Intervistë me Andrej Kozirev, ish ministër i jashtëm i Rusisë për DW[i]
DW: Zoti Kozirjev, cila është prognoza Juaj mbi bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll?
Andrej Kozirjev: Do të isha i lumtur nëse do të gaboja, por për fat të keq më duket se këto bisedime janë plotësisht humbje kohe. Nuk ka arësye përse këto bisedime, kushdo që merr pjesë në to, të kurorëzohen me sukses.
E vetmja mënyrë që të ndalet Vladimir Putini është pikërisht ajo që do të detyronte të përfshihej në negociata normale dhe të marrë në shqyrtim ndërperjen e ndërhyrjes, është armatosja e Ukrainës deri në dhëmbë – sikurse shprehet nganjëherë presidenti amerikan Donald Trump. Vetëm ushtria ukrainase, ekonomia e Ukrainës dhe forca e tërë vendit mund të përbëjë një pengesë për një agresion të ardhshëm të largët në Europë dhe vazhdimin e luftës. Gjithsesi pikërisht kjo nuk duhet të ndodhë.
DW: Supozohet se Putini është në presionin e bisedimeve diplomatike javët e fundit, dhe ky në momentin kur Trumpi ka deklaruar se Putini po e tërheq për hunde. Dhe që gjërat zhvillohen ndryshe nga sa e kishte menduar Putini. A e shihni kështu?
Andrej Kozirjev: Nuk ka shenja se Trumpi është vërtetë i gatshëm për të ndërmarrë masa konkrete, sëpaku për të imponuar sanksione ekonomike. Megjithëse edhe ato nuk është se do të kishin jepnin përfitim të madh. Por ai as këtë nuk e bën, e lëre më pastaj të dërgojë armë moderne në Ukrainë, të rritë ndihmën ushtarake etj.
DW: A mendoni se ShBA-të nën Trumpin do ta ndryshojnë politikën e tyre dhe do ta rritin praninë ushtarake në Ukrainë?
Andrej Kozirjev: Natyrisht që ata mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo është çështje e vullnetit politik. Por ata kanë frikë. Kanë frikë nga kërcënimi bërthamor i Putinit. Megjithatë, Putini ndoshta kurrë nuk do të përdorë armët bërthamore për Ukrainën. Kjo është thjesht kërcënim. ShBA-të janë frikësuar, edhe tani frikësohen.
Perëndimi ka treguar se ka vullnet të dobët. Ai ka armë. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë armë me të cilat, duke i shpërndarë ose prodhuar pak a shumë shpejt, ndoshta mund ta ndryshonin ecurinë e kësaj lufte, madje edhe ta përfundojnë. Shpresoj se Rusia do të tërhiqet matanë kufinjve të saj. Bisedimet janë vetëm zëvendësim i masave të tjera.
DW: Çfarë mendoni si dikush që është momentalisht në Uashington, a është Trumpi i gatshëm të tërhiqet në çdo moment, ta harrojë Ukrainën dhe të bëjë sikur ajo nuk ekziston në hartë?
Andrej Kozirjev: Mendoj se ai do t’a kishte bërë me shumë dëshirë një gjë të tillë. edhe në rrethin e tij ka shumë të tillë të cilët me shumë dëshirë do t’a bënin një gjë të tillë: kanë futur kokën në rërë si puna e strucit dhe pohojnë se Amerika është në vendin e duhur, se atyre nuk u intereson asgjë tjetër dhe se Europa duhet të bëjë çfarë të dëshirojë. Kjo tregon mungesë të plotë kuptimi për rolin e Amerikës si udhëheqëse e botës së lirë dhe interesave amerikane në tërësi, përfshirë edhe ato ekonomike. Gjëja e vetme që e pengon Trumpin është opinioni publik, i cili në ShBA është me shumicë në anën e Ukrainës.
Ajo që gjithashtu e pengon është fakti se është pjesë e traditës amerikane të shfaqë empati për demokracitë të cilave u duhet të mbrohen nga diktatura. Si edhe në Europë, edhe në Kongresin amerikan, ka shumë prej atyre, përfshirë edhe republikanë, të cilët për hir të së vërtetës nuk janë haptazi kundër Trumpit, por gjithsesi qëndrojnë qartë në qëndrimet e tyre. Ekziston edhe Rezoluta mbi mbështetjen për Ukrainën – dhe Trumpi duhet t’a respektojë.
DW: Është bërë publike se ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov do të jetë në bisedime në Stamboll. Ai ka qënë zëvendësi Juaj dhe Ju flisni shumë pozitivisht për atë. Por, çfarë hapësirë veprimi ka ministri i punëve të jashtme në strukturën momentale të fuqisë së rregjimit të Putinit – veçanërisht në rolin e ndërmjetësit potancial? Gjë që në përgjithësi mund të jetë e mundur?
Andrej Kozirjev: Bash agjë. Sepse çdo ministër i punëve të jashtme, njëlloj si edhe atëherë kur kam qënë unë vetë ministër, realizon politikën e presidentit. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një diktator. Ministri i punëve të jashtme që i shërben diktatorit, nuk u shërben interesave të Rusisë.
Mendoj se Lavrovi është mjaft mirë i vetëdijshëm se kjo luftë është njëlloj katastrofë e madhe për Rusinë si edhe për Ukrainën. Por parë në periudhë afatgjatë, kjo mund të jetë katastrofë akoma më e madhe. Sepse Rusia po humbet veten, ndërsa Ukraina në këtë luftë heroike po gjen vetveten.
Andrej Kozirjev ka qënë Ministër i punëve të jashtme në kohën kur president i Rusisë ishte Boris Jelsini, nga viti 1990 deri në vitin 1996, ndërsa tani punon e jeton në ShBA.
[i] https://www.dw.com/hr/biv%C5%A1i-ruski-ministar-vanjskih-poslova-samo-naoru%C5%BEavanje-ukrajine-mo%C5%BEe-okon%C4%8Dati-rat/a-72555103
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA