Të premten, presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të rikthyer emrin historik të Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, duke e riemëruar atë “Departamenti i Luftës”. Urdhri ekzekutiv thotë se ky veprim synon t’u dërgojë një sinjal kundërshtarëve se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të shkojnë në luftë për të mbrojtur interesat e tyre.
“Lufta” bie veçanërisht në sy 80 vjet pas fitores së Luftës së Dytë Botërore, duke tërhequr vëmendje të lartë nga opinioni publik ndërkombëtar. Një sondazh i opinionit publik i kryer nga CGTN-i për dy vjet rresht nga viti 2023 deri më 2024 me 14 071 veta nga 38 vende të botës tregon se zakoni i militarizmit ka dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, dhe përdoruesit e internetit në përgjithësi vënë në dyshim legjitimitetin e Shteteve të Bashkuara si një “lider” në marrëdhëniet ndërkombëtare.
foto nga VCG
Në sondazh, 61.3 përqind e pjesëmarrësve besojnë se Shtetet e Bashkuara janë vendi më luftarak në botë. 70.1 për qind besojnë se lufta e ShBA-së jashtë vendit ka shkaktuar një krizë serioze humanitare në mbarë botën. Të anketuarit nga vendet evropiane dhe të Amerikës së Jugut kanë përshtypjen më të fortë për këtë, duke arritur përkatësisht në 74.3 dhe 77.4 për qind. Ndërsa 73.9 për qind e pjesëmarrësve nga vendet evropiane thonë se ndihma e shpeshtë ushtarake e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për vendet e tjera ka kërcënuar seriozisht paqen dhe qëndrueshmërinë botërore. Për më tepër, 63.8 për qind e pjesëmarrësve dënojnë Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e tyre afatgjatë në nxitjen e revolucioneve me ngjyrë dhe kryerjen e luftërave me ndërmjetësim në vende të tjera. 57.4 për qind e të anketuarve besojnë se NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka përkeqësuar tensionet gjeopolitike globale.
Ambiciet në zgjerim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë dhe pëlqyeshmërinë e saj kombëtare. Sondazhi zbuloi që vetëm 49.6 për qind e pjesëmarrësve besojnë se Shtetet e Bashkuara janë një vend i besueshëm, dhe niveli global i besimit ka rënë me 8.4 pikë përqindjeje brenda dy viteve. Besimi te Shtetet e Bashkuara midis pjesëmarrësve nga vendet evropiane dhe të Oqeanisë ështëpërkatësisht vetëm 39.6 dhe 37.6 për qind , duke rënë me 11.5 dhe 10.4 pikë përqindjeje brenda dy viteve. Një tjetër 79.6 për qind e pjesëmarrësve në sondazh nga vendet evropiane besojnë se “Shtetet e Bashkuara janë një vend dominues”. 51.1 për qind e të anketuarve nga vendet e Oqeanisë besojnë se “Shtetet e Bashkuara janë një vend për t’u frikësuar”.
Sondazhi u krye bashkërisht nga CGTN-i dhe Universiteti Renmin i Kinës nga viti 2023 deri në vitin 2024 përmes Institutit të Komunikimit Ndërkombëtar të Epokës së Re. Vendet ku u krye sondazhi mbulojnë vendet kryesore të zhvilluara dhe vendet e Jugut Global. Të gjithë pjesëmarrësit janë njerëz të zakonshëm mbi 18 vjeç, dhe mostra është në përputhje me shpërndarjen e moshës dhe gjinisë të regjistrimeve të popullsisë të vendeve të ndryshme./cgtn