Tirana feston sot 100 vite si kryeqytet i Shqipërisë. Bashkia ka organizuar disa aktivitete që kulmojnë me koncertin në orën 19:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’. Pasdite në Pallatin e Kongreseve u organizua një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri Rama, ambasadorë dhe personalitete. Kryebashkiaku Veliaj bëri thirrje për bashkim, të majtë dhe të djathtë për të mirën e vendit.
Në Pallatin e Brigadave pasditen e sotme u zhvillua ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës, ku të pranishëm ishin qytetarë dhe personalitete që kanë kontribuar në të mirë të vendit dhe kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama e cilësoi kryeqytetin si Amerikën tonë të vogël. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri thirrje që të gjithë të bëhen bashkë për të mirën e vendit për të ecur përpara, ashtu si në epokën e Skënderbeut, shpalljes së pavarësisë dhe Kongresit të Lushnjes.
“Ahengu, e bukura dhe pasioni, janë tre gjërat ku mbështetet filozofia e Tiranës. Tirana na do të gjithëve njëlloj. Kur mbështesim njëri tjetrin nxjerrim më të mirën nga zemra jonë. Po kur e japim më të mirën tonë? Edhe ne e japim kur jemi të gjithë bashkë, shikoni epokën e Skënderbeut, të pavarësisë, Kongresi i Lushnjes. Kujtoj luftën e dytë botërore, është i vetmi kryeqytet që u çlirua pa ndihmën e të huajve, kujtoni 1990, në këtë sallë ka qenë takimi i studentëve me regjimin. E kujtoj që kjo bashki, u transformua në 2000-2011.

Sot duhet të luftojmë kioskat e tjera, aty ku kemi inatet, mëritë dhe dogmat. Ringritje me cdo kush dhe çmim pas tërmetit. Jemi duke përgatitur 9 lagje të reja, që shekulli i ri të na gjejë më të fortë. Edhe sot këtu jemi bashkë, të majtë të djathtë. Lutja ime është të jemi bashkë si tani edhe jashtë mureve. Ne shpresojmë që të kuptojmë historinë tonë, rrugën që na ka sjellë. Metafora më e bukur e Tiranës është familja jonë e shenjtë. Tirana ka kaluar 130 kombësi të huaja, duke e bërë kozmopolitan, ndërsa ka kaluar mbi 1 milion banorë” tha Veliaj.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij është rikthyer pas në kohë kur ishte kryebashkiak i Tiranës duke treguar një episod me shembjen e kioskave për të ilustruar sensin e protagonizmit që ekziston.
“Ky është fakt, ashtu si kundër super prodhon me shumicë energji auto shkatërruese, por unë nuk e kam harruar se kam qenë kryetar i bashkisë them se më shumë sesa filozofi mund të vlejë një episod me një ndërtues pa leje.
Ishte njëri që ishte ngritur mbi të tjerët, ndërkohë që Lana po prishej, kur shoh para kësaj ndërtese po shkarkoheshin vetrata për ti ndërtuar, ndërkohë që gjithë rruga ishte mbushur me policë. Mendova se ishte dikush që po na sfidonte, zbrita nga makina thash kush është pronari?
Tha është lart po monton vetratat, i thash thuaj të zbresë dhe isha i bindur që do të gjeja një njeri që do të sfidonte shtetin. E pyeta pse e bën këtë? Shiko tha, cfarë po ndodh rreth është fiksimi jot, këtë që po bëj unë, është fiksimi im. Më tha, kam që në 1991 që po punoj dhe kam fiksim ta mbaroj dhe pastaj prishe. Ka një sens për të parë lart, protagonizëm” mbylli fjalën e tij Rama.
‘Tirana është Amerika jonë e vogël. Lum si ne që jetojmë në Tiranë’. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në pallatin e Brigadave në ceremoninë e 100 vjetorit të Tiranës. Para të ftuarve, personaliteteve dhe ambasadorëve të SHBA-BE-së, kreu i qeveria u shpreh se sfidat për shekullin e ri që nis nesër janë të shumta për Tiranën.

“Dua ti referohem Kadaresë kur thotë se ‘Tirana gdhin aq pabesisht e hijshme sa nuk di për cfarë ta marrësh delir apo qytet’. Kjo frazë i ka brenda të gjitha. Tirana është Amerika jonë e vogël. Tani kohët ka ndryshuar dhe me të drejtë, Amerika na kërkon të bëhemi si Amerika sot.
Është vendi ku njerëzit vijnë dhe kanë një ëndërr. Duke parë si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve nuk jemi keq. Keq nuk jemi, do të jemi shumë më mirë pa diskutim, edhe nëse nuk jemi ne të zotë. Lum si ne që jetojmë në Tiranë” tha ai.