Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar se takimi për Reformën Zgjedhore do të vijojë sërish nesër.
Ajo tha se askush nuk mund t’i marrë të gjitha dhe se duhet arritur konsensus për të arritur anëtarësimin e vendit në BE.
“Të tre ne kemi shpenzuar të paktën 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë dhe vështirë por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët përfshira. I është kërkuar të gjithëve të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë. 25 marsi ishte pikë kthese.
Një vote për të ardhshmen e Shqipërisë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociata. Mes tyre është Reforma Zgjedhore. Qëllimi ynë sot dhe nesër sepse do duhet ende punë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHIR për të qenë anëtare e BE.
Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej rekomandimeve biem dakord. Nëse konsensusi nuk arrihet, palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Kam thënë ne duam që Shqipëria të jetë në Europë. Kjo është dëshira jonë dhe e popullit tuaj. Ne do bëjmë gjithçka”, tha Kim./h.e