Sot shënohet 103-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi një deklaratë përmes së cilës vlerësoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë ndër vite.
“Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët”, thuhet në deklaratë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë karakterizuar nga bashkëpunimi në fusha të ndryshme si siguria, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe reformat demokratike.
SHBA mbetet një aleate e rëndësishme e Shqipërisë, si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në proceset demokratizuese dhe integruese të vendit.