• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Milva Ekonomi: Bujqësia kontribuon me gati 20 % në PBB

26 Janar, 2021
in EKONOMI, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në fokus”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama deklaroi se falë politikave të ndjekura nga qeveria për lehtësimin e eksporteve shqiptare të prodhimeve bujqësore janë rritur me 145 % në 2020-n krahasuar me vitin 2013.

Sot, tha Ekonomi, produktet bujqësore shqiptare shkojnë në 75 vende të botës, kryesisht në Bashkimin Europian por edhe më larg, si SHBA, Kinë, Hong-Kong.

“Nuk mund të shkonin prodhimet në tregjet botërore nëse nuk realizonim një sërë lehtësirash përfshirë edhe mbështetjen për ngritjen e pikave të grumbullimit”, deklaroi Ekonomi.

Ekonomi tha se mbështetje ka patur edhe për sektorin e peshkimit dhe kjo është reflektuar nga rritja e jashtëzakonshme e produkteve të peshkimit me 61.8 % në 2019. “Eksportet e këtij grupi kanë arritur shifrën rekord prej 100 milionë euro”, tha Ekonomi.

Kjo rritje, vuri në dukje ajo, nuk ka ardhur thjeshtë nga iniciativa e peshkatarëve, por rol të madh kanë luajtur investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi.

Duke u ndalur në këto politika investimesh që ka kryer qeveria, ministrja Ekonomi tha se investimet kanë qenë gjithpërfshirëse, por edhe të fokusuara.

Në investimet gjithë përfshirëse, Ekonomi përmendi investimet prej 19.5 miliardë lekësh në sipërfaqen e tokës arë për ta bërë atë të ujitshme.

“Nga 120 mijë ha ka shkuar në 255 mijë ha sipërfaqja e tokës së ujitshme, ndërsa është përmirësuar edhe sipërfaqja e kullimit, e cila ka arritur në 230 mijë ha”, tha ministrja.

Ministrja renditi disa nga lehtësitë fiskale që qeveria ka aplikuar në sektorin bujqësor.

“Heqja e TVSH-së, në fara e inpute bujqësore, plehra kimike e pesticide, apo për makineritë bujqësore për 27 zëra doganorë në sektorin e peshkimit. Heqja e taksave për gazoil për peshkimin, reduktimi i tatimfitimit në 5 % për shoqëritë e bashkuara bujqësore apo heqja e taksave për naftën për fermerët, janë disa nga incentivat fiskale”, tha Ekonomi.

Ekonomi, po ashtu, bëri të ditur se në bashkëpunim me Bashkimin Europian ka nisur vendosja e blue box në anijet e peshkimit. Aktualisht, informoi ajo, ka përfunduar vendosja e kutive blue box në të gjitha anijet e peshkimit në portin e Durrësit.

Sipas ministres Ekonomi, gjatë vitit 2020 që ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19 një rol thelbësor në rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore ka luajtur edhe “korridori i gjelbër”, përmes së cilit u sigurua lëvizja pa ndërprerje e qarkullimit të mallrave bujqësore.

Më tej, Ekonomi vuri në dukje se po punohet fort për dixhitalizimin e qeverisjes.

“Një nga gjërat e rëndësishme për të cilat po punohet fort është përmirësimi i shërbimeve. Sot janë 29 në total shërbimet online, ndërsa përfitues janë 8100 operatorë“, tha ministrja Ekonomi.

Lehtësi më e madhe për të gjithë operatorët në vend lidhur me lehtësirat që ofron qeveria.

Skema kombëtare, vuri në dukje ministrja, përbën një tjetër mbështetje për fermerin duke vënë në dispozicion një shumë të madhe parash. Sipas ministres, nga kjo skemë janë përfitues 27 mijë fermerë në të gjithë vendin. Ndërsa nga skema e IPARD-it përmes fondeve të angazhuara nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian janë kryer 682 investime në asete fizike edhe agropërpunim.

Një tjetër skemë mbështesë, e cila nisi zbatimin këtë vit dhe për të cilën është çelur aplikimi me 15 janar është ajo e naftës pa taksa për fermerët.

Ministrja Ekonomi tha se qeveria ka vënë në dispozicion për fermerët në skemën e naftës falas 9.5 miliardë lekë dhe që përfitues janë të gjithë fermerët me një nipt aktiv dhe që punon jo më pak se 0.4 ha tokë.

Deri tani, tha ajo, kanë aplikuar 3200 fermerë.

Ekonomi foli edhe për sigurinë e produkteve ushqimore. Sipas saj, po zbatohen një set praktikash nga standardet europiane të kontrollit e inspektimit në teren për produktet kryesisht shtazore për të siguruar jetesë më të mirë qytetarëve shqiptarë.

“Janë sot 80 produkte që po identifikohen për të marrë certifikatën e e origjinës, një element ky i rëndësishëm për të çuar përpara eksportin”, tha ministrja.

Duke folur për vreshtarinë, Ekonomi theksoi se prodhimet e vreshtarisë janë shtuar me 12 %, ndërsa sipërfaqja e mbjellë me 13 %.

Po ashtu, tha ajo rritje ka patur edhe sektori i bletarisë. “Janë sot 14 700 ferma që rrisin bletë me rreth 300 mijë zgjoje dhe qeveria ka dhënë një mbështetje të rëndësishme për të mundësuar tregtimin e këtij produkti”, deklaroi ministrja.

Tags: bujqesiamilva ekonomiShqiperia

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Shqipëria, një hap më afër hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”

11 Qershor, 2025
NGJARJE

“Defender Europe ’25” në Durrës, stërvitje e përbashkët me amerikanët

5 Qershor, 2025
NGJARJE

Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

5 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.