duke përdorur efektin e plotë të ishujve, sepse bëhet fjalë për ishuj jo dosido, kemi ishullin e Kretës që ka një sipërfaqe 9 apo 10 mijë kilometra katrorë dhe është sa një e treta e sipërfaqes së Shqipërisë. Egjipti në bazë të këtij parimi të ekuidistancës, realizon të gjitha të drejtat e tij. Jo vetëm i realizon, por i tejkalon.

E njejta gjë ndodh dhe me Libinë, që duke zbatuar ekuidistancën, zbaton njëkohësisht dhe parimin e ekitesë e merr praktikisht më shumë se sa Greqia. Eshtë për t’u habitur se në rastin e Libisë, ndërsa me Greqinë ka zbatuar këtë parim, me Turqinë, ka zbatuar parime krejt të tjera që kontestohen. Ajo ka siguruar në një letër drejtuar OKB-së se marrëveshja me Turqinë nuk do të ketë efekt me palë të treta, por në fakt ka, sepse disa ishuj grek ndodhen aty mes tyre.

Në rastin me Italinë, është përfunduar. Të dy ministrat e Jashtëm nënshkruan marrëveshjen. Por në radhë të parë nuk është marrëveshje përfundimtare për ndarjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive, është shprehje vullneti për të zbatuar normat e të Drejtës ndërkombëtare dhe barazinë mes shteteve për ndarjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive.

          Se pari, Eshtë lënë e hapur çështja e përcaktimit përfundimtar të kufirit, duke thënë që kufiri do përcaktohet qartësisht kur të kemi dhe rezultatet e kërkimit për hidrokarburet dhe disa zona që ndajnë mes tyre.

         Së dyti, kanë insistuar dhe është realizuar mbrojtja e interesave italiane për peshkimin.

         Së treti ata kanë dhe një marrëveshje tjetër për ndarjen e Shelfit continental. Biles e kanë këtë marrëveshje para së të hynte në fuqi Konventa e Tretë mbi të Drejtën e Detit, dhe në këtë marrëveshja të dy vendet kanë zbatuar parimin e ekitesë, sepse ishujve Othonoi dhe Ericusa, në funksion të parimit të ekitesë, i kanë dhënë efekt pjesor. Megjithatë është një marrëveshje model, e cila në radhë të parë shpreh dhe vullnetin politik për të bashkëpunuar dhe shfrytëzuar bashkërisht Zonën Ekonomike Ekskluzive, aq më tepër që në këtë zonë kanë dhe një projekt shumë të madh të furnizimit me gaz në Mesdheun Lindor, nga Izraeli në Qipro, nga Qipro ne Greqi dhe më pas në Itali, gjë që imponon dhe një bashkëpunim më të ngushtë.

Por në thelb në të tre rastet, nuk kemi injorim të parimit të ekitesë, por nëpërmjet parimit të ekuidistancës, njëkohësisht garantohet dhe parimi i ekitesë, që garanton proporcionin e drejtë mes palëve.

Parimi ekitese zbatohet aty ku ka konflikte.

Ne parimin e ekitese efektin më të madh, që e bënë të domosdoshëm e kanë ishujt.

Kanë shumë rëndësi përmasat e ishujve, është i banueshëm apo jo.

Ishuj klasifikohen:

-të banuar,

-të pabanuar

– masa shkëmbore,

Masave shkembore, te pabanuara nuk mund t’i jepet efekt, siç ka ndodhur në rastin tepër flagrant me Barketën në rastin tonë me Greqinë.

Vendimi i GJ.K. te RSh ne 2009 është shumë i qartë.

Procesi tani ka çështjen e plotfuqisë nga Presidentit; çështjen e metodologjinë qe duhet ndjekur dhe efektin e ishujve.

Teoria dhe praktika e së Drejtës ndërkombëtare thotë qartësisht se ekiteja shërben si drejtësi korrektuese dhe në këto raste natyrisht, një nga elementët esencial është efekti që i jep ishujve. Jo në çdo rast mund t’i japësh efekt ishujve. Mund t’i japësh dhe efekt të plotë. U jepet efekt i plote kur nuk prek interesat e të tjerëve dhe garantohet barazia.

Në rastin e Libisë dhe Egjiptit, jo vetëm garantohet, por dhe duke zbatuar ekuidistancën, duke ju dhënë efekt të plotë ishujve, Egjipti dhe Libia marrin më shumë se sa Greqia në hapësirën e përbashkët që ndajnë mes tyre.

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: detiGreqiaLisen BashkurtimarreveshjaShqiperia

Related- Posts

OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025
Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration
OP/ED

Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.