Një kërkesë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndarë një mesazh për paqen botërore përpara fillimit të finales së Kupës së Botës të dielën është hedhur poshtë nga FIFA.
Një thirrje e tillë për paqe mund të dëgjohej përpara ndeshjes finale të një kampionati futbolli, si mishërim i një paqe dhe mirësie në natyrën njerëzore. Por FIFA bllokoi nismën dhe nuk lejon shfaqjen e video mesazheve të Presidentit përpara ndeshjes finale. Ka ende kohë që FIFA të korrigjojë gabimin dhe të lejojë shfaqjen e ketij apelimi. FIFA nuk duhet të ketë frikë se do të dëgjohen fjalë paqeje, pergjatë festës botërore të futbollit e cila pikërisht përfaqëson paqen.
/Argumentum.al