Prej orës 17:30 po zhvillohet protesta e dytë e grupit të artistëve dhe opozitës kundër qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar që ka nisur me firmosjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte.
Protesta e parë u zhvillua të hënën, ndërsa të martën u vendos pushim për shkak të natës së Kadrit për të ardhur te dita e sotme. Protesta po zhvillohet te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.
Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar janë kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ata u zotuan se do ta mbronin godinën me trupat e tyre, por një premtim të tillë nuk arritën që ta mbanin, për këtë arsye u bashkuan krah aktivistëve tashme me një qëllim të përbashkët “të rrëzojnë qeverinë Rama”.
Në protestën e ditës së sotme të ‘Aleancës’ dhe Opozitës të rinjtë janë shfaqur me banderola të shumta.
“Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, është një ndër banderolat e mbajtura. Kurse një i ri mban kartonin me shkrimin “27 mars Dita Botërore e teatrit, 17 mars dita e shkatërrimit”