• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

  • SOCIALE / KULTURË

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

    Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohen dy kandidaturat e propozuara nga Vetëvendosje.

    Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

    Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Thirrja e Vjosa Osmanit për rezolutë kundër genocidit serb dhe jo kundër akuzave të Dick Martin

18 Dhjetor, 2020
in KOSOVA, ME TE LEXUARAT, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani  me ftesë të presidentit Meta nisi dy ditë më parë  një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ajo e nisi  këtë vizite me një homazh të Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë.

Kjo do të ishte simbolika e parë e cila do të paralajmëronte mesazhet e tjera  në axhenden e mëtejshme të kësaj vizite zyrtare.

Ajo tha se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar, është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.  “Ai bëri atë që na duhet më së shumti sot. Përveç se ishte gardian i vlerave të qytetërimit perëndimor, ishte edhe model i unifikimit. Ai dikur mbrojti vlerat e qytetërimit, të cilin e synojnë bashkë Kosova e Shqipëria”, ka theksuar Osmani.

Zonja Osmani ishte e përgatitur dhe tejet e vetedijshme për marrëdhëniet e ftohta të pakten në dy vitet e fundit  që  ngrihen e shkrihen jo sipas motit por sipas disa interesave personale të liderve tanë në Shqipëri e Kosovë. Vjosa erdhi për ti shkrirë këto akuj, erdhi me simbolin e “Besëlidhjes së Lezhës”, me simbolin e unifikimit .

E tillë ishte dhe axhenda e zonjës Osmani e cila  kishte  mirëpërcaktuar takimet me të gjithë liderit dhe funksionaret më të lartë të shtetit  në të dyja kahet politike  deri tek zemra e kombit shqiptar,  Memoriali “Nënë Shqipëri”.

Në të gjitha takimet e planifikuara zyrtare, Presidentja e Kosovës kishte të njëjtën thirrje që diku u dëgjua  dhe u përkrah e diku tjetër shkoi në vesh të shurdhër, po aq e shurdhër sa duartrokitja e vaket e parlamentit dhe karrigia bosh e Kryeministrit shqiptar.

Por le ta nisim me takimin ndërmjet Vjosa Osmanit dhe homologut të saj Presidentit  Meta. Ajo erdhi me simbolin e yjeve, yjeve të shuar nga dhunimi i qindra grave dhe vajzave në Kosovë, duke treguar kështu plaget e luftës së Kosovës ende të pambyllura.

Presidenti Meta prit me nderimet me të larta shteterore zonjën Osmani .

Vjosa Osmani i quajti raportet mes dy vende si raporte motrash, pasi motrat janë më të sinqerta.  E si motër ajo kërkoi mbështetjen e Shqipërisë që ti qëndrojë në krah për ti  dhënë zë një të vërtetë të madhe të luftës në Kosovë që sipas saj po tentohet të manipulohet.

 Para syve tanë po tentohet të përmbyset e vërteta. E vërteta është se në Kosovë është Serbia ajo që ka kryer gjenocid dhe krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, nuk ka një të vërtetë tjetër dhe këtë të vërtetë e ka parë e gjithë bota mbarë sepse ka ndodhur para syve të botës.

Por në mënyrë që të mos lejojmë që të përmbyset e vërteta ne sërisht kemi nevojë për ndihmën e Shqipërisë, kemi nevojë që Shqipëria të na qëndrojë pranë dhe të jetë zëri ynë aty ku nuk kemi zë, qofshin ata mekanizma rajonalë apo edhe organizata ndërkombëtare ku po tentohet të paraqitet një pasqyrë për Republikën tonë e cila fare nuk ka të bëjë me realitetin.

Dhe për këtë ajo kishte një kërkese të qartë “ Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që do të dënonte, gjenocidin serb në Kosovë”.

Kjo thirrje e parë në institucionin e presidentit u mirëprit dhe u përkrah nga kreu i shtetit.

Presidenti Meta theksoi se ka siguruar Osmanin se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, sepse, sipas tij, “jemi të bindur jo vetëm në legjitimitetin e saj të plotë ndërkombëtar, por edhe për faktin se një Kosovë me integritet të plotë territorial, sa më parë anëtare e OKB-së i shërben sigurisë dhe zhvillimit të rajonit dhe njëkohësisht edhe të gjitha vendeve tona”.

“Vlerësova qëndrimin dinjitoz dhe shpreha mbështetjen time ndaj ish-drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’u përballur me drejtësinë në mënyrë për të konfirmuar edhe një herë drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës përballë gjenocidit monstruoz serb në zemër të Evropës“, tha më tej presidenti i Shqipërisë.

Nga ana tjeter zonja Osmani  vlerësoi dhe  falënderoi presidentin Meta për qëndrimin tij të prerë kundër idesë së tmerrshme dhe aventurës së rrezikshme për ndryshim kufijsh. Biseduam për procesin integrues në BE. Në të njëjtën kohë për ne është po aq i rëndësishëm integrimi në NATO”, tha Osmani.

Të njëjten thirrje Zonja Osmani adresoi edhe në kuvendin e Shqipërisë,  një thirrje që nuk u dëgjua pasi u bojkotua nga vetë shefi i qeverisë, pavarësisht se në një interviste televizive Znj. Osmani do të pohonte se nuk e kishte vënë re karrigen bosh të Kryeministrit, kjo ndoshta sepse padiskutim fjalimi i presidentes së Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë nuk u drejtohej  vetem deputetëve, por gjithë shqiptarëve.

Edhe pas takimit zyrtar me kryemistrin Rama, duket se ky i fundit e ”censuroi “ thirrjen e Osmanit duke mos mbajtur asnjë konference për shtyp.

Ndonëse është i njohur qëndrimi  i Kryeministrit Rama sa i përket shkëmbimit të kufijve  dhe Mini-shengenit, dy çështje që kanë përplasur prej dy vitesh politiken  Shqipëri – Kosovë, ajo që e vë në pikepyetje pozicionimin e Tiranës përballë Kosovës e Serbisë është pikërisht kërkesa dhe thirrja  e Zonjës Osmani që Shqipëria  t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb,

Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke e njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet. Dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër të botës.

Prandaj edhe i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur i bashkojmë zërat tanë, ata do të dëgjohen edhe përtej Kosovës e përtej Shqipërisë,shprehet presidentja e Kosovës në kuvendin e Shqipërisë.

Por ndërsa kuvendi i Shqipërisë hesht përpara thirrjes së Presidentes Osmani për “miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb”, qeveria Rama disa ditë më parë ka miratuar një tjetër rezolute kundër rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011 dhe akuzave të fundit të Gjykatës Speciale për krime të pretenduara edhe në territorin tonë.

Në fakt kjo rezolute e qeverisë Rama, është  parë e panevojshme nga pala kosovare, sikundër e tregon dhe heshtja e znj Osmani. Asnjë fjalë për rezoluten e Partisë Socialiste.

Por çfarë përmban kjo rezolutë?

Bëhet fjalë për rezolutën Këshillit të Evropës që mbështet raportin e Dick Marty dhe që kërkonte hetime.  Pas komisionit hetimor për raportin ish-prokurori zviceran Dick Marty, i cili ka akuzuar krerët e UÇK për krime ndaj shqiptarëve dhe serbëve, të kryerja sipas tij edhe në territorin e Shqipërisë, deri në rrëmbimin e serbëve për t’u trafikuar organet, Kuvendi i Shqipërisë do të përgatisë dhe miratojë një rezolutë kundër rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011 dhe akuzave të fundit të Gjykatës Speciale për krime të pretenduara edhe në territorin tonë.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkoi që rezoluta të hartohej sa më shpejt. “Është në nderin e këtij parlamenti që të jemi të unifikuar në këtë qëndrim dhe në një kohë sa më të shkurtër, me të gjithë dokumentacionin përkatës, të shprehemi me një rezolutë të unifikuar të të gjithë deputetëve shqiptarë për t’u dhënë përgjigje edhe rezolutës së Këshillit të Evropës, që ka akuzë brenda për territorin e Shqipërisë, edhe akuzës së drejtpërdrejtë për territorin shqiptar, që është ngritur kohët e fundit nga Gjykata Speciale, pavarësisht se është e një shteti tjetër. Pra, këto të dyja duhet të jenë objeksionet e kësaj rezolute dhe aspak, as të luftës politike në Kosovë, as të luftës politike në Shqipëri. Të jemi të qartë për këtë çështje”, ka pohuar Ruçi.

Por se sa e panevojshme është kjo rezolute e qeverisë Rama , do ta shpjegonte me argumenta të qarta diplomati i njohur Z. Jorgji Kote në “Realpolitik” të 16 Nëntorit për argumentum.al

Shumë zhurmë për asgjë”! është nisma ligjvënëse lidhur me Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (KiE) të 25 Janarit 2011 mbi raportin e Dick Marty. Pa konsulence me vetë KiE-në, tejet vonë, pa relevancë, pa kurfarë shansi dhe më shumë gjasa për bumerang ndaj nismëtarëve dhe imazhit të vendit tonë. Ca më keq akoma, kështu “shpiem ujë në mullirin e propagandës serbe” me dorën tonë! Pikërisht tani që kërkohet unitet dhe kohezion i gjithë forcave politike në Tiranë, Kosovë e gjetkë!
Padyshim 4 deputetët tanë bënë mirë që votuan pro asaj Rezolute, e cila theksojmë se nuk miratoi përmbajtjen e raportit Marty, por kërkoi hetimin e fakteve dhe akuzave politike nga organet gjyqësore që u ngritën më vonë. Atëhere, përse duhej votuar kundër kur Kosova dhe Shqipëria me të drejtë e kishin hedhur poshtë politikisht raportin në fjalë, duke u shprehur të hapur për çdo hetim dhe kur “ nuk e kishim mizën nën kësulë”? Ca më tepër, kur si Raporteri Marty dhe KiE-ja kishin pohuar me zë të lartë se Rezoluta nuk hidhte kurfarë dyshimi apo të njolloste popullin martir të Kosovës dhe UÇK-në?

Por, dhe sikur të kishim votuar kundër ne, kjo do të ishte pa ndikim përkundrejt 165 votave të tjera pro dhe vetëm 8 kundër e 14 abstenimeve! Sepse dhe ndonjë amendament i propozuar nga deputeti socialist Gjiknuri nuk u muar në konsideratë. Pastaj, po aleatëve tanë në BE dhe NATO, që e mbështetën Rezolutën, ç’tu thoshim?  Veç kësaj, ne që kemi punuar me organizata shumëpalëshe si me BE dhe KiE e dimë mirë se t’i rikthehesh e ca më pak të rrëzosh apo modifikosh një Rezolutë pas 10 vitesh, pa asnjë të dhënë të re thelbësore është si “t’i biesh murit me kokë”. Sa për trafikun e organeve në vendin tonë, kjo akuzë ka rënë me kohë dhe nuk ka lidhje, çka e bën të pakuptimtë nismën në fjalë. Kujdes dhe në akuzat kundër liderit të opozitës; ai ka i shërbyer UNMIK të OKB-së dhe jo UDB-së! Ndaj, të presim me durim, të mos demonizojmë njeri tjetrin për interesa partiake të çastit, se me siguri drejtësia dhe e vërteta për liderët e UÇK-së do të triumfojnë, përfundon kështu Z. Kote argumentimin e  tij lidhur me këtë rezolute.

E pra pikërisht sepse Tirana zyrtare po e  përdor këtë “kauze” për arsye politike personale, më shumë kundër kundërshtarit politik Z. Basha ndaj dhe  nuk  është mirëpritur nga Prishtina .

Ndërsa nga ana tjetër thirrja e pandërprerë për të gjithë liderit politik në Shqipëri nga Zonja Osmani për rezoluten kundër genocidit serb është mirpritur dhe përkrahur nga Zoti Basha.

Kreu i PD-së garantoi mbështetjen si sot por dhe nesër kur qytetarët ta ngarkojnë me përgjegjësinë e kryeministrit.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për mesazhet e qarta dhe të paekuivoke të shprehura edhe gjatë fjalës së djeshme në Kuvend dhe tek presidenti dhe të siguroj atë e Kosovën se sot si kryetar i opozitës dhe nesër me përgjegjësinë që do më ngarkojnë qytetarët dhe si nip i juaj do të bëj gjithçka të rikthejmë bashkëpunimin në nivele më të larta. Sfidat janë të larta do të jenë edhe më të mëdha por do të keni fuqinë e plotë tonën”

Por ndërsa rezoluta për dënimin e krimeve serbe në Kosovë do duhej të prese për zgjedhjet e 25 prillit 2021, kuptojmë edhe njëherë ndarjen e thellë që ka politika shqiptare edhe atëhere kur bëhet fjalë për Kosovën dhe vete ekzistencen e saj si shtet.

Fatkeqësisht Vjosa Osmani nuk arriti të realizonte një Beslidhje të dytë, e as ti dëgjohej fjala si motër e sinqertë, megjithatë jehona e thirrjes së saj do të kumboje gjatë…

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: KosoverezoluteShqiperivjosa osmani

Related- Posts

KOSOVA

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21 Gusht, 2025
KOSOVA

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

20 Gusht, 2025
KOSOVA

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohen dy kandidaturat e propozuara nga Vetëvendosje.

20 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21 Gusht, 2025

A mund të përfitojë Bjellorusia nga telefonata historike Trump-Lukashenko?

21 Gusht, 2025

Trump tërhiqet për momentin nga negociatat për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

21 Gusht, 2025

Xizang-u njeh zhvillim të fortë shoqëror dhe ekonomik gjatë gjashtë dekadave të fundit

21 Gusht, 2025
_cuva

Xizang, rritje e të ardhurave të disponueshme për frymë

21 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.