Të shtunë u zhvillua në Pekin simpoziumi ndërkombëtar me temë “Baza ligjore dhe historike e rikthimit të ishujve Nansha Kinës: Në përkujtim të 80-vjetorit të fitores së Luftës Antifashiste Botërore”. Ekspertë dhe studiues pjesëmarrës theksuan që rikthimi i sovranitetit të ishujve Xisha dhe Nansha Kinës është një pjesë thelbësore e rendit të pasluftës në Detin e Kinës Jugore dhe duhet të mbrohet me vendosmëri.
Simpoziumi u fokusua në dy çështje kryesore: ruajtja e rendit të pasluftës e pretendimet e vendeve përreth, si edhe baza ligjore dhe historike e rikthimit të ishujve Nansha Kinës. Më shumë se 40 ekspertë dhe studiues nga Kina, Malajzia, Filipinet dhe vende e rajone të tjera ndanë mendimet e tyre. Nëpërmjet këtij dialogu akademik ndërkombëtar u thellua kuptimi i çështjeve historike dhe ligjore mbi Detin e Kinës Jugore./cgtn