Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali reagoi sot në platformën X për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë.
“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes|, shkroi ministrja Spiropali, duke shtuar se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me aleatin e saj, Estoninë.
“NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, përfundoi reagimin Spiropali në platformën X.
NATO tha sot se kishte interceptuar avionë luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore të Estonisë.
Ky është incidenti i tretë që përfshin avionë luftarakë rusë në krahun lindor të aleancës ushtarake perëndimore, në pak më shumë se një javë.
/Argumentum.al