• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Spiropali viziton Institutin e të Miturve në Kavajë: Prioritet riedukimi dhe parandalimi, jo ndëshkimi

    Kodi i ri Penal, Manja: Miratohet pas konsultimeve dhe “vulës” nga Brukseli

    Turizmi 2030/ Rama: Prioriteti ynë, rritja e cilësisë dhe turistëve që konsumojnë në vendin tonë

    Krijohet Operatori i Ujit, Rama: Shërbim më cilësor për qytetarët, fragmentarizimi ishte katastrofë

    Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

    Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

    92% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Rama: E vetmja “perandori” e zgjedhur lirisht

    Forumi Strategjik i Bledit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

    Përvjetori i Forcës Tokësore, Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

    LVV-ja pritet ta rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si mandatar për kryeministër

    Ndërkombëtarët të shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë

    Sa “u rifreskua”? Pesëvjetori i ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi

    BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

3 Nëntori berlinez çmontoi Ballkanin e Hapur 

3 Nëntor, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM        

 Nga Dr. Jorgji KOTE

Me ftesë të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, më 3 Nëntor 2022 u zhvillua në Berlin Samiti i Balkanit Perendimor. Ai bëri rijetësimin e Procesit historik të Berlinit, pas një pauze 18 mujore, për shkak të zgjedhjeve të vjetshme parlamentare dhe krijimit të koalicionit qeveritar gjerman.

Ky Samit pasoi Takimin e Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm më 20/21 Tetor, po në Berlin, ku u miratuan 3 marrëveshje jetike dhe të prekshme për qytetarët tanë, të cilat u nënshrtuan më 3 nëntor.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e pranishme në Samit, njoftoi akordimin e 1 miliard Euro për të 6 vendet e Ballkanit Perendimor, për kapërcimin e krizës energjitike; gjysma e shuimës do të disbursohet qysh në janarin e ardhshëm. Gjithashtu, Kancelari Scholz dhe të tjerë këmbëngulën për një zgjidhje të shpejtë përfundimtare të dialogut Prishtinë – Beograd, sipas modelit franko-gjerman; të shoqëruar me kërkesën ultimative ndaj Serbisë për përcaktimin e  qartë të qëndrimeve të saj  pro – BE-së dhe Aleancës Perendimore, kundër Rusisë, politikave të saj agresive dhe lufës në Ukrainë.

Natyrisht që kryetema në Berlin dhe më tej ishte  përshpejtimi i negociatave të antarësimit në BE, nëpërmjet realizimit pa vonesa dhe mungesa të reformave të brendshme demokratike dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Falë këtij “katalogu“ të larmishëm gjithëpërfshirës, Procesi i Berlinit rinisi vrullshëm, me arritje konkrete, të prekshme dhe bindëse.

Nga ana tjetër, ky  3 Nëntor Berlinez e gjeti “sfidantin“ e tij të vetëshpallur, “Ballkanin e Hapur“  në ditët e veta më të këqia, çyryk dhe gjysmak, të paraprirë me lajme, ngjarje, komente dhe parashikime negative në të gjitha frontet, sidomos pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe qëndrimeve refraktare serbe në kundërshtim me linjën e BE-së dhe SHBA-ve.

Në Shkup opozita është rebeluar dhe ka dalë haptas kundër, duke venë në dyshim qëndrueshmërinë e Maqedonisë së Veriut në këtë nismë. Abazoviç që e përkrahu privatisht “ka rënë nga fiku kryeministror“ dhe bashkë me të dhe prania e Malit të Zi në ” Ballkanin e Hapur”. Think Tank i shquar “Rockefeler“ dhe disa “ asa“ të opinionbërjes politike amerikane për rajonin tonë – Prof. Daniel Server, Eduard Joseph dhe Janus Bugajski i kanë bërë ”autopsinë” duke e shpallur  “non -grata“.

As Samiti i Beogradit me 1 – 4 Shtator, megjithëse vera dhe konjaku ballkanik ” u derdh lumë” nuk solli ndonjë gjë të re. Asnjë fjalë për të gjatë Dialogut Strategjik me SHBA-të më 25 Tetor, siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama më parë,  as gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Tiranë më 27 Tetor. Të gjitha  këto ”terslllëqe” politike ndodhën 3 vjet pas lançimit të bujshëm të “ Mini-Schengen në Novi Sad.

Ja pse, në prag, gjatë dhe pas Samitit të Berlinit, me përjashtim të zërit të mekur për Ballkan i Hapur nga Rama sot në Berlin, në  Tiranë, Shkup dhe Beograd ”ka rënë heshtje varri”, “as gëk as mëk“; pa prononcime, pa atmosferë, pa ” cicërima” tëitterash, aq sa dhe 3 Vjetori i ” Ballkan i Hapur” u la në harresë.

Ky “memecllëk“ pas megalomanisë së mëparshme të dalë boje është i kuptueshëm, sepse 3 Nëntor i Procesit të Berlinit është dhe datë – skadenca e “Ballkan i Hapur”, edhe pse ai “lindi i mbyllur. Ai do të mbetet në librat e historisë politike rajonale si relike, referencë dhe model i përçudnuar i amatorizmit  diplomatik. Mirëpo, nëse në art, në sport dhe në fusha të tjera ky amatorizëm nuk sjell ndonjë të keqe, në diplomaci dhe gjeopolitikë, me ligje dhe rregulla tejet të ngurta disa shekullore, amatorizmi është shumët i dëmshëm dhe i rrezikshëm, sepse të çon në aventurizëm politik/diplomatik. Doemos që Beogradit i intereson dhe i pëlqen ky dilentantizëm për realizimin më lehtë të synimeve të tij të njohura, në kuadrin e krijimit të ” botës së madhe serbe”; mirëpo,  ç’kusur kemi ne të tjerët  dhe sidomos Kosova!

Ky amatorizëm dhe aventurizëm diplomatik u shfaq qysh në krijimin e Mini-Schengenit  në Tetor 2019, kur  BE-ja i tha përkohësisht  ”Jo ”çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kësisoj, Mini-Schengeni lindi si karshillëk ndaj Berlinit/Brukselit; protagonistët e tij e përforcuan këtë perceptim publik kur deklaruan  ” Ballkani për Ballkanasit” dhe me “xhevahire” të tjera euroskeptike.

Veç kësaj, ky karshillëk absurd injoroi veprimtarinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ( RCC)  CEFTA-s, etj; më e keqja, u injorua veprimtaria e Procesit të Berlinit. Fillimisht me justifikimin se “Ballkan i Hapur“ ishte pjesë, instrument dhe njësi e Berlinit; ndërsa më vonë u tha açik se “Ballkani i Hapur“ kompensonte dhe zëvendësonte, sipas tyre, Procesin e dështuar të Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal!!. Pa mohuar disa mangësi, dhe ato kryesisht për faj të aktorëve/faktorëve rajonalë, kjo nuk qëndron, ndaj dhe është refuzuar nga Berlini, Brukseli, Parisi, Roma dhe sponsorët e tjerë europianë.

Pas kësaj teze pa pikë besueshmërie me të drejtë lind pyetja: nëse dështon Berlini dhe Brukseli, ku veç 6 vendeve të rajonit janë dhe 10 vende antare të BE-së, si mund të besojmë se do t’ia dalë mbanë tripalëshi Beograd – Shkup – Tiranë? Kësaj i thonë ” më i rëndë bishti se sqepari”!

Mesa duket, ky karshillëk i ngutshëm nuk i dha kohën e  duhur Vuçiç-it, Ramës dhe Zaev-it që të dilnin me një platformë të qartë, me parime dhe rregulla bazë dhe me një strukture tip sekretariati, për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e kësaj nisme; për pasojë, “ Ballkani i Hapur” lindi “ pa kokë dhe pa këmbë“.

Gjithashtu, po për shkak të atij zelli dhe yryshi anti-europian, trinomi i lartpërmendur nuk bëri hapin e parë dhe më elementar diplomatik – konsultimin dhe konsensusin aq të nevojshëm nga partnerët tanë më të mëdhenj, BE-ja dhe SHBA-të. Këtë gjë u kujtuan ta bëjnë ” pas pilafit” por pa efekt.

Ashtu, sikurse duhej marrë pëlqimi i Merkel, si ideatore e ” Procesit të Berlinit“ ku, pavarësisht nga emri, pjesëmarrës janë dhe  Italia, Franca, Austria, Polonia etj. Mirëpo, pa pëlqimin e tyre nuk ka se si të mendohet për sukses!

E keqja vazhdoi me faktin se veç Malit të Zi dhe Bosnie – Hercegovinës u la krejt pas dore Kosova, ndonëse me të kemi marrëveshje për mendim dhe veprim të përbashkët diplomatik. E “lamë në baltë” Prishtinën për hir të Beogradit, duke e  ndihmuar këtë të fundit në demarshet e panumurta  për defaktorizimin e Kosovës dhe imazhit të saj ndërkombëtar. Injoruam ndjeshmëritë, dyshimet dhe rezervat e saj madhore, duke i dhënë përparësi Beogradit. Aventurë e pajustifikueshme për politikën dhe diplomacinë tonë, e cila duhet ta ketë Kosovën përparësi absolute kudo, me çdo kusht dhe në çdo rrethanë në gjithë veprimtarinë diplomatike.

Ky amatorizëm duket dhe në faktin që Rama nuk ka dashur të dëgjojë dhe kuptojë “JO”-në diplomatike nga partnerët gjermanë dhe europianë, të shprehur në plot raste në Tiranë, Berlin, Bruksel dhe gjetkë. As mbështetjen e kufizuar dhe të kushtëzuar amerikane.  Para disa kohësh  ai sfidoi dhe vetë Escobarin në Beograd, kur e tha troç se “Ballkani i Hapur është shumë më tepër se ekonomi dhe tregti, është shumë më tepër dhe  se politikë,  është projekt i madh paqeje“! Ndonëse dhe “bufi e di“  se në rajon  paqen dhe sigurinë e ka kërcënuar dhe po e kërcënon Serbia me mbështetjen ruse  dhe askush tjetër!

Amatorizmi politik u shfaq dhe në injorimin e faktit se BE-ja  ka akorduar 29 miliard Euro deri në vitin 2027 për zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Në këto kushte, BE-ja, Brukseli dhe Berlini nuk ka si “të zgjidhë qesen“  për ” Ballkan i Hapur“! Se kësaj i thonë “dhentë dhe dhitë e Zeres dhe nami i Hasan Qerres“!!

Amatorizmi dhe aventurizmi ynë diplomatik u shfaq sidomos pas  agresionit rus ndaj Ukrainës dhe “ gurit të provës” dmth qëndrimit të vendeve antare/kandidate ndaj Rusisë. Ishte rasti më i mirë që dhe ne të kërkonim  nga Beogradi një qëndrim të qartë ndaj Kosovës, si kusht i domosdoshëm  për vazhdimin e mëtejshëm  të “Ballkan i Hapur“. Mirëpo Rama vazhdoi të bënte të kundërtën, duke mirëkuptuar, mbrojtur dhe promovuar me zell qëndrimet  refraktare serbe, si avokat i saj në të gjitha forumet Euro – Atlantike dhe kur denoncoi me të drejtë Raportin e Dick Martyt në Strasburg!  Edhe kur Lavrov shprehu hapur mbështetjen për ”Ballkan i Hapur” kjo u konsiderua satirë politike! Kësaj i thonë  ”I zoti e shet, tellalli se jep!“

Ka ardhur koha që gjithkush, e sidomos lidershipi ynë politik ta kuptojë se sot, përpara verës, konjakut, shalqinit, pra bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, prej të gjithëve, por sidomos prej Serbisë problematike  kërkohet qartësimi i pozicionit të saj gjeopolitik, besueshmëria dhe garancitë politike, sidomos në qëndrimet ndaj Rusisë dhe shenja afrimi, zbutjeje dhe jo largimi dhe acarimi me Prishtinën. Nëse “Ballkani i Hapur“ është projekt paqeje, atëhere, Serbia përpara se ta ftojë Kosovën në atë nismë, le të njohë krimet dhe genocidin ndaj Kosovës, të kërkojë ndjesë publike dhe të shpallë njohjen e saj, qoftë dhe shkallë shkallë; por jo të shpallë mobilizim ushtarak emergjent, siç po bën tani për targat e kahhershme!

Amatorizmi dhe karshillëku ynë diplomatik është shfaqur dhe kur lobonim zgjerimin e “Ballkan i Hapur” me vende të tjera, antare dhe kandidate të BE-së, duke abuzuar me kortezinë e tyre të njohur diplomatike. Çfarë ironie me to  kur  ty nuk të bashkohen tri vendet e Ballkanit Perendimor  dhe pjesa më e  madhe e publikut, ekspertëve dhe medias as në Tiranë, Shkup dhe Beograd!

Po kështu, në mënyrë absurde, Rama e “ngriti shumë pjacën” kur njoftoi nga tribuna e lartë e OKB-së  se Turqia dhe Greqia mund të bëhen pjesë e “Ballkan i Hapur”! Imagjinoni tani një  “picirruk” gjeopolitik dhe diplomatik që kërkon të bashkojë në hyqmin e vet “ pesha të rënda gjeopolitike” si Turqia; ca më tepër kur kjo e fundit kryeson “Detin e Zi“! Në një kohë kur “Ballkanit të Hapur” nuk denjojnë me të drejtë t’i  bashkohen Slovenia, Kroacia apo dhe Bullgaria!

Tani, të ftosh shtetet e lartpërmendur në “ Ballkan i Hapur” është njësoj sikur “Beneluks“ të ftonte  Parisin, Berlinin dhe Romën të bëheshin pjesë e tij pas vitit 1945! Nuk kishte asgjë të keqe, por në diplomaci nuk ndodh kurrë kështu! Përkundrazi, ndonëse Benelux u krijua i pari, ishin Franca, Gjermania dhe Italia që ftuan Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun  për të krijuar BE-në më 1957!

Për të gjitha sa thamë më lart, 3 Nëntori berlinez  është mundësia më e mirë dhe koha e duhur për t’i dhënë fund një herë e mirë amatorizmit dhe aventurizmit diplomatik me” Ballkanin e Hapur”. Boll më!

Natyrisht është në të drejtën e tyre që Beogradi, Tirana dhe Shkupi të vazhdojnë “avazin e Mukes” me “Ballkanin e Hapur”; por ky paralelizëm dhe karshillëk i panevojshëm dhe i dëmshëm politik dhe diplomatik është pa kuptim, pa perspektivë dhe absurditet. Ja pse, qoftë dhe për t’i shpëtuar “ nderin,” ishte e udhës që në prag të Samitit në Berlin, liderët e  tij të kishin hequr dorë “ me lezet“ dhe me nga një fjalë të mirë nga “Ballkan i Hapur“; fare thjesht, duke shpallur shkrirjen e tij të natyrshme te “Procesi i Berlinit dhe Tregu i Përbashkët Rajonal“. Por këtë mund ta bëjnë dhe tani, se nuk është vonë për gjëra të mira. Ca më tepër se Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë, në Mars 2023. Sepse, le ta përsërisim për ata që duan të dëgjojnë: Procesi i Berlinit “na del dhe na tepëron”!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vladimir Putin paralajmëron se trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin “objektiv legjitim” për Moskën

5 Shtator, 2025

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

5 Shtator, 2025

Trump rikthen “Departamentin e Luftës”

5 Shtator, 2025

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

5 Shtator, 2025

Trump thotë se India dhe Rusia duken “të humbura” përballë “Kinës më të thellë dhe më të errët”

5 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.