• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Pesë banka, rezerva për përballimin e krizave

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

  • POLITIKË

    Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë/ Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve

    Zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

  • SOCIALE / KULTURË

    “Të Afërt si Horizontet e Largëta”/Java Kulturore Kineze në Shqipëri sjell një javë me art, muzikë dhe traditë

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Mbështetja e Perëndimit për Ukrainën shihet si hipokrizi në Lindjen e Mesme

29 Mars, 2022
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë pas fillimit të sulmit rus, vendet perëndimore përdorën ligjin ndërkombëtar për të kritikuar Moskën, vendosën sanksione të ashpra, filluan të mirëpresin refugjatët ukrainas krahëhapur dhe mbështetën rezistencën e armatosur të Ukrainës.

Përgjigja ka shkaktuar zemërim në të gjithë Lindjen e Mesme, ku shumë njerëz shohin një standard të dyfishtë në mënyrën se si Perëndimi reagon ndaj konflikteve ndërkombëtare.

“Ne pamë aktivizimin e të gjitha mjeteve në më pak se shtatë ditë. Për më shumë se 70 vjet ne kemi marrë mesazhin se aktivizimi i këtyre masave është i pamundur”, tha Ministri i Jashtëm autoritetit palestinez, Riad Malki në një forum sigurie në Turqi në fillim të këtij muaji.

“Hipokrizi e mahnitshme”, shtoi ai.

Lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, e cila filloi 19 vjet më parë, u pa gjerësisht si një pushtim i paligjshëm i një vendi nga një vend tjetër. Por irakianët që luftuan kundër amerikanëve u quajtën terroristë dhe refugjatët që iknin në Perëndim shpesh ktheheshin në vendin e tyre, duke u trajtuar si kërcënime të mundshme të sigurisë.

Administrata e Presidentit Biden tha të martën se Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë dhe do të punojnë me vendet e tjera për të ndjekur penalisht përgjegjësit e tyre. Por Amerika nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe kundërshton me vendosmëri çdo hetim ndërkombëtar të veprimeve të saj ose të aleatit të saj, Izraelit.

Kur Rusia ndërhyri në luftën civile të Sirisë në emër të presidentit Bashar al-Assad në vitin 2015, duke ndihmuar forcat e tij që të shkatërronin qytetit dhe t’i linin banorët të vuanin nga uria, pati zemërim ndërkombëtar, por pak veprim. Refugjatët sirianë që largoheshin në drejtim të Evropës në shumë raste vdisnin në udhëtime të rrezikshme detare ose ktheheshin mbrapsht pasi shumë vende i cilësonin ata si kërcënim për kulturën perëndimore.

Në Jemen, një luftë shumëvjeçare midis një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rebelëve houthi të mbështetur nga Irani, ka shtuar rrezikun që 13 milionë njerëz të vuajnë nga uria. Por edhe rrëfimet e rënda për foshnjat që vdesin nga uria nuk kanë sjellë vëmendje të qëndrueshme ndërkombëtare ndaj këtij konflikti.

Bruce Riedel, ish zyrtar i CIA-s dhe i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që tani punon në Institutin Brookings, tha se është “e kuptueshme” që shumë njerëz në Lindjen e Mesme shohin një standard të dyfishtë nga Perëndimi.

“Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë mbështetur luftën shtatëvjeçare të Arabisë Saudite në Jemen, e cila krijoi katastrofën më të rëndë humanitare në botë në dekada”, tha ai.

Pushtimi nga Izraeli i territoreve që palestinezët i duan për një shtet të ardhshëm ka hyrë në dekadën e tij të gjashtë dhe miliona palestinezë jetojnë nën sundimin ushtarak të cilit nuk po i shihet fundi. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Gjermania kanë miratuar ligje që synojnë shtypjen e lëvizjes së bojkotit të udhëhequr nga palestinezët, ndërsa firmat e mëdha si McDonald’s, Exxon Mobil dhe Apple kanë marrë vlerësime për pezullimin e bizneseve të tyre në Rusi.

Në mediat sociale, bota ka mbështetur ukrainasit ndërsa ata grumbullojnë bomba molotovi dhe rrëmbejnë armët kundër një ushtrie pushtuese. Kur palestinezët dhe irakianët bëjnë të njëjtën gjë, shpesh ata cilësohen si terroristë dhe objektiva legjitime.

“Ne i rezistuam pushtuesve, edhe kur bota ishte me amerikanët, përfshirë ukrainasit, të cilët ishin pjesë e koalicionit të tyre”, tha Sheikh Jabbar al-Rubai, 51 vjeç, i cili luftoi në kryengritjen irakiane kundër forcave amerikane në vitet 2003-2011.

“Për shkak se bota ishte me amerikanët, ata nuk na dhanë këtë mbështetje dhe nuk na quajtën një rezistencë patriotike”, por theksuan karakterin fetar të kryengritjes, tha ai. “Ky është sigurisht një standard i dyfishtë, duke na trajtuar si njerëz të një shtrese më të ulët.”

Abdulameer Khalid, një shofer transporti 41-vjeçar nga Bagdadi, nuk sheh “asnjë ndryshim” midis rezistencës irakiane dhe ukrainase.

“Madje, rezistenca ndaj amerikanëve në Irak ishte më e justifikuar, duke qenë se amerikanët udhëtuan mijëra kilometra për të ardhur në vendin tonë, ndërsa rusët thjeshtë po shkojnë në anën tjetër të kufirit të tyre, pas një kërcënimi të supozuar kundër tyre”, tha ai.

Sigurisht, ka dallime të rëndësishme midis luftës në Ukrainë, një rast i qartë i një vendi anëtar të OKB-së që pushton një tjetër, dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, të cilat shpesh përfshijnë raste të luftës civile dhe ekstremizmit islamik.

“Në përgjithësi, konfliktet në Lindjen e Mesme janë tepër të ndërlikuara. Ato nuk janë lojëra morale”, thotë Aaron David Miller, ekspert në Institutin Ndërkombëtar të Paqes Carnegie dhe ish-këshilltar për Lindjen e Mesme në administratat republikane dhe demokrate.

Ai thotë se konflikti në Ukrainë është unik në shkallën e tij të qartësisë morale, me Rusinë që shihet gjerësisht si shkaktare e një lufte agresive, shkatërruese kundër fqinjit të saj. Analogjia më e afërt e Lindjes së Mesme mund të jetë pushtimi i Kuvajtit nga Iraku në vitin 1990, kur Uashingtoni u përgjigj duke krijuar një koalicion ushtarak, ku u përfshinë edhe vende arabe, që dëboi forcat irakiane.

Megjithatë, zoti Miller e pranon se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara “është e mbushur me anomali, mospërputhje, kontradikta dhe hipokrizi”.

Pushtimi i Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara ishte një përgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit, të cilat Osama bin Laden i planifikoi ndërsa strehohej nga talebanët atje. Amerika e justifikoi luftën e saj në Irak me pretendime të rreme për armë të shkatërrimit në masë, por pushtimi gjithashtu rrëzoi një diktator brutal, i cili kishte shkelur vetë ligjin ndërkombëtar dhe kishte kryer krime kundër njerëzimit.

Megjithatë, ndërhyrja amerikane konsiderohet nga shumica e irakianëve dhe arabëve të tjerë si një fatkeqësi e paprovokuar që i hapi rrugën konflikteve sektare dhe gjakderdhjes në vitet pasuese.

Elliott Abrams, ekspert në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe një nga këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë në kohën kur Shtetet e Bashkuara ndërhynë në Irak, tha se ka një ndryshim midis ukrainasve që po luftojnë kundër pushtuesve rusë dhe kryengritësve në Irak që luftuan kundër amerikanëve.

“Irakianët që luftuan trupat amerikane në emër të Iranit apo ISIS-it nuk ishin luftëtarë të lirisë”, thotë ai, duke iu referuar grupit të Shtetit Islamik. “Bërja e këtyre dallimeve morale nuk është një akt hipokrizie.”

Konflikti izraelito-palestinez ka filluar më shumë se para një shekulli, shumë kohë përpara luftës së vitit 1967 në të cilën Izraeli pushtoi Jeruzalemin lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Shumica e botës i konsideron ato zona si territor palestinez të pushtuar dhe ndërtimi i vazhdueshëm i vendbanimeve nga Izraeli është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Izraeli e portretizon konfliktin si një mosmarrëveshje territoriale, duke akuzuar palestinezët se refuzojnë të pranojnë të drejtën e tij për të ekzistuar si një shtet hebre.

“Vetëm ata që nuk e kuptojnë kontekstin e konflikteve mund të krahasojnë luftërat mbrojtëse të Izraelit me sulmin e Rusisë ndaj fqinjit të saj”, thuhet në një shkrim, të botuar nga gazeta “Jerusalem Post” më 1 mars, mbi këtë temë.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri ishte pjesë e një lufte civile komplekse në të cilën disa fraksione, përfshirë grupin e Shtetit Islamik, kryen mizori. Ndërsa Shteti Islamik pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, shumë prej tyre kishin frikë se ekstremistët do të futeshin në Evropë mes fluksit të refugjatëve.

Megjithatë, shumë njerëz në Lindjen e Mesme e panë trajtimin e ashpër të emigrantëve arabë dhe myslimanë si provë se vendet perëndimore ende kanë paragjykime kulturore ndaj tyre pavarësisht se përkrahin të drejtat dhe vlerat universale.

Shumë njerëz mendojnë se vuajtjet e tyre merren më pak seriozisht për shkak të pikëpamjeve të përhapura se Lindja e Mesme ka qenë gjithmonë e zhytur në dhunë, pa patur parasysh rolin e Perëndimit në krijimin dhe përjetësimin e shumë prej konflikteve të pazgjidhura në rajon.

“Ekziston kjo pritshmëri, e nxjerrë nga kolonializmi, se është më normale që ne të vritemi, të pikëllojmë familjet tona, sesa në Perëndim”, thotë Ines Abdel Razek, drejtoreshë e Institutit Palestinez për Diplomacinë Publike./voa

Tags: lidnjaluftapalstineUkraine

Related- Posts

Bota

Presidentët Xi dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike

19 Shtator, 2025
JO VETEM LAJM

Albin Kurti: Me Amerikën kemi dallime kur bëhet fjalë për qëndrimet e Kosovës me Serbinë

19 Shtator, 2025
JO VETEM LAJM

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë/ Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve

19 Shtator, 2025

Lamtumirë burri i madh i kombit dhe mbrojtësi i pakompromis i tij, Abdi Baleta!

19 Shtator, 2025

Avionët luftarakë rusë hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë anëtare të NATO-s

19 Shtator, 2025

Presidentët Xi dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike

19 Shtator, 2025

OKB voton që udhëheqësi palestinez të flasë me video në Asamblenë e Përgjithshme pas refuzimit të vizave nga SHBA-ja

19 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.