• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Që ta kalojmë «provimin» në vjeshtë

21 Qershor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Siç ishte paralajmëruar, Evropa « na la për vjeshtë » lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit. «Provim» politik tejet i vështirë me Jo-në e Holandës pa pritur as takimin e 18 qershorit në Luksemburg. Krahas Francës «stoike» dhe Danimarkës së heshtur skeptike, luhatje dhe pasiguri kemi dhe me Gjermaninë; ku mbështetësit tanë kryesorë social-demokratë ndodhen në vorbullën e një krize të paparë, kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e saj pas rënies në nivelet poshtëruese të 11 për qind në sondazhet e fundit dhe pa një lider! Në hall është dhe CDU-ja dhe vetë Merkel. Gjithsesi, nuk ka kurrfarë drame, se katër muajt e pritjes do të janë dhe një lloj « frymëmarrje » për të gjithë ne. Në fakt, sfida vendimtare këtu është nëse do t’ia dalim të marrim « notë kaluese » në tetor, sepse një vendim pozitiv sidomos për vendin tonë nuk ka si të merret i mirëqenë për shumë shkaqe dhe arsye të njohura tashmë. Mbi të gjitha, siç përmendet dhe në shkrimin e datës 30 maj “A do i çelë negociatat Këshilli Evropian” vendimin përkatës nuk do të na e japë Brukseli, por secili vend anëtar i BE-së, nga më i vogli te më i madhi.

Kësisoj, le ta theksojmë fort qysh në fillim, se sado i rëndësishëm dhe i suksesshëm te jetë lobimi ynë i ardhshëm me partnerët tanë, sidomos ata skeptikë, siç thotë populli «I Zoti e nxjerr gomarin nga balta» Aq më tepër kur të keqen më të madhe e «kemi nga brenda» Përmasat e krizës sonë me afera dhe skandale me emra drithërues po zgjerohen, thellohen dhe acarohen; tashmë në «llavën» e saj nuk ka mbetur pa u përfshirë më as një aktor dhe faktor madhor politik dhe institucional; kemi mbi një vit pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, etj. Dhe më e keqja, zgjedhjet vendore të 30 qershorit, nga një test bindës për çeljen e negociatave rrezikohet të kthehen në një pikë vlimi me ndikim dekurajues dhe bllokimin e negociatave të shumëpritura, veç pasojave të tjera të paparashikueshme, kur dhe vetë Evropa është « deri në fyt » me telashet e veta. Moszgjidhja e shpejtë e kësaj krize shumëdimensionale do t’i detyrojë partnerët tanë të na thonë me keqardhje se « vërtet mund t’i keni kryer detyrat, por punët e shtëpisë i keni lëmsh; ndaj, vendosni njëherë rregullin atje dhe pastaj flasim për negociatat!» E ç’rëndësi ka pastaj fajtori/fajtorët, kur negociatat nuk çelen vetëm për qeverinë dhe partinë, por për gjithë Shqipërinë; pastaj nuk mund të pretendosh të bëhesh anëtar i BE-së, e cila shquhet në radhë të parë për frymën e dialogut të brendshëm politik, kompromisin, lëshimet dhe konsensusin ndërpartiak ku deficitet tona janë të panumërta dhe alarmuese!

Shkurt, vetëm nëse politika jonë do të fillojë qysh TANI të kërkojë ZGJIDHJE bindëse të kësaj krize, mund të ketë shanse për një « notë kaluese » në tetor dhe sukses në lobimin tonë gjatë këtyre muajve; gjë e mirë që turet/demarshet diplomatike të nivelit të lartë kanë filluar kohë më parë dhe besojmë do të vijojnë me intensitet më të madh dhe me një katalog më të larmishëm formash. Me këtë të fundit kemi parasysh që veç takimeve të niveleve të ndryshme e sidomos parlamentare, të shfrytëzohen shumë më mirë se deri tani paraqitjet në media dhe në televizionet e atyre vendeve, shfaqjet artistike, ekspozitat, shkëmbime letrare, kulturore, shkencore e njerëzore, në bashkëpunim dhe me diasporën tonë. Se kështu do të përcjellim dhe përmirësojmë imazhin e vërtetë të vendit tonë me vlerat dhe traditat tona më të mira.

Më poshtë, nisur vetëm nga këndvështrimi i një diplomati aktiv deri kohët e fundit dhe me kontakte të vazhdueshme në Bruksel, Berlin, e gjetkë, po jap disa sugjerime dashamirëse lidhur me shmangien e disa të metave dhe mangësive të vërejtura në lobimin e deritanishëm.

Kur lexon njoftimet mbi demarshet e lartpërmendura krijohet përshtypja se kemi politikanë që ende nuk e kuptojnë dhe deshifrojnë dot gjuhën, eufemizmat dhe mirësjelljen diplomatike të bashkëbiseduesve të tyre të huaj; ose ndryshe duan të abuzojnë me to për të krijuar entuziazëm të pabazuar e të parakohshëm te publiku, për efekte zgjedhore dhe ndoshta për « të fituar pikë » te shefat e tyre. Themi kështu sepse elementi i parë që bie në sy kur bisedon me personalitete të huaja është gjuha e tyre e matur, e kujdesshme, pohuese, aq më tepër kur je mysafir atje. Megjithatë, krahas anëve pozitive mikpritësit evropianë të venë në dukje me finesë diplomatike dhe të metat; natyrisht me terma të buta « kadife » si « nxisim, inkurajojmë, besojmë » etj. Madje, të bëjnë dhe qejfin, duke përmendur « arritjet mbresëlënëse, të jashtëzakonshme, të guximshme » etj. apo se « keni bërë reformë në fushën e drejtësisë që nuk e ka bërë asnjë vend i rajonit, madje as disa vende të BE-së»!! Rrallë, shumë rrallë mund të ndodhë që gjatë bisedës ata të thonë « Jo » por prapë, me kripë e lezet, sipas parimit « hiç, hiç, por Abili vdiq»

Kjo vjen dhe ngaqë në takime të nivelit të lartë, mikpritësit apo mysafirët tanë nuk duan të prishin atmosferën e politike dhe të marrëdhënieve dypalëshe. Por, shumë mesazhe ata i thonë mes rreshtave për ata që dinë dhe duan të lexojnë, siç i shprehin në nivele më të ulta dhe ambasadave, sipas hierarkisë përkatëse.

Veç të tjerash, kërkohet kujdes që këto takime të mos kthehen qoftë dhe pa dashje në propagandë të brendshme dhe sidomos për partnerët tanë; sepse pavarësisht nga mirësjellja e tyre karakteristike diplomatike, ata i ballafaqojnë ekspozetë tona me burimet e tjera të shumta që kanë ngado dhe na e japin « reston » më vonë, sërish me gjuhë të bukur diplomatike, sikur të shpien në «parajsë».

Në këtë lobing, merr rëndësi të madhe përmirësimi i mënyrës së komunikimit dhe marketingut tonë politik; që ajo të jetë e thjeshtë, e sinqertë, konkrete, dinamike dhe drejt e në temë, sipas parimit « gjuha shkon aty ku dhemb dhembi». Shkurt, të ndalemi me fakte bindëse e jo raporte të mbingarkuara se ku jemi e çfarë premtojmë lidhur me azilin e paligjshëm, krimin e organizuar, korrupsionin, dialogun e brendshëm politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Mirëpo, në jo pak raste, kur dëgjon ekspozetë tona jashtë vendit, ke përshtypjen se « tanët » po bisedojnë me persona anonimë, që nuk e kanë idenë nga realiteti shqiptar dhe jo me deputetë e ministra që e njohin në pëllëmbë të dorës situatën në vendin tonë. Veç kësaj, kemi ambasada aktive në këto vende që janë në kontakt të përditshëm me ta, veç përfaqësive të tyre diplomatike dhe dhjetëra agjencive të të gjitha llojeve.

Gjithashtu, duket se ministrat tanë jashtë vendit flasin më shumë për publikun tonë dhe jo për të huajt. A thua se negociatat do t’i çelë publiku ynë!

E metë tjetër në njoftimet që i jepen shtypit shënohen vetëm çka thanë tanët, që në fakt kushdo e di se çdo të thonë, se i shohim në studio televizive gati çdo mbrëmje, në parlament, në takime publike, etj. Por me përjashtim të ndonjë vlerësimi ose lëvdate standard, fare pak përmendet se ç’thanë bashkëbiseduesit, sidomos lidhur me aspekte kritike. Në fakt, publiku atë do të dijë që të krijojë mendimin e vet lidhur me qëndrimet e ardhshme. Efektivitetin e një vizite qeveritare nuk e tregon se ç’tha tha njeri e tjetri, por rezultati final.

Defekti tjetër ka të bëjë me zbukurimin dhe rrumbullakosjen e fakteve të këtyre takimeve, brenda dhe jashtë vendit, aq sa lexuesi i varfër që ka dhe njëqind halle të tjera pyet veten» Mirë, xhanëm, të gjithë po flasin bukur, na mbështesin, atëherë ku qëndron problemi dhe vështirësia? Pse nuk po çelen negociatat?

Bindesh për këtë defekt propagandistik dhe kur sheh mospërputhjen e madhe në shumicën e rasteve ndërmjet titullit dhe përmbajtjes së lajmit mbi një vizitë të qeveritarëve tanë jashtë vendit. «Filani mori mbështetjen për negociatat, negociata do të çelen» «kemi mbështetjen e eurodeputetëve» e të tjera. Mirëpo, kur lexon përmbajtjen nuk sheh kurrkund të flitet për negociata por vetëm për një mbështetje në parim që në fakt nuk na ka munguar asnjëherë. Pra, nga këto lajme duket sikur gjithçka ecën «vaj» sikur nuk ka probleme, mjafton disa shpjegime apo dhe ndonjë vizitë dhe çelja e negociatave është thjesht formalitet. Mirëpo kur rezultati nuk vjen, atëherë del bumerang dhe gjithkush nxiton ta hedhë fajin të tjerëve, brenda dhe jashtë vendit. Holanda, por jo vetëm është shembulli me tipik në këtë drejtim.

Së fundi, por tejet e rëndësishme, shihet se turet dhe takimet janë kufizuar me Brukselin dhe Berlinin, disi me Hagën e shumë pak me Francën dhe Danimarkën, për të mos përmendur dhe ndonjë vend tjetër me prirje të mundshme skeptike. Uroj të jetë çështje kohe dhe planifikimi. Por të mos kufizohemi kryesisht apo vetëm të Gjermania me mendimin se po e bëmë atë për vete, e « fituam davanë » për shkak të ndikimit si vendi më i fuqishëm. Ka ikur ajo kohë me vaft. Të mos harrojmë se mbi 15 vjet më parë Holanda dhe Danimarka sfiduan BE-në kur kundërshtuan Kushtetutën e re evropiane. Bashkë me disa vende të tjera veriore ato kanë dalë hapur kundër Gjermanisë dhe Francës për disa çështje. Nga ana tjetër, siç po shihet Gjermania dhe vetë Merkel nuk e kanë më rolin e dikurshëm të lidershipit absolut.

Ndaj me po të njëjtin intensitet të punohet në të gjitha frontet sidomos me Francën por dhe Holandën, pavarësisht nga Jo-ja e saj që do parë në proces. Shumë mundësi ka me Danimarkën, ku kanë ardhur në pushtet social-demokratët, plus jo i vogël ky për shumicën tonë parlamentare, por rreziku gjithsesi vazhdon.

Tani së fundi, po përvijohet rreziku « rezervë » nga fqinji ynë Greqia. Si Kryeministri në largim Tsipras dhe lideri i opozitës Mitsotakis me gjasat më të mëdha për fitore në zgjedhjet e 7 Korrikut kanë pohuar se mund të shtojnë si kusht për negociatat tona edhe respektimin e pakicave greke, për të mos folur pastaj për Marrëveshjen e Detit. Ndaj është momenti që politika dhe diplomacia jonë gjatë kësaj periudhe të ndalen seriozisht dhe në katalogun e dialogut politik me Greqinë të ndërprerë një vit më parë, për t’i dalë përpara çdo të papriture të pakëndshme, sidomos nëse vendet e tjera do të kthehen pozitive ndaj nesh.

Së fundi dhe më e rëndësishmja, çdo Plan « B » dhe alternativë tjetër garanton vetëm dështimin e sigurt në provimin tonë politik në vjeshtë; të tilla janë politizimi i tejskajshëm, euforia dhe nihilizmi, « tërheqja e litarit» ndërmjet forcave politike dhe hedhja e topit sa te njeri dhe te tjetri, shfaqje nacionalizmi, tezat për ribashkime, etj. Ndërsa këshilltarët më të këqij janë paniku dhe nxitimi. Ndaj kujdes, sepse dhe nëse « ngelemi » në tetor, lajm ngushëllues këtu është që, gjithnjë nëse do të jemi gati dhe pa kriza të mëtejshme, drita jeshile e negociatave mund sërish të çelet në Samitin e Zagrebit në gjysmën e parë 2020 nën kryesinë kroate të BE-së. Ndaj të mos gabojmë, se ajo mund të jetë thirrja e fundit për negociatat tona./gsh

Tags: Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025
Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration
OP/ED

Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.