• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ekskluzive/ Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Mal i Zi, z. Nikoll Camaj: “Ky është shekulli i shqiptarëve! Koha është tani që të bëhemi faktor, koha që të jemi vendimtarë”

14 Gusht, 2020
in INTERVISTË, MALI I ZI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe drejtues i Forumit shqiptar, nga Malësia e Madhe,  Z. Nikoll Camaj, ekskluzivisht për  Argumentum.al

 Partitë shqiptare në Malin e Zi janë bashkuar në një koalicion të madh për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020. Një unifikim historik nën sloganin ”Koha është tani”

“Mendoj se ky është shekulli i shqiptarëve dhe këtu rol kyç duhet të ketë jo vetëm Tirana, por edhe Prishtina. Pasi me përkrahjen pavarësimit të Malit të Zi, direkt kemi ndihmuar pavarësimin e Kosovës, kurse me integrime në NATO kemi krijuar një ambient më të sigurt për rajonin, dhe për aleatët tonë, prandaj edhe për ne. Mirëpo, sot mendoj se është koha t’i kthehemi vetes dhe kërkesave tona. Prandaj edhe slogani ynë i zgjedhjeve “Koha është tani” fiton në kuptim, sepse koha është që të bëhemi faktor, koha është që të jemi vendimtarë”, kështu shprehet në një interviste ekskluzive për Argumentum.al, Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe drejtues i Forumit shqiptar, nga Malësia e Madhe,  z. Nikoll Camaj

Sa i përket bashkëveprimit dhe bashkëqeverisjes me partitë malazeze, z. Camaj thotë se:  “Përfaqësuesit tonë, në kuvend e në ekzekutiv duhet të jenë një, në qëndrime e veprime, dhe rezultati nuk do të mungojë. Si të tillë, karshi malazezve do të jemi partnerë të denjë, e jo dekorim inferior i takimeve ku zgjidhen çështjet tona”.

Duke vlerësuar realitetin mikro e makro politik, si dhe turbulencat gjeopolitike, që shpesh e përcjellin këtë rajon, mendoj se shqiptarët duhet t’i rrinë afër njëri tjetrit, të ruajnë pronat e viset ku jetojnë me shumicë, të mos asimilohen dhe përmes bashkëpunimit të ruajnë një zonë gjithëshqiptare, etnokulturore, e gjuhësore, pa marrë para sysh se kujt ia paguajmë taksat, thekson z.Nikoll Camaj.

E sigurisht nuk mund të mungoje  kërkesa ndaj Shqipërisë amë, duke vlersuar faktin se Tirana zyrtare ka dhënë kontribut maksimal në unifikimin e spektrit politik shqiptar, z. Camaj kërkon që ky bashkëpunim dhe kjo përkujdesje të vijoje edhe me tej: ” Të shfrytëzohen lidhjet e mira midis dy shteteve, për sigurim përfaqësim më të mirë të shqiptarëve, në të gjitha nivelet. Shkollimi i kuadrove, në rend të parë duke pasur këtu para sysh edhe mundësinë e hapjes së degëve të shkollimit superior, në gjuhën shqipe, në Malin e Zi, investime në kulturën e shqiptarëve të këtushëm, si edhe krijimi i kushteve për formim të korporatave të përbashkëta shqiptare, pa dallim shteti, me qëllim të punësimit të të rinjve”.

Në fund pavarësisht se ishte e pamundur që të gjitha partitë politike shqiptare në Malin e  Zi të dalin me një liste të vetme, Z.Camaj ka një porosi për të gjithë eletoratin shqiptarë:” Asnjë votë për partitë joshqiptare. Askush, përpos partive shqiptare nuk mund të merret me çështjen shqiptare”

***

Intervistoi: Marjana DODA

-Z. Camaj, si kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare jeni pjesë e koalicionit Lista Shqiptare “Koha është tani”. Partitë shqiptare  në Malin e Zi janë bashkuar në një koalicion të madh për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Sa i rëndësishëm është ky bashkim  i dytë i shqiptarëve?

Se çka do të thotë bashkimi, më së mirë e kanë dëshmuar zgjedhjet e kaluara në Tuz, por edhe ato të fundit në Luginë. Edhe ky bashkim, në të cilin jemi edhe ne, (Lista Shqiptare “Koha është tani”), e ku janë subjektet që kanë 2/3 e numrit të përfaqësuesve që kanë shqiptarët në Mal të Zi, jep shpresë se, për sa i përket rezultatit, mund të përsëriten Tuzi dhe Lugina, çka maksimalisht do t’i faktorizonte shqiptarët e këtushëm. Por, mbi të gjitha, ky bashkim ka rëndësi se dëshmon se shqiptarët mund të bashkohen, kur duan, edhe përkundër faktit se një pjesë mbeti jashtë kësaj liste.

-Le ta quajmë gjysmë i bashkuar, përderisa elektorati shqiptarë do të jetë i përçarë edhe kësaj here përballe dy koalicioneve, “Koha është tani” dhe “Bashkë nji za “. Kaq i pamundur është bashkimin në një koalicion të vetëm  për shqiptarët? Thua nuk ishte koha tani që e gjithë forca politike shqiptare të bashkohej në NJI në Mal të Zi?

Ja pra se doli i pamundur, edhe përkundër angazhimit dhe kërkesës që vinte nga të gjitha adresat relevante shqiptare,  edhe nga diaspora jonë e fuqishme. Kështu, njëra palë tregoi kokëfortësi në qëndrime, për të dalë ndaras, dhe ne duhet t’i respektojmë ato qëndrime, sepse nuk përfundon gjithçka me këto zgjedhje. Sido që të jetë, ata një ditë mund të jenë partnerët tonë, prandaj do të kursejmë fjalët që përjashtojnë, apo vështirësojnë një mundësi të dytë. Natyrisht se na vjen keq, sidomos neve të Forumit, që nuk erdhi deri te formimi i një liste, pasi që menduam se përvoja e Tuzit do të ishte një model i mirë. Madje edhe iniciuam bisedime, por pa sukses. Pyetni pse? Sepse  jemi shqiptarë, si të gjithë të tjerët, dhe si të tillë jemi individualisht të fortë, por si kolektivitet i dobët. Pastaj këtu përzihen edhe llogaritë, borxhet e vjetra dhe interesat e reja. Mirëpo, shpresojmë se kohët e reja, dhe përvoja, do të na mësojnë që të unifikohemi.

– Nisur nga ky fakt  me sa mandate pritet të përfaqësohen shqiptarët nga ky bashkim në parlament?

Mundësitë, matematikore dhe ligjore, janë që të kapen 3 mandate, por realisht priten 2, të cilët, në bazë të sondazheve të fundit, dhe faktit se 2/3 e vullnetit politik nga e kaluar, përfshihen te Lista shqiptare, këto mandate pritet t’i takojnë kësaj liste. Është me rëndësi të veçohet se ka gjasa që mandatet tona të jenë vendimtare, për qeverinë e ardhshme, çka do të paraqiste një rast të mirë për të zgjedhur shumë çështje, që kanë të bëjnë me ne, si në sferën e arsimit, punësimit, pastaj ato të natyrës ekonomike, shfrytëzimit të resurseve, si edhe kthimit të pronave fisnore, e të familjeve të mëdha, të konfiskuara gjatë kohës së komunizmit.

 -Kujtojmë se në Mars të 2019 për herë të parë forcat politike shqiptare fituan shumicën në Kuvendin Komunal. Sot pas më shumë se një viti cili është bilanci sa i përket qeverisjes në aspektin ekonomik e politik apo në ndryshimin e jetesës për banorët ?

Ne kemi trashëguar një infrastrukturë të rrënuar, pastaj ndarja përfundimtare me Podgoricën po zvarritet, çka na i limiton mundësitë e veprimit, kështu që e gjithë kjo ndoshta krijon pakënaqësi, mirëpo, në krahasim me të kaluarën, diferenca është tepër e madhe. Gjërat nuk mund të ndryshojmë brenda një nate, por sot për sot, nuk ka cep të Malësisë ku nuk vërehet dora e kujdesshme e atyre që e duan vendin e vet. Në Tuz kurrë nuk është punuar sa këto dy vitet e fundit. Pra, sa i përket menaxhimit të Tuzi, ai po bëhet si asnjëherë më parë, dhe lehtësisht mund të pohoj se edhe me bilancin fiskal i kemi befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Me dekada na ashtë mohuar e drejta në komunë, me arsyetimin se nuk ka mjete për të ekzistuar, mirëpo, puna jonë ka dëshmuar plotësisht të kundërtën. Kjo natyrisht sa ka ndikimin e vet politik, pasi që besimi ndaj Forumit shqiptar vetëm është rritur, dhe kjo do të vërehet me 30 gusht.

-Duket se modeli i Tuzit do të duhej t’u shërbejë shqiptarëve në Malin e Zi edhe në të ardhmen pas 30 gushit. Cilat janë pritshmeritë e nje bashkëqeverisje mes  partive politike shqiptare dhe atyre malazeze?

Pa bashkëqeverisje të modelit të Forumit nuk ka ditë më të mira për shqiptarët. Përfaqësuesit tonë, në kuvend e në ekzekutiv duhet të jenë një, në qëndrime e veprime, dhe rezultati nuk do të mungojë. Si të tillë, karshi malazezve do të jemi partnerë të denjë, e jo dekorim inferior i takimeve ku zgjidhen çështjet tona.

-Sa ka ndikuar Tirana zyrtare në bashkimin e  partive politike  shqiptare në Malin e Zi si në zgjedhje lokale ashtu edhe në këtë unifikim të dytë për zgjedhjet parlamentare?

Tirana zyrtare vazhdon të jap kontributin maksimal në unifikimin e spektrit politik shqiptar. Ajo na qëndroi pranë dhe na përkrahi gjithnjë, natyrisht duke ruajtur pozicionin e fqinjit të mirë të Malit të Zi, për të mas dal sheshi si përzierje në punët e brendshme. Sidoqoftë, kujdesi për shqiptarët jashtë shtetit amë, është obligim kushtetues i Tiranës zyrtare, prandaj ne këtë e presim edhe tutje, pa marrë para sysh se çfarë thotë Mali i Zi, dhe çfarë thonë disa përfaqësues, të cilët disi ndryshe e përjetojnë Tiranën.

-Kohët e fundit shqiptarët në Mal të Zi ashtu sikurse shqiptarët në  Luginën e Preshevës  dhe në Maqedoninë e Veriut  nën drejtimin e Tiranës zyrtare duket se janë në union përballë zgjedhjeve parlamentare. A mund të themi që shqiptaret po bashkohen?

Mendoj se ky është shekulli i shqiptarëve dhe këtu rrol kyç duhet të ketë Tirana, dhe jo vetëm Tirana, por edhe Prishtina. Ne e dimë se shumë çka ka lënë shtrembër e kaluara, dhe se ajo ishte mjaft e padrejtë ndaj shqiptarëve, dhe zor se ne mund të presim që t’i ndreqim ato që kokat më të njohura shqiptare, që nga Skënderbeu e deri te Rilindësit, nuk arritën ta bëjnë. Duke vlerësuar realitetin mikro e makro politik, si dhe turbulencat gjeopolitike, që shpesh e përcjellin këtë rajon, mendoj se shqiptarët duhet t’i rrinë afër njëri tjetrit, të ruajnë pronat e viset ku jetojnë me shumicë, të mos asimilohen dhe përmes bashkëpunimit të ruajnë një zonë gjithëshqiptare, etnokulturore, e gjuhësore, pa marrë para sysh se kujt ia paguajmë taksat.

-Dhe meqë jemi tek Shqipëria amë, cilat janë kërkesat apo pritshmëritë e shqiptarëve të Malit të Zi ndaj Tiranës zyrtare?

Shkollimi i kuadrove, në rend të parë, duke pasur këtu para sysh edhe mundësinë e hapjes së degëve të shkollimit superior, në gjuhën shqipe, në Malin e Zi, investime në kulturën e shqiptarëve të këtushëm, si edhe krijimi i kushteve për formim të korporatave të përbashkëta shqiptare, pa dallim shteti, me qëllim të punësimit të të rinjve. Po ashtu, të shfrytëzohen lidhjet e mira midis dy shteteve, për sigurim përfaqësim më të mirë të shqiptarëve, në të gjitha nivele, dhe për punësime në organet shtetërore, sidomos gjyqësi, polici e dogana.

-Marrëdhënia e shqiptarëve të Malit të Zi me Perëndimin, në sajë të emigrimit në Amerikë duket një lidhje shpirtërore, e ekonomike-politike. Nisur nga ky fakt, sa e kanë ndjerë përkrahjen amerikane shqiptarët e Malit të Zi?

Po, vërtet, në saje të migrimit ne kemi arritur shumë. Ne kemi një diasporë të fuqishme, që është taksapaguese e rregullt në SHBA, por edhe donatore e rëndësishme, kështu që edhe qëndrimi amerikan në favorin tonë, është i pritshëm, edhe pse në disa momente kyçe mund të jetë dukur ndryshe. Fjala bie për rastet kur ne kishim mundësi të përfitojmë më tepër, për shkak të përkrahjes që i dhamë Malit të Zi, si në referendum për pavarësi, apo për integrim në NATO. Besoj se sot të gjithë e kanë të qartë rolin tonë në këto dy procese, si edhe modestinë tonë në kërkesa.

-Pra shqiptarët në Malin e Zi janë faktor shtetformues, faktor stabiliteti, kanë dhënë dhe japin kontribut në demokratizimin e Malit të Zi, në proceset e integrimeve Evro-Atlantike, por sa është përkthyer në zhvillim ekonomik ky kontribut tek vetë shqiptarët?

Të them të drejtën se fare pak është kthyer, nëse shikojmë çfar përfitimit direkt kemi pasur, por jemi të kënaqur se me përkrahjen pavarësimit të Malit të Zi, direkt kemi ndihmuar pavarësimin e Kosovës, kurse me integrime në NATO kemi krijuar një ambient më të sigurt për rajonin, dhe për aleatët tonë, prandaj edhe për ne. Mirëpo, sot mendoj se është koha t’i kthehemi vetes dhe kërkesave tona. Prandaj edhe slogani ynë i zgjedhjeve “Koha është tani” fiton në kuptim, sepse koha është që të bëhemi faktor, koha është që të jemi vendimtarë.

-Mali i Zi pas aderimit në NATO duket sikur ka krijuar një stabilitet politik dhe marrëdhënie të mira ndërkombëtare, po si është situata sot për shqiptarët e Malit të zi pas 2 viteve nga aderimi në NATO?Sa ka ndikuar hyrja në NATO në përmirësimin e statusit të shqiptarëve të Malit të Zi?

Stabiliteti i Malit të Zi, pra është edhe interesi ynë. Sot kemi një klimë krejt tjetër, e madje edhe ato raportet ndër-sllave nuk na shqetësojnë shumë. Por, ndonjë përfitim konkret për ne shqiptaret akoma nuk ka, sidomos jo në zhvillimin ekonomik. Për më tepër, vërehet një shkuarje mbrapa, në të gjitha trojet shqiptare. Ky është momenti kur duhet të dilet nga ky pozicion. Vetëm Lista shqiptare është garant se do të lëvizet!

-Kohët e fundit ka pasur një tensionim të marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, duke e tronditur lidhjen e tyre historike. Si e shikoni Ju këtë zhvillim?

Konfliktet politike ndërsllave tashmë janë realitet, por vetëm në sferën e politikës, dhe e gjithë kjo nuk paraqet ndonjë tronditje. Është e vërtet se këtu qeveria nuk është ndërrua asnjëherë, që nga vitet e 90-ta, por kur shikojmë se çka ofron opozita, vështirë se do të ndodh edhe 30. Ndërkohë që raportet me Serbinë, i shoh më tepër si të kurdisura, dhe në favor të ruajtjes së pozicioneve të të dyja palëve në pushtet, se sa reale.

-Sa janë në gjendje shqiptarët e Malit të Zi të zënë vendin e “frymës proserbe” në qeverinë e ardhshme malazeze?

Retorika e tyre antishqiptare na le shumë larg. Kështu që, edhe nëse ka pasur momente simpatie ndaj ndonjë lëvizje që tentonte të vendoste në njërën anë “nacionalistët”, e në anën tjetër “kontrabandistët”, duke ëndërruar ndryshimet, mendoj se kohëve të fundit ajo pjesë e politikës, në vend të një katarze, ka pësuar një dilerium të ri nacionalist, që nuk e ka as kohën, as vendin, por fiton një mbështetje të konsiderueshme, sidomos nga kisha dhe besimtarët serb. Edhe pse ka lëvizje të tilla edhe në Evropë, dhe nuk mund ta pohojmë se ato nuk do të forcohen një ditë, mendoj se ato janë forca që i takojnë të së kaluarës.

Nëse shikojmë listën më të re të tyre, ku janë përzie profesorë të matur universitetesh me ultranacionlistë, se di se ku do të dalin, por ato kombinime duken si kalkulime hileqare, më tepër se sa si shprehje e gatishmërisë për reformim brenda bllokut, prandaj zor se do të arrijnë rezultat që rrezikon pozicionet e pushtetmbajtësve.

Por duhet shtuar se kur janë në pyetje të drejtat tona, disesi unifikohen të gjitha palët jo shqipfolëse, siç ishte rasti për ligjin që duhej të garantonte mandatet për shqiptarët.

-Dhe së fundi cili është mesazhi juaj për elektoratin shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit?

Asnjë votë për partitë joshqiptare. Askush, përpos partive shqiptare nuk mund të merret me çështjen shqiptare. Paramendoni, për 30 vite, partia në pushtet, ka pasur dhjetëra deputetë shqiptarë, përmes listave të ashtuquajtura qytetare, dhe akoma deri me sot nuk ka pasur një ministër shqiptar, nga radhët e veta. Paramendoni ata përfaqësues që gjatë të gjitha viteve i mohonin të drejtën komunës së Tuzit, e ishin shqiptarë. Paramendoni ata përfaqësues që i mohonin të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar, e ishin shqiptarë e me vota shqiptare.

Prandaj asnjë votë më për ta. Ata kanë humbur rrugën në oborrin e vet. Ata politikën e kanë kuptuar si biznes, e jo si mundësi për të kontribuar. Ata, pa dallim, nga politika janë pasuruar, prandaj as nuk kanë provuar të zgjedhin asnjë çështje për votuesit e vet, për popullin e vet.

Prandaj është MJAFT! Vota shqiptare, vetëm partive shqiptare!

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: koha eshte taniMali i ziMarjana DodaNikoll Camaj

Related- Posts

MALI I ZI

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

12 Qershor, 2025
MALI I ZI

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa: Mali i Zi mund të pranohet në BE në vitin 2028

14 Maj, 2025
MALI I ZI

Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe për Plazhin e Madh në Ulqin, Presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton

29 Prill, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025

Kancelari Merz e “kaloi provimin“! 

16 Qershor, 2025

Trump dhe udhëheqës të tjerë botërorë mbërrijnë në Kanada për samitin e G7-ës

16 Qershor, 2025

Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

16 Qershor, 2025

Bashkëpunimi tregtar është zgjedhja e duhur

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.