• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

    Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

    Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohen dy kandidaturat e propozuara nga Vetëvendosje.

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PER ARGUMENTUM:

NGA DR. JORGJI KOTE

Mjeshtër i Madh

Sapo rihyri në Zyrën Ovale në  Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump  filloi  një lëvizje të re madhore diplomatike. Në fakt, ajo ngjet  me  hapjen epokale  që Administrata e Presidentit Nikson bëri me Kinën në fillimin e viteve 70; e cila kulmoi me vizitën e tij  më 21 – 28 Shkurt 1972 në Pekin, ku u prit dhe nga Kryetari Mao. Ishte vizitë vërtet historike, sepse çeli një epokë të re  në marrëdhëniet midis dy vendeve, me efekte dhe rrjedhoja të mëdha në  gjeopolitikën botërore. Për rrjedhojë, SHBA-të realizuan  synimin e tyre strategjik të ndarjes së  Kinës nga Bashkimi Sovjetik. Më tej, ato vijuan më me efektivitet  luftën e mëtejshme ndaj BS-së,  sidomos  në vitet 80 me “ Lufta e Yjeve”  deri në shpërbërjen e Perandorisë Sovjetike më 1991.  

Duket qartë se Presidenti Trump po kërkon të bëjë  të njëjtën gjë tani por në anën tjetër; pra tani të ndajë Rusinë nga Kina, në mënyrë që ta ketë më të lehtë kontrollin mbi botën, në konkurrencë me ato dy vende. Për pasojë, Rusia le të bëjë çtë dojë në “ zonën e vet të influencës së dikurshme” në Europë. Ndërsa kjo e fundit, sipas Trump, le  t’i dalë zot  vetë vehtes, t’i konsiderojë histori 80 vitet si aleatë dhe partnerë të pandarë strategjikë vlerash, parimesh dhe interesash të gjithanshme!

Mirëpo shqetësimi është se kjo ndarje e re e “zonave të influencës”, që synon SHBA-të bën që dhe Rusia të  zbatojë synimin e saj gjeostrategjik, për ta ndarë më në fund Europën nga SHBA-të, që Moska t’i ketë duart e lira për synimet e saj të mëtejshme për rikthimin e Bashkimit Sovjetik.

Kësisoj, nga njera anë kemi SHBA-të që duan të ndajnë çiftin gjeopolitik tradicional Kinë – Rusi dhe nga ana tjetër Rusinë, e cila synon të ndajë SHBA-të nga Europa, duke i dhënë një goditje të rëndë aleancës së suksesshme historike perendimore. Pyetja madhore këtu është se sa i mundur është realizimi i këtyre dy objektivave strategjikë, apo i njerit prej tyre dhe nëse është kështu, cili më konkretisht?

Pa dashur të mbajmë pezull lexuesit dhe ndjekësit tanë, le ta themi qysh në fillim se mendimi i shumicës dërmuese të politologëve, ekspertëve dhe diplomatëve të njohur dhe i imi  është se SHBA-të nuk mund ta ndajnë dot më Kinën nga Rusia; sepse kjo do të ishte sikur ”t’i hysh detit e ta kalosh me këmbë”!.

Ndërsa objektivi rus për ta ndarë Europën nga SHBA-të, që deri në janar të këtij viti dukej gjithashtu i pamundur, tashmë  po shfaqet si realitet gjeopolitik.  Vetëm se kjo i dedikohet kryesisht, për të mos thënë tërësisht doktrinës së re transaksionaliste të Presidentit Trump, e cila vendos mbi gjithçka fitimin, duke hequr dorë nga vlerat dhe parimet Euro-Atlantike e për pasojë dhe nga Europa.

Dhe prapë, për të mos e ngarkuar lexuesin me teorizime akademike boshe, për t’u bindur për këtë parashikim realist gjeopolitik, më poshtë po bëjmë një krahasim të aktorëve dhe faktorëve  politikë, diplomatikë dhe ushtarakë të 5 dekadave të fundit.   

Për ta filluar,  SHBA-të e kishin shumë më e lehtë ta ndanin Kinën nga Rusia në vitet 70, mbasi ato kishin vetëm Bashkimin Sovjetik kundërshtar politik, ideologjik dhe ushtarak.  Ndërsa Kina nuk ishte superfuqi dhe as nuk synonte një gjë të tillë; si Muri i Madh ajo ishte në pozita mbrojtëse, pa kapacitetet dhe fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake të sotme. Rikujtojmë se Kina u pranua në OKB dhe me mbështetjen e vendit tonë në vitin 1973.

Edhe Bashkimi Sovjetik i atëhershëm ishte i dobësuar. Vërtet që në Gusht 1968 ai pushtoi Çekosllovakinë, por gjithsesi Praga ishte nën sferën e tij të influencës. Pra,  BS-ja nuk u fut në fushën kundërshtare, si sot Rusia me Ukrainën, kur kjo e fundit ka shpallur me kohë orientimin e saj pro-perendimor si shtet i pavarur dhe sovran.  

Më tej,  vitet 70 ishin epoka e Detantës dhe Bashkëekzistencës Paqësore midis dy sistemeve të kundërta politike dhe shoqërore; ishte në prag të përfundimit lufta në Vietnam. Në vitin 1971 Kancelari nobelist gjerman Willy Brandt lançoi “Ostpolitik-ën” e famshme; duke dalë kundër ndryshimit me forcën e armëve të rregjimeve komuniste lindore, Ostpolitik synonte “ndryshimin nëpërmjet afrimit” me marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat. 

Po ashtu, në vitin 1973 filluan bisedimet në kuadrin e Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian ( KSBE) të cilat përfunduan më 1975 me miratimin e Aktit Final të Helsinkit. Me 34 vende anëtare, OSBE-ja siç u quajt në vitin 1995 ishte dhe mbetet organizata më e madhe e këtij lloji dhe e vetmja që mundësonte dialogun midis SHBA-ve dhe BS-së, midis Perëndimit dhe Lindjes. Për rrjedhojë,  Ostpolitik dhe OSBE-ja jo vetëm nuk synonin apo ndikonin mbi ndarjen e Europës nga SHBA-të, por  ato e forcuan dhe më tej  aleancën perendimore deri në  shembjen e kampit lindor europian dhe Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989.  

Ndërsa sot po ndodh e kundërta. Me përjashtim të NATO-s dhe deri diku të BE-së, OSBE-ja, KiE-ja  dhe organizatat e tjera nuk po pyeten më pothuajse fare, as nga Kina me Rusinë por dhe as nga SHBA-të; madje këto të fundit po dalin jashtë disa organizatave të njohura ndërkombëtare si UNESCO, OBT-ja, OBSH-ja, etj; gjithashtu ka një përshkallëzim të ekstremizmit të djathtë, të populizmit dhe azilit të paligjshëm që kanë dobësuar ndjeshëm Europën dhe kohezionin e saj social.

Gjithsesi, faktori përcaktues që po ndikon mbi forcimin e binomit gjeopolitik  Kinë – Rusi dhe nga ana tjetër  ndarjen e Europës nga SHBA-të  është lufta që vazhdon prej 45 muajsh midis Rusisë dhe Ukrainës, konflikti i ndezur në Lindjen e Mesme, kërcënimi bërthamor i Iranit dhe Koresë së Veriut e deri në Ballkan me kërcënimet serbe ndaj Kosovës. Ku SHBA-të, megjithë fuqinë e tyre ushtarake nuk mund t‘i zgjidhin të vetme këto konflikte, mbasi tani nuk janë dhe nuk mund të sillen më si më parë, dmth si   “xhandar/polic  ndërkombëtar“. Ndërkohë, po shihet qartë forcimi i bashkëpunimit Kinë – Rusi dhe SHBA-Rusi, duke  e spostuar Europën.

Dukuria tjetër intriguese ishte se atëhere Kina dhe Rusia nuk kishin aleanca të gjera shtetesh dhe grupimesh si sot, sidomos BRICS+, ku të dyja vendet janë lidere të tij me antarësi në rritje; nga 5 vende anëtare në vitin 2009 kur u krijua tani janë 11 shtete dhe me kërkesa për zgjerim të mëtejshëm. Pavarësisht nga problemet dhe sfidat që ka, BRICS po i shkakton jo pak “dhimbje koke“ SHBA-ve dhe  Europës, Perëndimit në përgjithësi; vendet e Bricks po kërkojnë më shumë vend dhe hapësirë në forumet më të larta ndërkombëtare deri në OKB si dhe  zëvendësimin e rendit të sotëm një polar me atë shumëpolar. Mirëpo shumë prej atyre vendeve të cilat atëhere kishin lidhje të ngushta ose ishin  më tepër vasalë të SHBA-ve dhe të Europës, sot po u kundërvihen hapur këtyre të fundit. Ca më tepër këto po ndodhin në kohën kur uniteti SHBA-Europë po përthyhet.

Ndërkohë, vlen të theksohet se vërtet që SHBA-të ia dolën  në vitet 70 të bënin hapjen e madhe ndaj Kinës; por kjo u bë në mirëkuptim dhe bashkërendim me aleatët e saj europianë, pa krijuar asnjë lloj konflikti dhe krisje. Për rrjedhojë, Nikson shkoi në Pekin me një bazë dhe mbështetje të fuqishme Euro-Atlantike. Ndërsa sot kanë dalë sheshit grindjet dhe ndarjet SHBA – Europë, pavarësisht se Europa me diplomacinë dhe koreografinë e saj brilante në Samitet e Hagës, të Uashingtonit dhe gjetkë po bën çmos për t‘i mbajtur sa më gjatë SHBA-në në “vathën“ Euro-Atlantike.

Shkak tjetër i rëndësishëm se pse sot SHBA-të nuk e ndajnë dot Kinën nga Rusia, ndërsa kjo e fundit e ndan atë nga Europa është se atëhere SHBA-ja kishin diplomaci shumë më efektive se kjo e sotmja; në atë kohë në krye të saj ishte Henry Kisinger, “Mbreti“  i pazëvendësueshëm i diplomacisë, të cilin nuk mbeti lider në botë pa e telefonuar dhe pa i kërkuar mendim deri sa dha frymë në moshën 100 vjeçare.  Kisingeri  emblematik ishte arkitekti i hapjes epokale ndaj Kinës, themeluesi dhe praktikuesi i papërsëritshëm i diplomacisë së ecejakeve ( shuttle diplomacy), ndërmjetësuesi i jashtëzakonshëm dhe personalitet me jehonë të madhe publike. Në rastin e Kinës, krahas dimensionit klasik, ai  zbatoi me shumë sukses dhe të ashtuquaturën ”diplomaci të pingpongut“. Në kuadrin e saj, ecejaket e Kisingerit dhe vizita historike e Niksonit në Pekin u papraprinë nga ndeshje basketbolli në Pekin dhe më pas në Uashington midis ekipeve kombëtare të Kinës dhe SHBA-ve. Me parë ishte e paimagjinueshme  të luaje në publik me “ armiqtë më të mëdhenj” dhe të bëheshe mik me ta! Ato ndeshje patën një ndikim tejet pozitiv në përgatitjen e opinionit të gjerë publik në të dy vendet, në krijimin e një klime mirëkuptimi dhe besimi të ndërsjellë, duke sfiduar dhe  shmangur shumë tabu dhe paragjykime. Aq e efektshme ishte kjo diplomaci sa lojtarët e të dy ekipeve kane vijuar ndeshjet vjetore midis tyre  dhe tani deri vonë, duke i kthyer ato në traditë të bukur publike. Kësisoj, basketbollistët e  tyre u bënë “ambasadorët“ më të mirë, çka e pohonte  dhe vetë Kryetari Mao.

Mirëpo,  ndryshe nga  5 dekada më parë, sot SHBA-ve i mungojnë në radhë të parë kryediplomatë të tillë kalibri si Kisinger, Ambasadori i ndjerë Richard Holbrooke e të tjerë. Ndërsa diplomaci si ajo e ping pongut dhe në përgjithësi diplomacia publike, e kulturës dhe e sharmit në SHBA jo vetëm nuk ka të krahasuar me atëhere, por për fat të keq po fshihen institucionet dhe gjurmët e saj mbresëlënëse. 

E kundërta po ngjet me Kinën dhe Rusinë të cilat kanë diplomaci të thekur dhe me shumë përvojë, të mbështetur tashmë dhe nga fuqia propagandistike, ekonomike dhe ushtarake. Kjo u pa së fundi dhe në Samitin e Alaskës, ku Trump shoqërohej nga  Rubio, Heseth dhe Witkoff, personalitete pothuajse anonimë; ndërsa Putini nga “Dekani“ i ministrave të jashtëm të botës Sergei Lavrov; “kiji inatin, por foli hakun“, ka  21 vjet në atë post, i ka kaluar të gjitha shkallët e shërbimit  diplomatik,  ish ambasador në OKB për 10 vjet, me të cilin duhet të mendohesh dhe të përgatitesh mirë kur të flasësh; në Alaskë ishte dhe këshilltari më i afërt i Putinit, ish Ambasador në Uashington, Oshakov, të dy me anglishte perfekte dhe njohës brilantë të SHBA-vë, Europës dhe gjeopolitikës. 

Edhe Europës i mungojnë sot liderë dhe krydiplomatë të vërtetë dhe bashkues interkontinentalë si Genscheri emblematik, Brandt i Ostpolitik-ës, Vedrine, Solana, etj. Mungesa e lidershipit elitar diplomatik në Europë ia lehtëson goxha misionin Rusisë për ta ndarë Europën nga SHBA-të dhe ia vështirëson kësaj të fundit synimin e saj për ta ndarë Rusinë nga Kina.  

Po ashtu, në vitet 70 SHBA-të kishin filluar zbatimin në shkallë të gjerë të të ashtuquajturës ”diplomaci e butë“ ( soft diplomacy) e cila ka shërbyer deri tani si një model me shumë efekte për të gjitha diplomacitë e vendeve të tjera. Madje deri vonë, në Departamentin Amerikan të Shtetit kishte një drejtori të madhe dhe një Zv.Sekretar Shteti që mbulonte diplomacinë publike, e cila është hequr në kuadrin e shkurtimeve masive diplomatike.  Institucione të tilla prestigjioze si USAID, Zëri i Amerikës, programet e  studimit Fullbright,  xhazi, muzika, Harvardi  ishin mbështetje e fuqishme e diplomacisë klasike amerikane. Lidhur me këtë temë, Ambasadori dhe publicisti indian me famë ndërkombëtare, Keshan S. Rana thotë se “ shumë pak amerikanë  e vlerësojnë se sa shumë ndikuan  në rënien e komunizmit dijet mbi SHBA-të dhe në veçanti roli i Zërit të Amerikës“. Mirëpo ishin pikërisht këto institucione kult  që muajt e fundit u mbyllën, duke habitur dhe vetë diktatorët që ngritën dolli me shampanjë për Presidentin Trump që i heshti ato.    

Dukuria tjetër sfiduese dhe shqetësuese për synimin e lartpërmendur të  SHBA-ve është se pavarësisht  demarsheve të shumta diplomatike, Kina jo vetëm nuk heq dorë, por ajo është betuar për të vazhduar mbështetjen e gjithanshme, sidomos atë ushtarake ndaj Rusisë dhe në luftën ndaj Ukrainës si aleate të përhershme, çka është vulosur dhe në traktatet dypalëshe mes tyre.  

Me mbështetjen kineze, Rusia vazhdon luftën kundër Ukrainës dhe me synime përtej saj, si pjesë e strategjisë së saj për të rikrijuar Perandorinë e dikurshme cariste apo sovjetike, për ta zëvendësuar “forcën e ligjit me ligjin e më të fortit“, duke goditur dhe çmontuar rendin e sotëm ndërkombëtar në favor të një rendi të ri multipolar, pa dominim të SHBA-ve dhe me aleanca të përkohshme interesash!

E kundërta po ndodh me SHBA-të, të cilat praktikisht po heqin dorë nga aleanca me BE-në dhe Europën në përgjithësi, duke i kushtuar përparësi Rusisë dhe Kinës, ku duket se nevojat, interesat dhe fitimet e saj mund të jenë më të mëdha.

Për pasojë, Europa dhe BE-ja po nxitojnë për europianizimin e NATO-s, për të dhënë deri në vitin 2035 nga 2 aktualisht në  5 për qind të GDP-së; të gjitha këto me qëllim  që Europa të kthehet në një bashkim të madh mbrojtës,  ME dhe PA Amerikën, pra krejt ndryshe nga Rusia me Kinën që janë dhe do mbeten bashkë.

Nga ana e vet Kina nuk ka asnjë interes të prishet me Rusinë e kësisoj të dalë Amerika më e fituara. Pekini synon që bashkë me Rusinë dhe aleatë të tjerë, kundrejt një Europë të dobësuar dhe pse jo të ndarë më në fund nga SHBA-të, të konkurojnë dhe t‘i mposhtin përfundimisht  SHBA-të në të gjitha fushat.

Pastaj,  interesat, nevojat dhe përfitimet gjeopolitike dhe ekonomike të Kinës me Rusinë dhe anasjelltas janë aq të mëdha, sa vërtet që nuk ka Zot t’i ndajë nga njera tjetra. Ndërsa aleanca perendimore e sidomos ajo  SHBA-Europë, siç po ecin gjërat, mund të prishet shumë shpejt. Madje qysh tani mund të thuhet se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më ato tradicionalet, si aleatë dhe partnerë të nguihtë strategjikë, por më tepër si partnerë ekonomikë dhe tregtarë ose dhe aleatë fare të përkohshëm dhe të pjesshëm, si bie fjala për rastin e Ukrainës, por jo më si  80 vitet e fundit.

Ja pse të kërkosh sot që ta ndash Rusinë nga Kina mbetet vetëm “dëshirë e mirë“ ndërsa ndarja e Europës nga SHBA-të tani duket thjesht çështje kohe. Dhe kjo falë politikës dhe diplomacisë zbutëse dhe përkëdhelëse të Uashingtonit ndaj Moskës, e cila kështu “po e merr kalanë  europiane nga brenda“ nëpërmjet Uashingtonit, pa ndonjë mundim dhe sforcim të madh. Siç pohojnë shumë analistë, favoret dhe lehtësitë politike, ekonomike dhe diplomatike  që i ka krijuar SHBA-të Moskës nuk do të ishin realizuar dot nga propaganda e saj.

Veç sa sipër lidhur me Europën, dallim tjetër i madh me  4 – 5 pesë dekada më parë është se atëhere ajo kishte në kohezion të madh politik, social dhe diplomatik; ajo ishte në lulëzim dhe nuk kishte forcë, as të brendshme dhe as të jashtme që ta ndante apo dhe përçante. Ndërsa në këto 20 vitet e fundit, pas zgjerimit me 10 vende ish lindore por dhe krizat e konfliktet e shumta, “anija“ e BE-së dhe e NATO-s ka kohë që “fut ujë“. Veç problemeve mes aleatëve tradicionalë perendimorë, blloku me katër vende i Visegradit që ishte avangarda e shembjes së komunizmit dhe zgjerimit europian është kthyer në “rebele“ e BE-së, duke ndikuar në kohezionin e saj, duke u rreshtuar në favor të SHBA-ve. Me justifikimin se “ne nuk ikëm nga Moska që të binim preh e Brukselit“, siç shprehen ata.

 Aleancën e re Amerikano-Ruse e dëshmoi qartë Samiti në Alaska dhe në Uashington, ku me një fjalë Putini u prit jo si agresor, por si çlirimtar i Ukrainës. Ndërsa Europa e quan Rusinë agresore, Trumpi ka venë shenjën e barazimit absurd midis Rusisë dhe Ukrainës.  Ndërsa në Samitin e Uashingtonit, pavarësisht nga koreografia brilante e të 8 liderëve europianë dhe Ukrainës për ta mbajtur Trumpin nga ana e tyre,  ajo ishte vetëm aq dhe gjendja shumë shpejt u kthye sërish atje ku ishte në Alaska. Me 3 piksynime madhore paqebërëse por të papajtueshme midis tyre: SHBA duan thjesht mbarimin e luftës dhe një UJDI me leverdi komerciale për ta, Ukraina dhe Europa duan paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme, duke respektuar sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj terriorial; ndërkohë, krejt ndryshe prej tyre  Rusia kërkon jo thjesht paqe, por një paqe me Fitoren e saj me çdo kusht dhe me marrje territori; kësisoj, ajo paqe do të jetë pushtim i ri ose kapitullim i Ukrainës dhe bashkë me të dhe i Europës.

Mirëpo ky raport i kthyer përmbys, kur aleanca kino-ruse do të lulëzojë, ndërsa ajo Atlantike do të kalojë ditë të këqia krijon një disavantazh të madh gjeostrategjik për SHBA-të dhe ca më shumë për Europën. Pikërisht këtë avantazh po shfrytëzon Rusia dhe bashkë me të dhe Kina, duke “luajtur me dy porta“. Mbi të gjitha, me synimin për përmbysjen e arritjes së madhe historike, shembjen e Murit të Berlinit dhe të komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore dhe ribashkimin europian. 

Ja pse përfundimisht, synimi amerikan për ta ndarë Rusinë nga Kina nuk ka asnjë shans të fitojë. E kundërta po ndodh me synimin rus për t‘i ndarë SHBA-të nga Europa që po kthehet përditë e më shumë në një realitet të trishtë. Mirëpo kjo është e mbarsur me rreziqe dhe pasoja të rënda, jo vetëm për Europën por dhe për vetë SHBA-të.  Këtu vlen paralajmërimi i ish Komandantit të NATO-s për Europën më 2014 – 2017, gjeneralit amerikan Ben Hodges se SHBA-të nuk mund t’ia dalë e vetme në përballimin e  sfidave madhore gjeopolitike dhe ushtarake; ajo do të ketë detyrimisht nevojë për aleatë dhe përvoja e 80 viteve të fundit tregon se aleatja më e besueshme e SHBA-ve është Europa Perendimore!

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

24 Gusht, 2025
Kryesore

Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji!

23 Gusht, 2025
KOSOVA

Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

22 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Franca thërret ambasadorin e SHBA-së për akuza “të papranueshme” për antisemitizëm

25 Gusht, 2025

Fitoret taktike në bisedimet e paqes në Ukrainë do të çojnë vetëm në humbje strategjike

25 Gusht, 2025

Sulme izraelite në një spital në Gaza, 20 të vrarë, 5 prej tyre gazetarë 

25 Gusht, 2025

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

25 Gusht, 2025

Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

25 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.