Boshko Jakshiç-[i]
Para Serbisë thellësisht të ndarë ka dy rrugë: drejt diktaturës ose drejt lirisë. Të mesme nuk ka. A mundet rektori i Universitetit të Beogradit të jetë lider i opozitës së bashkuar?
Qëkur para tetë muash studentët kërkuan të vërtetën dhe drejtësinë për korrupsionin i cili ishte instaluar në themelin e tarracës vdekjeprurëse në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, të rinjtë nisën një revoltë të përgjithshme qytetare e cila po godet themelet e sistemit politik dhe shoqëror të vendit. Pakkush priste që protestat do t’i udhëhiqte gjenerata Z, për të cilën mendonim se ishte apolitike, e painteresuar, e përfshirë në çmendurinë e rrjeteve shoqërore, jetën virtuale ose fitimin e lehtë të parave. Dukej se nuk mund të zgjoje një person i cili bën sikur fle, sikurse thotë ajo fjala e urtë e indianëve Navaho. Por rinia nuk po flinte. Ishin zgjuar. Ndoqën gjithçka. Heshtën ndërsa donin të heshtnin, e më pas u erdhi në majë të hundës.
Bllokuan pesë universitete në mbarë vendin. Plenumet studentore, nëpërmjet një diskutimi publik, formuluan kërkesat për të vërtetën, drejtësinë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për tragjedinë e Novi Sadit. Aleksandër Vuçiçit i thanë se si “institucion jokompetent për rastin në fjalë” nuk ishte në gjendje t’i zgjidhte kërkesat e tyre, sepse ishin jashtë kompetencave të tij kushtetuese. Deklaruan se nuk kanë ambicje politike dhe se nuk merren me fitimin e pushtetit. I’u drejtuan institucioneve duke kërkuar që ministritë, prokuroria dhe gjykatat vetëm të bëjnë punën e tyre. E dinin mirë se institucionet e marra peng do të heshtnin, por deshën që të gjithë qytetarët t’a konstatonin vetë një gjë të tillë.
Nuk lejuan përzierjen e opozitës. Nuk vepruan as majtas as djathas, vetëm përpara. Nëpërmjet një organizimi mbresëlënës protestash, inteligjencë dhe zgjuarsi që të çarmatoste, deklaruan se janë të vendosur të mos presin ndryshimet. I marrin ata vendimet. Evituan me zgjuarsi kurthet. Nuk kanë liderë, të vetëdijshëm se ata pushteti do t’i diskretitonte dhe do t’i vinte të kalonin mes rreshtave “me batanije në kokë”.
Presidenti refuzoi me kokëfortësi kërkesat studentore, dhe përfundimisht u fokusua nëpër vendet nga ku nisi gjithçka: te universitet, rektorët, dekanët dhe profesorët të cilët i shpalli personat më përgjegjës në përpjekjet për shkatërrimin e rendit kushtetues dhe shtetit, domethënë presidentit.
Protestat u politizuan në mënyrë të paevitueshme qëkur me 5 maj studentët paraqitën një kërkesë të re: shpalljen e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme. Vuçiçi refuzoi të gjithë propozimet për formimin e qeverisë tranzitore e cila në një afat të shkurtuar do të përgatiste zgjedhje të lira dhe të ndershme me frazën: “Mundeni vetëm të më vrisni”.
Meqënëse tashmë i kishte satanizuar mjaftueshëm partitë politike opozitare, organizatat joqeveritare dhe mediat profesionale të cilët i shpalli protagonistë të revolucionit me ngjyra, presidenti filloi t’u turret 5.000 profesorëve universitarë të cilët që në fillim mbështetën studentët e tyre. Rektorët dhe dekanët janë aktorë të sipërmarrjes kriminale dhe për këtë duhet të përgjigjen, deklarohet në mesazhin e një deputeti të Partisë përparimtare në pushtet, i zemëruar veçanërisht me “faktin e tmerrshëm” që studentë kanë kërkuar zgjedhje të parakohëshme.
Studentët me shumë kujdes evitojnë dhunën të cilën rregjimi e provokon vazhdimisht, por ishte e paevitueshme që të angazhoheshin politikisht. Përpiluan listën studentore e cila, nëse do të mbaheshin zgjedhjet, do të fitonte 10 përqind vota më shumë se koalicioni qeverisës aktual i përparimtarëve. Në krye të listës gjendet rektori i Universitetit të Beogradit Vlladan Gjokiç. Si erdhi puna që profesori i fakultetit të Artiktekturës, pa ndonjë biografi politike opozitare, të bëhet personaliteti udhëheqës i opozitës. Qëkur pranoi të ishte i pari në listën e studentëve, rektori Gjokiç është etiketuar nga qarqet e pushtetit si rreziku më i madh, ndërsa në publikun e revoltuar si njeriu që ka shanset më të mëdha për të grumbulluar rerth vetes frontin e gjërë opozitar kundër rregjimit.
Ishta e mjaftueshme që rektori të qëndronte krahas studentëve – studentët e tij – që menjëhërë të ngrihej në shtyllën e turpit të ngritur nga ata e atyre të cilët turpin e kanë një kategori të panjohur. Cilin mbron gjenerali në luftë? Ushtarët. Cilin mbron mjeku? Të sëmurët. Cilin mbron trajneri? Lojtarët e tij. Nga rektori pritej të mbronte studentët, e jo pushtetin. Edhe presidenti do të duhej të mbronte qytetarët tuaj, por e dimë se nuk po vepron kështu. Ai mbron vetëm “të tijët”.
Rektori Gjokiç bëri atë që pritej nga ai: me 20 maj nënshkroi të qënit dakord që të ishte në listën studentore. Universiteti është i politizuar megjithëse kjo është kundër ligjit mbi arsimin e lartë, por kjo ishte një ecuri e detyruar. Nuk do të kishte qënë kështu sikur pushteti të kishte treguar synimin për të plotësuar atë që kërkonin që në fillim studentët. Vështirë që rektori të ketë karizmin e udhëheqësit, e aq më pak të jetë masovik, por qetësia e tij të imponohet. Kjo cilësi gjithnjë e më e rrallë në politikën serbe ndoshta mund të kontribuojë në mënyrën më efikase në bashkimin e qytetarëve, studentëve dhe opozitës dhe të artikulojë pakënaqësinë e popullit.
Në vendin ku antimorali është shndërruar në moral, në të cilin ata që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë janë nëpërkëmburit e shoqërisë, ndërsa ata që e pengojnë këtë me shkkopinj lavdërohen si “heronj”, ishte plotësisht e pritshme që rektori të vihej në shenjestrën e sulmeve të pafytyrë, shoqëruar me thirrje se duhet burgosur. “Fytyra e së keqes”, e përshkroi në nga mediat e rregjimit një këshimshë murrmë përparimtar. Fjalët që i adresoi kryetarja e parlamentit Ana Brnabiç duhen mbajtur shënim. Do të duhen një ditë:
“Kurrë nuk kemi qënë dëshmitarë të një turpi të tillë për Universitetin e Beogradit. Në vitin 2025 përjetuam atë që Universiteti nën udhëheqjen e rektorit ra në gjunjë para plenumeve totalitariste të cilët nuk kanë kurrfarë lidhje me demokracinë. Rektori Gjokiç ju jeni turpi jo vetëm i Universitetit të Beogradit, ju jeni turpi i këtij vendi. Ju e përdhosët Universitetin i cili funksionon që prej 217 vitesh. Ju e arritët këtë dhe le të jetë kjo në nderin tuaj”.
Kjo më kujtoj situatën dhe me fjalët të cilat, në kohën e fillimit të okupimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore me 13 gusht 1941, në aulën e Universitetit Kollarac, i ka thënë helenisti i shquar Millosh N. Gjuriç. Kur vuri re se po nënshkruhej apeli drejtuar popullit serb që bënte thirrje për rend dhe dëgjueshmëri ndaj okupatoirit, u nis për të dalë jashtë. Në atë moment njëfarë kompozitori dhe dirigjenti i tha “Mos u largo, Millosh” duke shtuar, “po luani me kokën zoti Gjuriç! Gjermanët nuk kanë për të ta harruar këtë”. Profesori i’a ktheu me fjalët që janë bërë simbol konsistencës në qëndrimin etik: “E ke kollaj, ti gërnetës i bie, e unë studettëve të mi etikën u mësoj”. Kështu është puna edhe sot. Brnabiçja gërnetës, ndërsa rektori Gjokiç mbi etikën dhe solidaritetin.
Presidenti orkestroi fushatën, e më pas u përfshi edhe vetë në të. Meqënëse përdori pa sukses tërë arsenalin e ideve dhe mjeteve që të ndalojë protestat, Vuçiçi tani gjithnjë e më shumë po mbështetet në represion. Pas mitingut të ditës së Vidovdanit në Beograd me 28 qershor, arrestimet dhe rrëmbimet e studentëve e qytetarëve janë bërë masive, ndërsa policia, sipas udhëzimeve nga lart, shpesh herë përdor shkopin. Prokurorët dhe gjykatësit që ndjekin ligjin dhe jo presidentin janë bërë shënjestër e përndjekjeve të rregjimit. Kështu edhe me Universitetin. Paralajmëroi se për shkak të “krimit më të tmerrshëm kundër Universitetit”, dikush, heret apo vonë, do të duhet të përgjigjet. “Çfarëdo që të ndodhë ata duhet të përgjigjen”.
Rektori dhe dekanët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën, se kanë diskriminuar shumicën e studentëve në mënyrë të veçantë ata që dëshirojnë të mësojnë. Kush e ka numuruar këtë shumicë të cilës Vuçiçi, në qendër të Beogradit u ka ngritur një kamp me çadra të quajtur Çacilend. Si mund të akuzohen për diskriminim ata që nisën revoltën që të mos ketë diskriminim, që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, dhe, nëse vërtetohet përgjegjësia të përgjigjen para drejtësisë kushdo qoftë dhe në cilëndo shkallë shoqërore të jetë?
Vuçiçi pohon se në kohën e rektorit Gjokiç “me mijëra të rinj” e kanë braktisur Universitetin e Beogradit. “Eksodin më të madh në histori e kemi sot, më të madh se në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Parë Botërore, në kohën e rektorit Gjokiç dhe sjelljes së tyre të tmerrshme në Beograd”. “Gjithandej ikin për shkak të bandës së njerëzve të papërgjegjshëm që menduan se u ka ardhur koha të bëhen pushteti pa zgjedhje dhe e dinin që në fillim se çfarë të bënin”.
Pushteti është i vetëdisjhëm se ka humbur një pjesë me rëndësi të mbështetjes publike. Presioni po rritet, kohë ka gjithnjë e më pak, e për këtë duhet sa më shpejt të bllokojë, të shantazhojë, të ndajë dhe me të gjitha mënyrat t’i vërë në rresht ata vagabondët e Universitetit. Me studentët kjo nuk ecën, por profesorëve duhet t’u kërcënohet ekzistenca duke i’u ofruara “pataten”. Merruani rrogën profesorëve që t’i nënshtroni. Kërcënojini me brug. Është në veprim e sipër thyerja brutale e universitetit.
Studentët në bllokadë janë rreziku më i madh e pushtetit të përparimtarëve qëkur 13 vite më parë mori në mënyrë absolutiste kontrollin e shtetit. Më kot akuzat për plenumet “bolshevike” apo “staliniste”, ose për natyrën “fashiste” të grumbullimeve. Më kot thirjet që rektoi, kolegiumi i rektorëve, shumë dekanë dhe profesorë dhe bllokaderë duhet të përgjigjen para ligjit.
Intensiteti i demonstratave, bllokadave, shprehjeve të organizuara të revoltës kundër pushtetit ditët e fundit ka rënë ndjeshëm, po kështu edhe frekuenca e adresimeve publike nga ana e presidentit të Serbisë, i cili me të njëjtën fuqi synon të poshtërojë dhe mallkojë ata që i kundërvihen mënyrës së të të të drejtuarit të shtetit. Fuqia e protestave ka rënë vetëm shkurtimisht, ndërsa presidenti duhet t’i frikësohet vjeshtës. Mbështetet vetëm në atë që i ka mbetur – te forca. “Tani na mbetet të marrim masa kundër dhunuesve, huliganëve, banditëve, kundër të gjithë atyre që i mbështesin dhe të cilët deshën të shkatërrojnë shtetin tonë”, thotë Vuçiçi.
“Na shkatërruan të gjithë institucionet në vend”, pohon ai që është më përgjegjësi për atë që në Serbi institucionet nuk e bëjnë punën e tyre. Si mund ta harrojë kaq lehtë presidenti, apo nuk dëshrion të dëgjojë, se pikërisht për atë që institucionet nuk ekzistojnë lindi edhe revolta studnetore?
Para Serbisë thellësisht të ndarë ka dy rrugë: në diktaturë ose në liri. Rrugë të mesme nuk ka.
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/vucicev-strah-od-jeseni-1062468/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA