Ministria e Jashtme e Kinës mbajti të premten një konferencë për mediat vendase dhe të huaja për të prezantuar pjesëmarrjen e Presidentit Xi Jinping në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) 2025 dhe aktivitetet përkatëse. Ndihmësministri i Jashtëm i Kinës Liu Bin prezantoi detajet dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Liu deklaroi se Samiti i OBSh-së do të mbahet në datën 31 gusht dhe 1 shtator në qytetin Tianjin. Kjo është herë e pestë që Kina pret një samit të OBSh-së dhe do të jetë samiti më i madh në historinë e OBSh-së.
Presidenti kinez Xi Jinping, bashkë me mbi 20 liderë të vendeve të ndryshme dhe 10 drejtues të organizatave ndërkombëtare do të takohen përgjatë brigjeve të lumit Haihe për të përmbledhur përvojat e suksesshme të OBSh-së, për të hartuar planin e zhvillimit të ardhshëm dhe për të forcuar konsensusin e bashkëpunimit brenda “familjes së madhe të OBSh-së”, duke e çuar organizatën drejt qëllimit të ndërtimit të një komuniteti me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.
Liu theksoi se ky samit në Tianjin është një nga aktivitetet më të rëndësishme të diplomacisë presidenciale dhe asaj në territorin kinez këtë vit.
Presidenti Xi do të drejtojë Këshillin e Krerëve të Shteve Anëtare dhe takimin “OBSh+”, duke mbajtur përkatësisht fjalime kryesore. Ai do të prezantojë idetë e reja të Kinës për përçimin e “Frymës së Shangait”, përmbushjen e misionit historik dhe përgjigjen ndaj pritshmërive të popujve. Xi do të të shpallë nisma dhe veprime të reja për mbështetjen e zhvillimit me cilësi të lartë dhe bashkëpunimit gjithëpërfshirës të OBSh-së, si dhe të propozojë metoda dhe rrugë të reja për mbrojtjen konstruktive të rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes globale.
Presidenti Xi, së bashku me liderët e tjerë, do të nënshkruajnë dhe publikojnë “Deklaratën e Tianjinit”, do të miratojnë Strategjinë e Zhvillimit të OBSh-së për 10 vitet e ardhshme, do të nxjerrin deklarata për 80-vjetorin e Fitores kundër Fashizmit dhe 80-vjetorin e themelimit të OKB-së, si dhe do të miratojnë një sërë dokumentesh mbi bashkëpunimin për sigurinë, ekonominë dhe kulturën, duke përcaktuar drejtimin e ardhshëm të OBSh-së.
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Xi do të organizojë gjithashtu darkën e mirëseardhjes dhe do të zhvillojë takime të shumta dypalëshe me liderët pjesëmarrës.
Liu Bin theksoi se vendet anëtare ndodhen në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të përshpejtuar. Kina shpreson që përmes Samitit të Tianjinit, mund të bashkohet konsensusi politik, të nxitet energjia bashkëpunuese, të dërgohet një zë i përbashkët dhe të zbatohen veprime të përbashkëta, duke u mbështetur në qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e organizatës për t’iu përgjigjur faktorëve të paparashikueshëm dhe të pasigurt të mjedisit ndërkombëtar.
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Nëpërmjet qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të Organizatës, vendet anëtare synojnë të përballen me pasiguritë dhe sfidat e paparashikueshme të mjedisit ndërkombëtar, duke krijuar kushte të favorshme për paqe të qëndrueshme, siguri të përgjithshme, begati të përbashkët, hapje e gjithëpërfshirje, si dhe miqësi e harmoni për popujt e rajonit./cgtn