• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

    Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

    92% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Rama: E vetmja “perandori” e zgjedhur lirisht

    Forumi Strategjik i Bledit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

    Përvjetori i Forcës Tokësore, Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

    Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali në Shkodër: Nuk është kurrë vonë për të bërë drejtësi

    Mirënjohje publike dhe nderim për forcat e angazhuara me guxim dhe trimëri në luftën kundër zjarreve

    Ministri Hasani: Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” mbahet në Tiranë në 8-10 shtator

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sa “u rifreskua”? Pesëvjetori i ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi

    BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

    Troccaz: KFOR-i, mision kyç në stabilitetin e Kosovës

    Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 EKSKLUZIVISHT PER ARGUMENTUM

NGA DR. JORGJI KOTE*

Mjeshtër i Madh

Po, kjo mund te thuhet me plot gojën,  sidomos pas zhvillimit të Takimit të 26-të  të Këshillit Franko – Gjerman të Ministrave më 29 – 30 Gusht, nën kryesimin e Presidentit  Macron dhe Kancelarit  Merz  në Kështjellën e famshme Cap Brun, të Shekullit të XIX në qytetin bregdetar Tulon. Kjo ishte mbledhja e  parë e përbashkët qeveritare pas ndryshimit të qeverisë në Berlin në Maj të këtij viti. Aty ishin të pranishëm 10 ministrat më të rëndësishëm të secilit vend, duke filluar nga ministrat e ekonomisë, të brendshëm dhe të mbrojtjes.

Takimi franko – gjerman  në Tulon ishte ngjarje me rëndësi dhe jehonë. Kjo për vetë momentin në të cilin ndodhet bota, BE-ja dhe këto dy vende, sidomos me përshkallëzimin e agresionit rus kudër Ukrainës, acarimin e krizës në Lindjen e Mesme dhe shumë sfida të tjera serioze gjeopolitike.

Mbi të gjitha falë rolit përcaktues që Franca dhe Gjermania  kanë luajtur qysh kur bashkëthemeluan BE-në bashkë me 4 vendet e tjera në  vitin 1958.

Sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Elizesë më 24 Janar 1963, Franca dhe Gjermania përfaqësojnë atë që njihet si “boshti/motori“ franko-gjerman i BE-së. Kjo falë madhësisë së tyre gjeografike, si dy vendet me popullsinë më të madhe dhe me vlera europiane, të kaluarës së tyre konfliktuale  me 27 luftra  në tre shekujt e fundit, por të cilën ato e kthyen në  miqësi dhe partneritet gjeostrategjik model, me Strasburgun si ura e madhe e pajtimit të tyre historik.

Natyrisht dhe për rolin, peshën e veçantë politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe shkencore, vullnetin  dhe ingranazhet e bashkëpunimit në dhjetra fusha jetike dhe rolin  e tyre tradicional drejtues në BE. Për të gjitha këto arësye, dihet se asnjë dyshe tjetër europiane nuk mund ta luante dhe ta luajë këtë rol, as sot dhe as mot!

Ashtu si dhe më  parë, veçanërisht në këto 10 – 15 vitet e fundit, aksi franko-gjerman  ka qenë në krye të përballimit dhe kapërcimit të krizave të njohura serioze.

Më konkretisht, Franca është vendi me ekonominë e dytë më të madhe në BE, anëtare e Përhershme e KS të OKB-së, fuqia e  vetme bërthamore e BE-së, me një ushtri të fuqishme dhe me tradita demokratike. Veç të tjerash, ajo synon të ndërtojë së shpejti aeroplanmbajtësen e dytë bërthamore, më të madhe se “Charles De Gol“. Falë dhe peshës së tyre, rreth 100.000 ton, Kisingeri emblematik thoshte  se këto nëndetëse janë baraz me  “100.000 ton diplomaci“!

Nga ana e saj, Gjermania në Mars të këtij viti filloi kthesën  epokale në fushën e mbrojtjes, me synimin madhor të krijimit të ushtrisë më të madhe në Europë; projekt ky i mbështetur  me fondin gjigand prej 500 miliard Euro dhe rivënien së shpejti në punë të industrisë ushtarake. Të dyja këto vende janë, pas SHBA-ve, donatorët më të mëdha të Ukrainës. Vizitat e përbashkëta të  Merz, Macron, Starmer dhe Tusk në Kiev në maj, prania e tyre në Samitin e Uashingtonit me Presidentin Trumpmë 18 Gusht, në mbështetje të Presidentit Zelenski dhe më 28 Gusht  në Moldavi me Kryeministrin polak Tusk bënë bujë dhe jehonë kudo. 

Në vijim,  Franca dhe Gjermania muajt e fundit kanë nënshkruar me Britaninë e Madhe marrëveshje të rëndësishme, ku në qendër të tyre është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe prodhimit të armatimit.

Pa lënë pas dore ndihmesën e tyre të madhe në proceset demokratike në Ballkanin Perendimor dhe në vendin tonë, në Procesin e Berlinit, në dialogun Serbi – Kosovë, natyrisht dhe me dritë hijet e veta.

Por, përpos këtij sfondi  pozitiv, takimi në Tulon i gjeti të dy vendet, sidomos Francën në një gjendje të brendshme të nderë. Parisi po mbahet ”me paterica” me një qeveri pakice, e cila ka 9 muaj që është në mëshirën e dy ekstremeve të majta dhe të djathta. Madje, më 8 Shtator, Kryeministri Bayrou do t’i nënshtrohet votëbesimit parlamentar, të cilin vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë. Për pasojë, mund të kalohet në zgjedhje të parakohshme. Madje, synimi kryesor i opozitës masive është  Presidenti Macron, dorëheqja e tij dhe zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo,  më 10 shtator, sindikatat dhe jelekverdhët kanë njoftuar tubimin e madh mbarëkombëtar“ Ne bllokojmë gjithçka“ në shenjë proteste kundër propozimit të qeverisë për shkurtimin buxhetor të  44 miliard Euro dhe rritjen e taksave. Kjo bart pasoja të paparashikueshme politike, sociale dhe institucionale, mbasi një krizë e re politike do të çonte në humbjen e besimit të investitorëve, me pasoja të paparashikueshme social – ekonomike.  Gjendjen në Francë e ndërlikon dhe shifra rekord e borxheve në masën 114 për qind, e cila rrezikon dhe Gjermaninë me BE-në. Për pasojë, Presidenti Macron  në këtë takim ishte më i dobësuar se kurrë. 

Ndërkohë, homologu i tij gjerman, Friderich Merz ndodhet në pozita më komode, mbasi ka vetëm 100 ditë në qeverisje. Megjithatë, duket se dhe atij ka filluar “t’i rrëshqasë toka nën këmbë“. Ndryshe nga jashtë ku ka shkëlqyer, Merz nuk ia ka dalë mbanë të bënte kthesën e premtuar brenda 100 ditëve të para. Zhgënjimet u shfaqën qysh përpara pushimeve verore me bllokimin e votimit për një gjyqtare kushtetuese të propozuar nga aleatja në koalicion SPD-ja, me të cilën ka mosmarrëveshje jo të vogla dhe thelbësore që kanë hedhur hije të mëdha dyshimi.

Lajmë të këqia për ” Lokomotivën ” e Europës po vijnë dhe nga ekonomia. Disa ditë më parë vetë Merz shpalli publikisht se shteti social gjerman, i krijuar 7 dekada më parë nuk mund të financohet dot më. Dhe pikërisht ditën e takimit në Tulon u njoftua se për herë të parë nga viti 2015 papunësia në Gjermani e kaloi shifrën shqetësuese prej 3 milionë vetë. Nga ana tjetër, sipas ekonomistëve me zë,  nëse  borxhet gjermane që luhaten në 63 për qind vazhdojnë të shtohen pa ndërmarë reforma, brena pesë vitesh edhe Gjermania  do bjerë në gropën e zezë si Franca.

Këto telashe pasqyrohen në rënien e popullaritetit të Merz dhe koalicionit qeveritar në nivelet më të ulta historike, në favor të forcimit të AfD-së së ekstremit të djathtë.  

Shqetësimi i madh është se gjendja e brendshme  ndikon në besueshmërinë e tyre jashtë vendit. Siç e thotë ish Kryeministri emblematik britanik William A.Gladstone  “parimi i parë në marrëdhëniet me jashtë është suksesi brenda vendit“.

Duke u rikthyer marrëdhënieve Francë – Gjermani, me ardhjen e Merz ato janë ngrohur goxha krahasuar me paraardhësin e tij Scholz. Madje Merz la mbresa teksa foli në frëngjisht në takimin me Macron.  Tregues tjetër domethënës është se Merz ishte Kancelari i tretë gjerman pas  Kohl dhe Merkel që u prit në rezidencën mitike verore presidenciale ” Bregançon” 

E megjithatë, deri tani nuk është shënuar ndonjë përparim thelbësor në sheshimin e të paktën pesë mospajtimeve serioze gjeopolitike të mëposhtëme. Konkretisht, Franca është në favor të marrjes së borxheve të përbashkëta për financimin e shpenzimeve ushtarake, ndërsa Berlini është kundër. Parisi është në favor të dërgimit të trupave ushtarake tokësore në Ukrainë, Berlini ende jo, sepse e quan të parakohshme pa realizuar armëpushiminn që nuk duket askund. Berlini është pro Marrëveshjes së rëndësishme “Mercosur“  për tregti të lirë me vendet e Amerikës së Jugut, ndërsa   por Franca e ka refuzuar. Kjo e fundit do ta njohë Shtetin e Palestinës në shtator në Sesionin e 80 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ndërsa Berlini e quan këtë njohje si të parakohshme.

Për këto dhe të tjera arsye, diskutimet në Tulon ishin të vështira dhe pa pretendime, pavarësisht atmosferës së përzemërt, kulinarisë dhe verës së famshme franceze, të shoqëruar me premtime dhe eufemizmat diplomatikë të rastit.  

Këtë e konfirmoi dhe Kancelari Merz në takimin paraprak mbrëmjen e 29 Gushtit në Kështjellën Bregançon, kur nënvizoi “rolin qëndror që luajnë Gjermania dhe Franca në BE dhe në kontinent“. Edhe  Macron tha se  “me  koalicionin e ri qeveritar në Berlin, kemi çelur një kapitull të ri në marrëdhëniet franko-gjermane“

Në axhendën e takimit ishin çështjet ekonomike, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Lidhur me temën e parë,  në deklaratën përfundimtare prej 26 faqesh, krahas të tjerash përfshihet “Axhenda e re ekonomike“, mbi bazën e të cilës  në vitin 2026 do të përgatitet një studim i përbashkët me 8 koncepte strategjike dhe 20 projekte pilotë si dhe masa për uljen e burokracisë dhe lehtësimin e kontakteve në fushën e biznesit dhe investimeve të përbashkëta. Po ashtu aty u ra dakord mbi një seri  masash kornizë për një bashkëpunim më efektiv në fushën e tregtisë, industrisë, energjisë, teknologjisë, ndërtimit të linjës energjitike  “Jugperendimori“ mes Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë, etj.

Ndërkohë, Gjermania hoqi dorë nga kundërshtimi i saj ndaj përdorimit të energjisë bërthamore nga Franca. Të dyja palët do të bëjnë demarshe për përafrimin e pozicioneve të tyre, duke kombinuar më mirë përdorimin e burimeve alternative  dhe me sugjerime për përmirësimin e  legjislacionit ekzistues europian.

Rëndësi e posaçme  iu kushtua “sovranitetit dixhital“ europian, ku u mbështet programi përkatës i BE-së dhe u kundërshtuan presionet më të fundit  amerikane, sepse,sipas tyre, vendimet në këtë fushë  i merr vetë BE-ja dhe secili vend  anëtar.

Ndërsa në fushën e sigurisë u diskutua shtimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit  në fushën e mbrojtjes, prodhimi i përbashkët i armatimit, vazhdimi i mbështetjes dhe ndihmave ushtarake për Ukrainën, arritja e paqes atje me garancitë përkatëse, etj.

Në fakt, projekti më i rëndësishëm ku te dy vendet në bashkëpunim me Spanjën kanë filluar të bashkëpunojnë ngushtë është prodhimi i sistemeve të avionëve luftarakë modernë FCAS që përdorin dhe dronë. Synimi është që deri në vitin 2040 të zëvendësohet sistemi “Eurofighter“ dhe që Europa të mos jetë më e varur teknologjikisht nga SHBA-të. Mirëpo kompania gjigande francez “Dassault“ ka disa pretendime dhe kërkon pjesëmarrje më të madhe në procesin e kontrollit dhe  vendimarrës, çka ka krijuar një ngërç të gjatë dhe situatë shpërthyese.  Ja pse kjo temë nuk u prek në Tulon dhe u la për t’u zgjidhur deri në fund të vitit. Për këtë qëllim, ministrat e tyre të mbrojtjes do të takohen në Berlin në Tetor. Nisur nga klima e re e krijuar, ekziston besimi se ky ngërç do të kapërcehet së shpejti.

Shumë punë mbetet për konkretizimin e projektit madhor të diskutuar dhe në Tulon për krijimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për mbrojtjen raketore dhe integrimit të radarëve tokësorë, ose JEWEL siç quhet ky sistem modern, i mbështetur në planin e BE-së të quajtur “ Odin’s Eye” ku do të ftohen të marrin pjesë e të përfitojnë dhe vende të tjera.

Ndërkohë, u ra dakord për një  “trysni maksimale“ ndaj Rusisë, me qëllim që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Këtë domosdoshmëri ata do ta diskutojnë dhe në Samitin e G – 7 dhe në BE. Në këtë kuadër, u fol dhe lidhur me përshkallëzimin e dekurajimit bërthamor ndaj Rusisë dhe garancitë përkatëse nga Franca për Gjermaninë dhe aleatë të tjerë. Por, për të mos krijuar fërkime me SHBA-të e ndonjë vend tjetër, do të ketë një dialog strategjik me to. Me të drejtë, arsenali bërthamor perendimor u konsiderua  si “shtylla bazë“ për sigurinë europiane  dhe më gjerë.

Edhe mospajtimi franko-gjerman për trupat tokësore në Ukrainë u kalua me finesë  me premtimin për mbështetjen e forcave ajrore ukrainase dhe në fusha të tjera.

Edhe bashkëpunimi mediatik mori vëmendjen e duhur në Takimin e Tulonit. Për të kompensuar mbylljen e “Zërit të Amerikës” dhe “Europa e Lirë” u ofrua ndihmë dhe mbështetje teknike/financiare  për bashkëpunimin franko-gjerman, për TV“Arte“, luftën kundër dezinformacionit dhe propagandës armiqësore ruse, etj.

Së fundi, në Tulon u dhanë  vërtet sinjale politike premtuese. Madje, të shpresoje më shumë në gjendjen e lartpërmendur është njëlloj si të “ kërkosh “qiqra në hell“. Rëndësia e Takimit qeveritar franko-gjerman në Tulon është se, siç pohoi dhe Kancelari Merz ”aksi franko-gjerman i rindezi motorët“ e tij të fuqishëm.

*Autori i shkrimit në vitet 2001 – 2006 ka qenë Zv.Ambasador në Berlin

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Bota

Xi Jinping thërret për ‘hapa të forta’ në rrugën e SCO-së në samitin më të Madh Ndërkombëtar

1 Shtator, 2025
Bota

Merz paralajmëron evropianët të përgatiten për luftë të zgjatur në Ukrainë

31 Gusht, 2025
FILE PHOTO: A Turkish flag flutters atop the Turkish embassy as an Israeli flag is seen nearby, in Tel Aviv, Israel June 26, 2016.  REUTERS/Baz Ratner/File Photo
Bota

Turqia ndërpret marrëdhëniet tregtare, mbyll hapësirën ajrore me Izraelin

30 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

2 Shtator, 2025

Europa i thotë SHBA-së: “Koalicioni i gatshëm” është gati të sigurojë mbështetje për sigurinë e Ukrainës

2 Shtator, 2025

CMG-ja: Nisma e Qeverisjes Globale shfaq përgjegjësinë e Kinës

2 Shtator, 2025

Kim Jong Un arrin në Pekin

2 Shtator, 2025

Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

2 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.