Në traditën e liderëve të tjerë të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga homologja e tij Vjosa Osmani, me të cilën të hënën pati edhe një takim tete-a-tete.
Gjatë konferencës së përbashkë me presidentin Bajram Begaj, presidentja e Kosovës falenderoi shtetin tonë dhe tha se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës, aty ku nuk ka përfaqësim.
Gjithashtu ajo tha se ka ardhur koha që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë një traktat që dy shtet të reagojnë për mbrojtjen e përbashkët.
“Uroj Shqipërinë për arritjet në rrugën drejt BE. Ne në Kosova i gëzohemi të arriturave të Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë keni qenë zëri jonë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar
Do të intensifikojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat. Objektivi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO prandaj do të aplikojmë për statusin në BE deri në fund të këtij vitit. Fakti që Shqipëria eshtre anëtare e netos është siguri më e madhe për ne. Siguria është shndërruar prioritet. Ne po bëjmë koordinim me partneret tanë strategjik që rajoni të ndihet i sigurt
Sa i takon bashkëpunimit dy palësh është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë që të reagojmë për mbrojtjen e dy shteteve tonë, është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, ndaj është koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim. Kam disa vite që kam bërë një praktike të tillë. Po behën përgatitjet për të zbatuar marrëveshjet dhe trajtim të barabartë pa dallime. Presim që BE të jetë me i zëshëm. Presim sinjale të qartë nga BE të jepen në raport me Serbinë që duhet ë ndalojë këto veprime që cenojnë sigurinë në rajon.” u shpreh Osmani.
/Argumentum.al