• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

    Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohen dy kandidaturat e propozuara nga Vetëvendosje.

    Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Fatos Kongoli: I druhem më të keqes, njerëzit të mos bien pre e ndasive

22 Qershor, 2019
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Politika shqiptare ka zhgënjyer në këto 30 vite për ndërtimin e ëndrrës shqiptare për demokraci, ajo ka rënë pre e etjes për pushtet dhe përfitime momentale duke ndërtuar në fakt një karikaturë që ka arritur një kulm të lemerishëm. Në gjykimin e shkrimtarit Fatos Kongoli, një nga autorët më të dashur të lexuesit shqiptar sot, fajtore e kësaj krize politike janë vetë politikanët.

Ai beson se politika “vegjeton e vetëmjaftueshme në izolimin dhe hermetizmin e vet plot idiotësi”. E në këtë mënyrë nuk ka apel për të, por një apel për qytetarët dhe lexuesit e tij të të gjitha kaheve politike: “Të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bien pre e pasioneve dhe ndasive artificiale, për interesat meskinë të disave”. “Një popull si yni, me tolerancën e tij të mrekullueshme fetare, aq e vlerësuar nga e gjithë bota, nuk duhet të bjerë pre aventurierësh”, thotë ai në intervistën për gazetën MAPO.

Kriza politike në vend ka arritur pikën më të nxehtë, si e shikoni ju këtë që po ndodh në politikë? Në analizën tuaj si shkrimtar e intelektual, mos vallë kemi dështuar ne si shoqëri që nuk marrim masa mbrojtëse, ose garanci, që mos të lejojmë politikën dhe politikanët të vijnë deri në këtë pikë?

Së pari, më lejoni t’ju falënderoj që më jepni mundësinë të shfaq edhe unë ndonjë mendim në këtë atmosferë jashtëzakonisht të rënduar krize. Dhe, duke ju falënderuar, të shpreh çiltërsisht ngurrimin tim fillestar për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja, të natyrës jashtëletrare. Njëherazi, pesimizmin tim.

Në një dhomë ku të gjithë bërtasin dhe ulërijnë është e kotë të thuash ndonjë fjalë, në rastin më të mirë askush nuk të dëgjon. Nuk e kam fjalën vetëm për politikanët, këta jo e jo. E kam fjalën në përgjithësi, shoqëria jonë është tepër e përçarë, e politizuar, ndërsa aktualisht e barrikaduar frikshëm. Për të gjitha këto, si shumë të tjerë, edhe unë mendoj se fajtore me “F” të madhe është klasa politike, politikanët. Jo se kam ndonjë kompleks ndaj tyre, politika sot është një profesion, më saktë një biznes mjaft lukrativ dhe jo kushdo është i aftë ta ushtrojë. Por kjo, megjithatë, nuk i shpëton ata nga përgjegjësia e rëndë historike për veprimet që kryejnë dhe nuk kryejnë, se tekefundit janë fajtorët kryesorë që ëndrrat tona naive të rreth tridhjetë vjetëve më parë, kur kërkonim një Shqipëri si e gjithë Europa, me meskinitetin, pangopësinë, herë-herë me ligësinë dhe injorancën e tyre, vit pas viti, dekadë pas dekade, nuk ndërtuan gjë tjetër përveçse një të ashtuquajtur demokraci, që nuk arriti kurrë të jetë më shumë se një karikaturë demokracie. Aktualisht shëmtia e kësaj karikature ka mbërritur në një kulm të lemerishëm.

Nga ana tjetër, pjesës së dytë të kësaj pyetjeje, që për të mos u zgjatur nuk dua ta perifrazoj, do t’i përgjigjesha “po”, sipas meje edhe shoqëria jonë ka dështuar. Sepse klasa politike, politikanët, janë prodhim i saj, pasqyrim i saj. Ky “problem”-ndjesë që detyrohem të shprehem kështu, me gjuhën e drunjtë të politikanëve – doemos, nuk është kaq i thjeshtë, përkundrazi, është mjaft i ndërlikuar, objekt i studiuesve, historianëve, analistëve. Unë nuk jam as studiues, as historian, as analist. Jam thjesht një shkrimtar, që kam lexuesit e mi, me të cilët komunikoj përmes librave të mi, i respektoj dhe i dua të gjithë, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Është një fakt i pamohueshëm: letërsia dhe artet, duke qenë shprehje e ndërgjegjes së kombit, vetëm i bashkojnë njerëzit, nuk ka ndodhur kurrë t’i përçajnë. E kundërta ka ndodhur dhe ndodh me politikën, prej kohësh ajo ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol përçarës.

Pse është kaq agresive politika? Si shpjegohet që shkohet kaq lehtë deri në skaj?

E vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Them se në thelb agresiviteti i politikës duhet të jetë, veç të tjerash, shprehje e përplasjes së interesave të kundërta ekonomike, për rrjedhojë edhe politike. E kjo reduktohet në çështje pushteti.

Sipas meje, Pushteti është ndjesia më e parezistueshme dhe synimi i natyrshëm i çdo politikani ose politikaneje. Diku, në një libër timin, kam shkruar se Pushteti, me magjinë e tij të jashtëzakonshme, e tjetërson personin, meshkujt në pushtet i zhburrëron, i bjerr, ndërsa femrat në pushtet i shfeminizon. Më duket se nuk është e nevojshme të sjell këtu disa shembuj nga realiteti ynë.

Ndërkaq, më ndodh të lexoj në artikuj gazetash apo të dëgjoj opinionistë në programe televizive, për vjedhje të hapura skandaloze dhe veprime të tjera të tipit mafioz. Nëse është vërtet kështu, domethënë nëse vërtet tentakulat e Mafies zgjaten kudo, siç flitet, gjendja do të mund të quhej katastrofike, në këtë situatë nuk mund të presësh asgjë tjetër përveçse tensionimin e skajshëm të politikës. Rrjedhimisht të njerëzve, të cilët përveç gjendjes së mjeruar ekonomike, bombardohen çdo ditë nga mëngjesi në mbrëmje në mënyrën më agresive nga propagandat e të gjitha anëve.

Së fundi, sipas meje, ky agresivitet i politikës vjen edhe nga fakti se politikanët përgjithësisht, të niveleve të larta apo relativisht të larta, që kanë në dorë fatet e vendit, duket e mendojnë veten të pandëshkueshëm, harrojnë se një ditë ndoshta mund t’u duhet të japin llogari për veprimet që kryejnë apo nuk kryejnë.

Si mund të dilet nga kjo krizë, sipas jush? A mund të shohim një zgjidhje të afërt? Nëse jo, çfarë na pret?

Një tjetër pyetje tepër e vështirë për mua. Nëse zgjidhja do të ishte aq e thjeshtë sa të mund ta sugjeroja edhe unë, punët nuk do të ishin këtu ku janë. Më e keqja, – dëshiroj me gjithë shpirt të jem i gabuar, -nuk shoh ndonjë zgjidhje të afërt. Nëse do të vazhdohet me kryeneçësi e arrogancë kështu, pa pikën e ndjenjës së përgjegjësisë, ku ndonjë zëri të arsyeshëm nuk ia var askush, i druhem më së keqes dhe në këtë të keqe, dihet, askush nuk do të dalë i fituar. Haraçet, si gjithmonë do t’i paguajnë njerëzit e thjeshtë.

Pse këtu në Shqipëri shitblerja e votës nuk shihet vetëm si një problem penal, një problem i drejtësisë, por është kthyer në një çështje kulturore?

Arsyeja, sipas meje është e thjeshtë. Ka një frikë të kuptueshme nga ata që janë zënë me presh në dorë, siç thuhet. Më kujtohet se një politikan shumë i lartë i huaj, në vitin e mbrapshtë 1997, i tronditur dhe pa marrë vesh më asgjë nga realiteti ynë dhe rruga ku u futën ngjarjet, deklaroi i dëshpëruar se nuk po e kuptonte më se kush ishin engjëjt e kush djajtë në Shqipëri. Atëherë ky arsyetim m’u duk i ngritur mbi paragjykime sepse, nëse jo të gjithë ishin djaj, po ashtu nuk ishin as engjëj. Edhe sot në Shqipëri është e njëjta gjë, jo të gjithë janë djaj e jo të gjithë engjëj. Kështu edhe për sa u përket zgjedhjeve, kush më shumë e kush më pak, në kohë të ndryshme, të gjitha palët janë “përlyer” në këtë pikëpamje. Mirëpo tani ka ndodhur një akt pa precedent me gjithë kuptimin e fjalës, nëse më lejoni të shprehem kështu: disa janë kapur me presh në dorë. Argumentet që përdoren për të relativizuar, për të përligjur atë që s’mund të përligjet, më vjen keq ta pohoj, nuk i qëndrojnë as logjikës elementare, janë fyerje edhe për logjikën elementare.

Sigurisht, mua më trishton në thellësi të qenies fakti që një pjesë e bashkatdhetarëve të mi, për arsye të ndryshme, në thelb varfëria e skajshme dhe frika për të nesërmen, e shesin votën, këtë të drejtë të shenjtë prej nga buron themeli i Demokracisë. Përtej tyre, turpi u mbetet sigurisht “ustallarëve” që manipulojnë me një mijë marifete këta mjeranë. Jam tronditur jashtëzakonisht kur kam dëgjuar zërat e njohur të disave, deri në atë çast burra shumë seriozë në sytë e mi, që komunikonin me një fjalor rrugaçësh. O Zot, thashë me vete pa u besuar veshëve, si është e mundur?

Si njeri i letrave cili është apeli juaj sot për klasën politike? Çfarë do të donit të shikonit te sjellja e politikanëve shqiptarë në këtë kohë krize?

Unë nuk kam dëshirë t’i drejtohem me ndonjë “apel” klasës politike. Për arsyen e thjeshtë se ajo vegjeton e vetëmjaftueshme në izolimin dhe hermetizmin e vet plot idiotësi. Nuk u besoj më atyre dhe s’më pëlqen ta harxhoj frymën kot.

Përkundrazi, kam dëshirë t’u drejtohem njerëzve të thjeshtë, veçanërisht lexuesve të mi, kudo që janë, të çfarëdo përkatësie politike, të çdo moshe, sidomos të rinjve e të rejave. Në këtë kohë krize të skajshme, plot rreziqe për ta dhe familjet e tyre, të bëjnë çmos të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bien pre e pasioneve dhe ndasive artificiale, për interesat meskinë të disave. Një popull si yni, me tolerancën e tij të mrekullueshme fetare, aq e vlerësuar nga e gjithë bota, nuk duhet të bjerë pre aventurierësh. Do të isha i lumtur nëse kjo thirrje imja do të shërbente sadopak./mapo

Related- Posts

INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

11 Korrik, 2025
INTERVISTË

Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

25 Qershor, 2025
INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Programi“Ndjenjat kulturore të Xi Jinpingut” do të transmetohet në mediat kryesore të vendeve të OBSh-së

25 Gusht, 2025

Raporti kinez vë në pikëpyetje ligjshmërinë e operacioneve të “lirisë së lundrimit” të ShBA-së 

25 Gusht, 2025

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

“Nga Amantia drejt Olimpit’ në Ditën Olimpike të Amantias

25 Gusht, 2025

I jepet lamtumira e fundit gazetarit e publicistit Artur Zheji,

25 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.