Tatimet njoftojnë se Që prej datës 1 Prill deri në 2 Qershor, kanë përfituar nga ndihma financiare, Paketa 1 & 2:
-73,830 Biznese
– 187,437 Punonjës
Këshilli i Ministrave miratoi pak ditë më parë disa ndryshime në vendimin për paketën e dytë financiare, ku dy ishin rishikimet më thelbësore:
-së pari, u zgjerua afati i përfituesve, pasi tashmë e marrin ndihmën të gjithë të larguarit nga puna nga biznesi i madh midis datës 1 mars dhe 17 maj (më parë ishte nga 12 marsi në 10 prill).
Së dyti, nëse punëdhënësi nuk aplikon për punonjësin, individi përfiton automatikisht. Ndërkohë punëdhënësi merr dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh.
Nga këto ndryshime janë shtuar në skemë edhe 32 mijë përfitues të tjerë, duke e çuar numrin e tyre në 210 mijë.
Ndërkohë shumë biznese ankohen se ata nuk po arrijnë të aplikojnë pasi sistemi nuk ua mundëson një gjë të tillë.
Subjektet që përfitojnë
Sipas vendimit, subjekti mund të përfitojë sipas kritereve dhe masave të caktuara, në baze të kodit ë apo deklarimit vjetor.
Masat që përfitojnë janë:
Masa 1 – Subvencionim për punonjësit e larguar + aktualë në bizneset me të ardhura 14+ milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së
Masa 2 – Mbështetje për të larguarit nga puna në periudhën 1 Mars – 17 Maj (për të gjitha subjektet e hapura apo të mbyllura nga urdhrat e MSHMS-së).
Masa 3 – Subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë (përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj.)
Masa 4 – Subvencionimi i pagës së luftës për punonjësit e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit.