• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

  • POLITIKË

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

  • SOCIALE / KULTURË

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

    Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

    Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale: Drejtësi!

    Kosovë/ Ambasada britanike: Të respektohen pavarësia dhe vendimet e Kushtetueses

    Kryeministri Kurti priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

  • POLITIKË

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

  • SOCIALE / KULTURË

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

    Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

    Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale: Drejtësi!

    Kosovë/ Ambasada britanike: Të respektohen pavarësia dhe vendimet e Kushtetueses

    Kryeministri Kurti priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home JO VETEM LAJM

Takimi Trump-Putin: U mbars mali, u kthye ariu rus

19 Gusht, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Bruno Rukavina-gjeopolitikanews[i]

Përllogaritje të ndryshme dhe parashikimet e realistëve para takimit

Parashikimet dhe përllogaritjet në marrëdhëniet ndërkombëtare janë tejet të vështira për shkak të shkallës së lartë të të papriturave të cilat e kanë bazën te natyra njerzore. Për ata që kanë qënë aktivë në politikë ose janë ende, e dinë mirë se takimi i krerëve të shteteve nuk mund të zhvillohet nëse që më përpara nuk është rënë dakord për diçka ose nëse është e nevojshme që për disa gjëra të bisedohet ballë për ballë, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësve ose negociuesve. Në këtë kontekst mund të shihet edhe takimi i presidentit amerikan dhe atij rus në Alaskë.  Ka muaj që janë duke u zhvilluar takime të fshehta, e nganjëherë edhe të hapta, amerikano-ruse në mbarë botën në të cilët Ukraina është një prej pikave në agjendën e këtyre bisedimeve. Para ardhjes në pushtet në presidentit Donald Trump, raportet amerikano-ruse ishin në nivelin më të ulët që nga koha e Luftës së Ftohtë dhe ishte e domosdoshme të zgjidheshin shumë probleme bilaterale – si puna e përfaqësive diplomatike, gjë që në takim u theksua qartë, por gjithashtu të përpiqeshin të kuptonin (dhe shpjegonin) interesat ruse dhe amerikane, por njëkohësisht edhe pozitat e tyre rreth konfliktieve dhe krizave në mbarë botën. Puna shumëmujore diplomatike prodhoi një takim pothuajse tre orësh mes delegacioneve amerikane dhe ruse.

Ndër shumë ekspertë dhe analistë që kanë parashikuar ecuri të ndryshme të takimit është më optimale të theksojmë atë që ka qënë më afër në parashikimet e ecurisë së takimit, dhe në këtë rast ky përsëri ishte profesori amerikan John Mearsheimer (i cili flet më së shumti nga kuadri realist teorik, nga ku ndoshta rrjedh shkalla ë lartë e parashikimeve të tij në marërdhëniet ndërkombëtare). (Kujtojmë vetëm se profesori Mearsheimer në vitin 2014 në një leksion që pati mbajtur atëherë parashikoi me saktëse konfliktin e sotëm në Ukrainë nëse ajo do të vazhdonte në rrugën e afrimit të saj me aleancën e NATO-s).

Argumentet të cilët profesori John Mearsheimer parashikoi rreth takimit amerikano-rus në Alaskë mund të përmblidhen në këtë mënyrë:

  • Loja e hijeve – pozicionet tejet të ndryshme ruse dhe amerikane. Rusia vuri kushte të qarta për fundin e konfliktit, të cilët Ukraina, Europa dhe një pjesë e njerëzve përreth Trumpit dhe shumë politikanë amerikanë (por edhe një pjesë e institucioneve shtetërore) i hedhin poshtë në mënyrë kategorike. Për këtë takimi direkt i krerëve ndodhi në mënyrë që të bënte të tërhiqeshin në hijet e Alaskës të mbrojtur nga të gjithë qëndrimet kategorikisht anti-paqesore ukrainase dhe amerikane.
  • Takimi si përpjekje e fshehjes së aksionit të pasuksesshëm të Trumpit për të vendosur sanksione sekondare ndaj Kinës dhe Indisë. Sanksionet duhej të vendoseshin me 8 gusht, për këtë Trumpi dërgoi Stev Witkoffin për t’u marrë vesh për takimin e për pasojë sanksionet u shtynë. Sanksionet vetëm do të afronin Kinën dhe Indinë më afër Rusisë, por do të kishin edhe afekt negativ mbi ShBA-të.
  • Rusia vazhdon pushtimet në Ukrainë, gjë që lehtëson pozitën negociuese të Rusisë, ndërsa rëndon atë të Perëndimit. Momentalisht Putini nuk ka arësye për kompromis, sepse ky konflikt përbën kërcënim egzistencial për Rusinë, pavarësisht sa refuzon Perëndimi t’a kuptojë këtë dhe të pranojë logjikën e qëndrimit rus. Perëndimi vetëm mund të reagojë vetëm ndaj këtij qëndrimi dhe për këtë është esenciale që synimet e rusëve duhen pranuar pa kompromis.  Për këtë shtrohet pyetja: cila është marrëveshja dhe sa është e mundur  ajo? Cilët janë themelet e saj në përgjithësi? Sipas profesorit nuk ka zgjidhje magjike të këtij konflikti.
  • Shansi që Vladimir Putini të tregohet si aktor racional diplomatik, dhe jo si i çmendur luftënxitës sikurse e ka konstruktuar (demonizuar) për vite me radhë Perëndimi figurën e tij. Që muajin e kaluar kemi nënvizuar në portalin Gjeopolitika news: “Sadoqë kjo mund të tingëllojë e pabesueshme në elitat e sotme politike dhe në opinionin e gjërë publik në Perëndim, nëse bëhet një analizë e detajuar e strukturës dhe e sistemit të elitës politike ruse brenda dhe përreth Kremlinit, do të shihet se Putini është zëri potencial i arësyes pragmatike realpolitike me të cilin mund të ulesh dhe të bisedosh rreth, përshembull, zonave të interesit/ndikimi dhe arkitekturës së re të sigurisë në Europë, përkundër zërave të shumtë iracionalë në elitën ruse të cilët prej vitesh kërkojnë zgjidhje të ndryshme bërthamore”. (Rukavina 2025) (Publikuar edhe në portalin tonë: https://www.argumentum.al/paradoks-ndersa-politika-godet-mosken-me-sanksione-shkaterruese-kompanite-perendimore-vazhdojne-te-jene-te-gjithepranishme-ne-rusi/.
  • Profesori shton se do të duhet të bisedohet për paqen, arranzhimet më të gjëra të sigurisë në botë dhe në Europë, si të përmirësohen marrëdhëniet ruso-amerikane. Presidenti rus vjen në truallin amerikan dhe kësisoj del nga izolimi, për këtë Putini nuk ka se çfarë të humbasë nga ky takim, por do të shfaqë si edhe deri tani racionalitetin e tij dhe angazhimin e fortë për interesin kombëtar rus i cili për dhjetëvjeçarë të tërë ka mbetur i pandryshuar.
  • Nuk do të arrihet marrëveshja përfundimtare paqesore, por do të përsëriten qëndrimet dhe pozitat rreth asaj për të cilën bien dakord, dhe kjo është, thënë në përgjithësi, përmirësimi i marrëdhënieve ruso-amerikane. Nga ana tjetër deri te ndreqja e vërtetë e marrëdhënieve ruso-amerikane mund të shkohet vetëm nëse zgjidhet konflikti ndërshtetëror ruso-ukrainas. Në të ardhmen, sipas profesorit, do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodhë nëse Rusia do të vazhdojë me pushtimin e Ukrainës dhe atëherë (nëse) thyhet mbrojtja ukrainase, si do të reagojë Perëndimi ndaj rrugës së hapur të rusëve drejt lumit Dnjepër? A do të reagojnë (Europa dhe ShBA-të) në mënyrën pranuese dhe të thonë: puna u zgjidh, apo do të dyfishojnë përpjekjet për mbrojtjen e Ukrainës duke vazhduar luftën me të gjitha mjetet që munden. Profesori do të vinte bast në skenarin e dytë sipas të cilit shumica e Perëndimit do të mbështesë Ukrainën, gjë që do të përkeqësojë akoma më shumë marrëdhëniet ruso-amerikane. Nuk duhet të harrojmë se Trumpi dhe njerëz si puna e J.D. Vance përbëjnë pakicë në Perëndim të cilët duan të ulen dhe të merren vesh me Rusisë, por po ata njerëz vazhdojnë të armatosin edhe më tej Ukrainën. Megjithatë, sfida më e madhe e Ukrainës nuk janë aq shumë armët, sesa humbjet njerzore ukrainase.
  • Në dimensionin  strategjik, kur krahason pozitat amerikane dhe ato ruse, sipas profesorit, ato janë si puna e krahasimit të Bambit dhe Goxillës. Rusët kanë një një vizion  të përcaktuar qartazi, mison, interesa kombëtare, synime dhe burime për të realizuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë deri në realizimin e gjithçkaje që kanë në agjendë. ShBA-të me Donald Trumpin nuk duan konflikt në Ukrainë dhe duan t’a përfundojnë sa më shpejt. Rusia e di se çfarë dëshiron, ShBA-të dinë se çfarë nuk dëshirojnë. Si amerikan, profesorit i vjen keq keq që për vite me radhë institucionet amerikane kanë degraduar strategjikisht dhe janë shkatërruar meritokratikisht. Tregues i këtij fakti është pikërisht ky konflikt.
  • Shkëmbimi i territoreve është çështje e cila nuk mund të përmendet pa Rusinë (por edhe pa Ukrainën).
  • Donald Trumpi do të duhet të shqetësohet më shumë dhe të pozicionohet më mirë strategjikisht rreth lojtarit veto të paqes në ShBA dhe në Europë, të cilët duan vazhdimin e luftës dhe ofrimin e mbështetjes Ukrainës (Mearsheimer, 2025a) (Mearsheimer, 2025b).

Rezultati kryesor i bisedimeve

Pas takimit në Alaskë, shumica e atyre që parashikonte profesori ndodhën. Rezultati kryesor i bisedimeve është shumë i thjeshtë:

U mbars mali, u kthye ariu (rus) (nga izolimi trevjeçar Perëndimor dhe kjo ndodhi në truallin amerikan). Ndoshta ky skenar u tingëllonte joreal shumë vetave deri sa edhe ndodhi dhe kjo vetëm tregon për shkallën e paparashikueshmërisë dhe papritshmërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo kryesorja që ndodhi, është se u shtynë sanksionet kundër aktorëve sekondarë (Indisë dhe Kinës).

Ky takim mund të shihet si akti sinjalizimi ndaj aktorëve  të tretë, dhe jo si mekanizëm direkt i zgjidhjes së konflikteve. Në negociata informacionet kyçe jo rrallë transmetohen jo nëpërmjet marrëveshjes direkte, por nëpërmjet gjesteve me synim, zgjedhja e gjuhës dhe lëvizjet simbolike që shërbejnë për formësimin e pritmërive të shteteve të tjera dhe opinioniot publik ndërkombëtar. Në këtë kuptim, takimi i presidentit amerikan me atë rus në Alaskë (mbi simbolikën e së cilës tashmë është shkruar shumë) mund të interpretohet si shembull i sinjalit komunikues të orientuar drejt Europës, Kinës e më tej edhe Jugut Global – mesazhi se të dy fuqitë, edhe përkundër konflikteve dhe interesave që nuk përputhen, mbeten të afta për dialog të drejtpërdrejtë. Kësisoj takimi i krerëve merr funskionin e aktit ritual të diplomacisë në të cilën simbolet dhe sinjalet kanë rëndësi të njëjtë si edhe përmbajtjet konkrete të negociatave, duke vërtetuar tezën se diplomacia është njëkohësisht edhe formë komunikimi, shfaqjeve dhe formë e strukturimit të rendit ndërkombëtar.

Meqë folëm për simbolet, vetëm një reflektim të shkrutër mbi fanellën me shënimin simbolik SSSR (BRSS) të ministri rus të punëve të jashtme Sergej Lavrov. Interpretimet janë të ndryshme, por parë kontekstualisht, ato gjenden në Shtetet e Bashkuara ku mbizotërën Doktrina Monro (kufizimi i ndikimit europian në Amerikë ose Amerika amerikanëve), Lavrovi vetëm paralelizoi me formën ruse të doktrinës Monro të njohur di Doktrina Kozirjev e viteve 1991-1992 e cila thotë se komshillëku i afërt rus (shtetet e ish BRSS-së) janë sferë ruse e ndikimit. Kujtojmë se ministri i parë i punëve të jashtme të Federatës Ruse, Andrej Vladimiroviç Kozirjevi ishte kuadër liberal properëndimor i Jelsinit i cili ishte përkrahës i bashkëpunimit të afërt të Rusisë em ShBA-të dhe NATO-n, në mënyrë të tillë sipas asaj që Kozirjevi ndoshta i ka konsideruar idetë amerikane gjeopolitike si puna e Doktrinës Monro dhe të famshmin Manifest Destiny (legjitimimi ideologjik i ekspansionit amerikan), gjë të cilën e kujtoi Sergej Lavrovi.

Kina, si “vëshguese e heshtur” e takimit, vështronte më vëmendje çfarë po ndodhte dhe përshëndeti përparimin drejt paqes. Megjithëse nuk ishte e pranishme, çdo kalkulim politik amerikano-rus dhe lëvizje direkte apo indirekte automatikisht ka të bëjë me Kinën (ballancimi i fuqisë, zinxhirët energjetikë, tregtarë dhe teknologjikë, dilemat e sigurisë etj.). Kur të përfudnojë dikur konflikti ruso-ukrainas, do të jetë interesante të shihet nëse Rusia do të luajë lojën të cilën duhet t’a luante Ukraina nëpërmjet strategjisë së politikës së jashtme të ballancimit, vetëm Rusia mes ShBA-ve dhe Kinës, ndërsa Ukraina këtë strategji e ka zbatuar që nga momenti i shpërbërjes së BRSS-së e deri në vitin 2014 dhe me Euromajdanin me ballancimin mes Perëndimit dhe Rusisë. Me këtë politikë të ballancimit mes ShBA-ve dhe Kinës, Rusia hap shanse të largohet nga izolimi Perëndimor, të ngrihet mbi sanksionet, por edhe të rinovohet me sukses kur të përmbyllen aktivitetet ushtarake. Nga ana tjetër, nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje mes aleatëve Perëndimorë (ShBA, Europa, Ukraina), Trumpi potencialisht mund të përmbledhë forcat dhe t’ua paraqesë europianëve dhe ukrainasve marrëveshjen e tij paqesore si ultimatum: ose pranojeni këtë marrëveshje ose unë tërhiqem nga çdo lloj mbësshtetje të konfliktit dhe ju vazhdoni të luftoni pafundësisht deri në asgjësimin e plotë (ndoshta edhe me armët amerikane të cilat europianët do t’i blejnë për Ukrainën duke mbushur kësisoj buxhetet private të kompleksit ushtarako-industrial). Në fjalimin e presidentit Trump pas takimit kjo ishte e dukshme kur tha se u takon europianëve dhe ukrainasve të shprehen nëse duan t’a pranojnë këtë marrëveshje paqesore ose jo, gjë që tregon se edhe vetë Trumpi sheh vështirësi të mëdha për gjetjen e një marrëveshje.

Natyrisht, është shumë i mundshëm skenari që në të ardhmen përpjekjet diplomatike dhe propozimet do të intensifikohen, por natyrisht përherë duhet patur kujdes nga merimanga të ndryshme botërore dhe rrjetave të tyre destruktive të cilat mund të shkatërrojnë përpjeket diplomatike me provokimet dhe keqpërdorimet e tyre. Megjithëse ndoshta jemi ende larg marrëveshjes përfundimtare paqesore, jemi të orientuar drejt saj, gjë që gjithsesi është përparim në vetvete. Në kohët që kemi përpara do të bëhen bisedime mbi përfundimin e konfliktet, ndërsa për Rusinë, përveç territoreve po ashtu me rëndësi janë edhe pikat e neutralitetit dhe demilitarizimit të Ukrainës, si dhe të drejtat kulturore dhe gjuhësore të rusëve në Ukrainë. Gjithastu është kryesore edhe çështja e garancive të sigurisë, por jo vetëm për Ukrainën sikuse mendojnë  shumë veta dhe për të cilat mediat raportojnë  në mënyrë konstante, por edhe për Rusinë e cila do të kërkojë edhe për vete garanci sigurie që kur të nënshkruhet marrëveshja të mos vihen në diskutim (sikurse ishte rasti me Marrëveshjen e Minskut), ose nëse cilado palë të mos guxojë të nisë sulme të reja në territoret ruse (potencialisht të rejat, por edhe të vjetrat). Kështuqë do të jetë interesante të shihet se cili do të japë garanci sigurie, vetëm aleatët europiane dhe ShBA-të apo do të shfaqen aktorë të tjerë të cilët mund të jenë garantë sigurie si puna  Kinës dhe Indisë, sikurse citon një prej burimeve diplomatike.

Kërkimi për paqen

Vetë emërtimi i takimit mes liderve Kërkimi për paqen (Pursuing Peace) dhe jo armëpushim (casefire)  flet për mirkuptim ndaj pozitës ruse, e cila është për paqen dhe jo për armëpushime, meqënëse Rusia e ka të vështirë t’i besojë Perëndimit dhe Ukrainës pas dy armëpushimeve të dështuara të Minskut. Kujtojmë vetëm ish kancelaren gjerman Angela Merkel dhe presidentin  francez François Holland, që deklaruan, pas fillimit të veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, se Marrëveshjet e Minskut ishin vetëm blerje kohe për Ukrainën në mënyrë që ajo të armatosej dhe të përgatitej për konflikt me Rusinë. Deklarata të këtilla për politikën e jashtme dhe diplomacinë janë tejet të rrezikshme sepse arrihet në konkluzionin se marrëveshja që në fillim ishte një mashtrim dhe fjalë boshe në letër, ndërsa për Rusinë edhe një tradhëti tjetër dhe zhgënjim për Perëndimin (Reuters-2022). Pra, Marreveshja e Minskut nuk duhej të implementohej kurrë. Pas deklaratash të këtilla të shteteve të të fuqishme europiane, Gjermanisë dhe Francës, të cilat janë gjithë ditën e ditës për promovimin e paqes dhe mbështetjen e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshje të nënshkruara, sipas parimit juridik pacta sunt servanda, përse t’u besojë ndokush?

Trumpi si edhe Putini dëshiron të shkojë menjëherë drejt paqes, nuk i nevojiten armëpushime të reja (gjë që Trumpi i’a përsëriti Zelenskit me të cilin  u takua të hënën), sepse nga perspektiva ruse armëpushimi do të shfrytëzohet për armatosjen e Ukrainës që të jetë përsëri e gatshme për aktivitete luftarake. Për këtë pozicioni i Trumpit dhe i Putinit janë: t’u japim fund konflikteve, të vendosim paqen dhe të nisim bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe financiar dhe një arkitekturë të re europiane të sigurisë.  (Të cilën paradoksalisht një pjesë e mirë e liderve europiane nuk e dëshiron).

Rusia është treg i madh për edhe burim i mineraleve dhe lëndëve të para të shumta të cilat i nevojiten ShBA-ve që të mbeten në pozitat e fuqisë kryesore në botë. Gjithashtu këtu hyn edhe ndikimi rus në Lindjen e Mesme, Arktik, Azinë e Mesme, çështjet rreth Kaukazit, Afrika dhe ajo çështja kryesore për të cilën mbretëron heshtja e madhe: Kina (por edhe tema të tjera të mundshme për të cilat potencialisht bisedohet pas dyerve të mbyllura). Por kyçi për këta shanse të shumta që presin realizimin, investimin dhe hapjen  përsëri të Rusisë ndaj botës, është Ukraina. Konflikti, të cilin Donald Trumpi e trashëgoi nga Bajdeni (dhe sikurse e përsëriti edhe Putini: sikur të ishte Trumpi, konflikti nuk do të kishte nisur kurrë), është tejet i ndërlikuar të përfundojë diplmatikisht sepse ende vazhdon në fushën e luftës. Çështja kyçe mbetet akoma: si të fitosh në luftën konvencionale kundër një fuqie bërthamore e cila e përcepton si kërcënim ekzistencial (pavarësisht nga argumentet Perëndimore se ky i mësipërmi nuk është kërcënim, sepse kërcënimin e përcakton çdo aktor për veten e tij dhe jo dikush tjetër për të)?

Historitë dhe rrëfimet rreth dëshirës së Donald Trumpit për të marrë çmimin “Nobël” për paqen janë të parëndësishme nëse janë të sakta, sepse nëse ai do të jetë figura kyçe që do të përmbyllë konfliktin në Europë, gjithsesi duhet t’a marrë. Çmimin në fjalë, i cili ka vite që është lëndë diskutimi dhe kontraversash sepse e kanë marrë individë ose institucione vendimet dhe veprimet e të cilëve kanë qënë në kundërshtim me idenë e paqes si Henry Kissingeri, Yasser Arafati, Barack Obama, Bashkimi Europian, Theodor Roosevelti, Woodroë Wilson, e të tjerë. Donald Trumpi në këtë listë nuk do të dallonte shumë nga kontraversat që lidhen me të në krahasim me ato të shumë aktorëve të tjerë të cilëve u është dhënë ky çmim. Për më shumë do të ishte interesante në botën e papritshmërive sikur Trumpit me të vërtetë t’i jepet çmimi “Nobël” dhe ai të refuzojë t’a marrë për shkak të individëve të tjerë kontraversë që e kanë këtë çmim duke mos dashur të rreshtohet përkrah tyre.

Pyetja që rrjedh nga pozitat e paradigmës liberale të pas Luftës së Ftohtë është problematike: si të arrijë paqen Donald Trumpi (dhe potencialisht çmimin “Nobël” për paqen)? Duke pranuar shkatërrimin dhe shkeljen e së drejtës ndërkombëtare dhe legjitimimin e agresionit të hapur kundër një shteti antar të rendit ndërkombëtar, duke rikthyer forcën në teatrin botëror, me ndryshimin e kufinjve në Europë në të cilën janë të shumtë shtetet që kanë pretendime teritoriale ndaj shteteve fqinjë? Ashtu sikurse në 30 vitet e fundit (pjesërisht edhe sot) ishte sfiduese të ishe realist (konservator) në marrëdhëniet ndërkombëtare, sot dalngadalë po bëhet sfiduese të jesh liberal dhe të shohësh sesi po shkatërrohen bazat teoriko-ideologjike të mendimit liberal të cilat kanë qënë (edhe vazhdojnë pjesërisht të jenë) të rrënjosura thellë në Perëndim (kryesisht në Bashkimin Europian).

Çfarë mund të bëjë tani Ukraina?

Historia e Ukrainmës është vërtetë tragjike. Nëse shihet nëpërmjet 111 viteve të fundit shumë gjëra të trishtuara kanë ndodhur me Ukrainën: Lufta e Parë Botërore (1914-1918), lufta civile ruse (1918-1922), spastrimet dhe vdekjet nga uria (të cilat kanë goditur Ukrainën por edhe pjesë të tjera të BRSS-së, si Rusia dhe Kazakistani, gjë për të cilën shpesh heshtet), Lufta e Dytë Botërore (1941-1945) me betejat e mëdha në Ukrainë, konfliktet në Ukrainën Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, katastrofa në Çernobil (1986), kaosi dhe kriminaliteti në vitet 1990-të pas shpërbërjes së BRSS-së, Revolucioni “Portokalli” (2004) dhe revolucioni Euromajdan (20130214), konflikti brendaukrainas (2014-2022) dhe konflikti i tanishëm ruso-ukrainas (2022 deri sot). Do të ishte interesante të studiohej nëse këto tragjedi historike të Ukrainës kanë lidhje me mendimin britanik gjeopolitik të Halforda Mackinderit: Ai që sundon Europën Lindore, sundon Hartlandin (Rusia me fqnijët e saj të afërt); kush sundon Hartlandin, sundon ishullin botëror (Euroazinë); kush sundon ishulin botëror, sundon botën. (Për më shumë shih në portalin tonë artikullin në adresën: https://www.argumentum.al/kthimi-i-gjeopolitikes/)

Është e kuptueshme në mënyrë të natyrshme se ukrainasit sot nuk dëshirojnë të heqin dorë nga 20 përqind të territorit të tyre, por vazhdimi i konfliktit mund të kushtojë më shumë territore dhe jetë njerzore. Gjithmonë duhet llogaritur edhe papritshmëria dhe paparashikueshmëria e rregjimit në Rusi, gjë që është pak e mundur. Për këtë vazhdimi i konflikteve kundër një fuqie bërthamore për Ukrainën është katastrofal dhe për më shumë tragjik (por edhe për mbarë botën për shkak të mundësisë së përshkallëzimit bërthamor). Rrugëdalje potenciale dhe pragmatike nga ky konflikt në Ukrainë është të bëhet paqa dhe modus vivendi me Rusinë, sepse Rusia ka për të qënë gjithmonë fqinji i tyre dhe nga ajo nuk kanë si të ikin. Natyrisht, kjo ka shumë pak mundësi të pritet dhe kjo jo vetëm për shkak të elitës politike ukrainase e cila nuk e dëshiron një gjë të tillë, por edhe për shkak të Perëndimit i cili do t’i kundrvihet një gjëje të tillë, sepse në tre vitet e shkuara ka shpenzuar shumë mjete për t’a dobësuar Rusinë (pothuajse t’a asgjësojë, duke përdorur si mjet Ukrainën) dhe t’a tregojë nga ana propagandistike (t’a konstruktojë/ demonizojë) si aktor tejet negativ me të cilin cilado formë e modus vivendit është pothuajse e pamundur, megjithëse ndoshta pikërisht ky modus vivendi me Rusinë është realiteti potencial i cili është më i afërt për ne tani më shumë se kurrë më parë, sidomos pas takimit ruso-amerikan në Alaskë. Mjekimi i raporteve të helmuara mes Perëndimit dhe Rusisë nis me paqen në Ukrainë nëpërmjet gjetjes së një bashkekzistence paqesore dhe bashkëjetesë të Ukrainës edhe me Perëndimin edhe me Rusinë dhe kthimin e strategjisë së sukseshme diplomatike të Ukrainës – ballancimi mes Perëndimit dhe Rusisë (gjë që natyralisht është njëfarë histori horrori për individë të cilët bazohen në paradigmën liberale të pas Luftës së Ftohtë).

Alternativë e diplomacisë dhe paqes është konflikti dhe lufta

Përfundimisht po përsëris qëndrimin tim (akademik-humanist) që kam paraqitur në pranverën e vitit 2022, i cili, më duket mua, dalngadalë po bëhet realitet (megjithëse duhet ende shumë punë dhe vullnet politik për t’u sendërtuar):

Thelbi ontologjik i njeriut jeton shumë më lehtë në botën ku diplomatët humbasin nervat, sesa njerëzit jetët. Më mirë njëqind vite bisedime diplomatike, sesa një minutë luftë. Dhe për këtë, kotësia e këtij konflikti duhet të përfundojë me paqe (ose armëpushim) menjëherë, të cilën individët maliciozë dhe tendenciozë në këtë moment mund ta konsiderojnë zgjidhje “të pakuptimtë”. Në mënyrë që diplomacia (deri tani e pasuksesshme) e arësyeshme dhe racionale të ndalë veprimet luftarake, të aktivizojë dhe bëjë të kuptojnë diplomatët se lufta nuk është kundër disa njerëzve të këqinj dhe fantomatikë, por kundër njerëzve sikurse jemi edhe ne vetë, me interesat dhe dëshirat tona.

Pikërisht për faktin se jemi të njëjtë është e domosdoshme të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë, sëpaku të përpiqemi të kuptojmë palën tjetër, nëse momentalisht është e pamendueshme dhe e pamundur të falim të gjithë krimet që janë kryer në mënyrë të pakthyeshme. Kotësia e luftës qëndron te argumenti se nëpërmjet saj nuk tregohet se cili ka të drejtë, por cili do të mbesë gjallë, dhe, nëse këtë luftë nuk e përfundojmë, ekziston frika nga mundësia (bërthamore) se ajo do të përfundojë njerzimin sikurse e njohim. “Për këtë synojmë drejt asaj që kontribuon për paqen dhe ndërtimin e ndërsjelltë” (Romakëve 14:19)


[i] https://www.geopolitika.news/analize/sastanak-trump-putin-potraga-za-mirom-tresla-se-brda-vratio-se-ruski-medvjed/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

JO VETEM LAJM

“Gambiti serb i Rusisë”

19 Gusht, 2025
Palestinians look at the site of an Israeli strike on a house, amid the ongoing conflict between Israel and Hamas, in Rafah, in the southern Gaza Strip May 5, 2024. REUTERS/Hatem Khaled
Bota

Hamasi u thotë ndërmjetësve se pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

18 Gusht, 2025
JO VETEM LAJM

Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska

18 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Takimi Trump-Putin: U mbars mali, u kthye ariu rus

19 Gusht, 2025

Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

19 Gusht, 2025

Macron propozon Zvicrën si vend të mundshëm për bisedimet mes Putinit dhe Zelensky-t

19 Gusht, 2025

Kina dhe India bien dakord të ruajnë vrullin e marrëdhënieve dypalëshe

19 Gusht, 2025

Lavrov i hedh poshtë si fëmijërore pretendimet e BE-së se ‘sulmi’ i Rusisë ndaj Ukrainës ishte i paprovokuar

19 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.