• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Krijohet Operatori i Ujit, Rama: Shërbim më cilësor për qytetarët, fragmentarizimi ishte katastrofë

    Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

    Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

    92% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Rama: E vetmja “perandori” e zgjedhur lirisht

    Forumi Strategjik i Bledit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

    Përvjetori i Forcës Tokësore, Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

    Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali në Shkodër: Nuk është kurrë vonë për të bërë drejtësi

    Mirënjohje publike dhe nderim për forcat e angazhuara me guxim dhe trimëri në luftën kundër zjarreve

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sa “u rifreskua”? Pesëvjetori i ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi

    BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

    Troccaz: KFOR-i, mision kyç në stabilitetin e Kosovës

    Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

30-vjetori i Bashkimit të Gjermanisë/ Peter Zingraf: Bashkimi Evropian ecën para dhe qëndron i palëkundur në anë të Shqipërisë

3 Tetor, 2020
in JO VETEM LAJM, NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, ka dhënë një mesazh për 30-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, ku shpreh dhe angazhimin e Gjermanise perkrah Shqiperise ne rolin e Presidencës se Këshillit në Bashkimin Evropian .

“Në këta muaj Gjermania ka marrë përsipër një rol të veçantë me Presidencën e Këshillit në Bashkimin Evropian, i cili në mars i ka dhënë Shqipërisë PO-në për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Perspektiva e integrimit në BE përcakton veprimet tona – jo vetëm që prej marsit, dhe shumë përtej Presidencës sonë në Këshillin e Bashkimit Evropian. Angazhimi ynë në kontekstin e politikave zhvillimore vazhdon të ketë si synim përmirësimin e kushteve konkrete të jetesës së njerëzve dhe mbështetjen në vendosjen dhe zbatimin e standardeve të BE-së”, shprehet nder te tjera ambasadori gjerman ne mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i ambasadorit gjerman, Peter Zingraf:

Të dashur miq, këtu në kopësht dhe në ekran, sot festojmë një ditë të veçantë të Bashkimit të Gjermanisë. Kanë kaluar 30 vjet, prej se Gjermania është ribashkuar, pikërisht më 3 tetor 1990. Premisa ishte rënia e Perdes së Hekurt, pasoja rezultoi të ishte edhe ribashkimi i Evropës. Vetëm para pak javësh, në korrik, kemi kujtuar këtu, në rrugën e ambasadave në Tiranë, dyndjen e para 30 vjetëve të mijëra njerëzve nëpër ambasada në datën 2 korrik 1990 – edhe Shqipëria ia niste krejt nga e para dhe rikthehej në komunitetin e shteteve evropiane pas daljes nga izolimi.

Pritja e madhe e përvitshme me rastin e 3 tetorit nuk do të mund të organizohet për shkak të pandemisë së Coronës. Ndaj në emër të shumëkujt dëshiroj të përshëndes këtu disa partnerë të veçantë:

Në njërën anë istitucionet gjermane aktive në Shqipëri (DAAD, DIHA, FES, DW, GIZ, GZ, KAS, KfW, ZfA). Ju falënderoj për punën tuaj të angazhuar në vend dhe për bashkëpunimin tonë të mirë.
Në anën tjetër përshëndes bashkëkombas të tjerë gjermanë, që punojnë në organizata ndërkombëtare apo në ekonomi, në përfaqësim të komunitetit gjerman.
Në mënyrë të veçantë kam kënaqësinë e pranisë së znj. Dr. Irida Laçi-Lika, Drejtoreshë e Drejtorisë për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. – E dashur znj Laçi, përfaqësoni sot këtu mbarë Shqipërinë zyrtare e veç kësaj flisni edhe shumë mirë gjermanisht!
Si një të ftuar të veçantë nderi kam kënaqësinë të përshëndes kolegen time franceze, Ambasadoren Christina Vasak. E dashur Christina, pak para përfundimit të veprimtarisë tënde të suksesshme në Tiranë dëshiroj të të falënderoj edhe njëherë shumë përzemërsisht për bashkëpunimin besimplotë mes dy ambasadave tona si dhe të të uroj gjithë të mirat në stacionin tënd të radhës! Dhe prania jote këtë mbrëmje nuk përfaqëson vetëm partneritetin e ngushtë gjermano-francez, por – kushtëzuar nga kufizimet e virusit Corona – edhe të gjithë miqtë dhe partnerët diplomatikë dhe ndërkombëtarë, për të cilët do të kishim dashur shumë të kishin qenë këtu.

Këtu mungon edhe një numër i madh partnerësh të tjerë, duke përmendur në mënyrë të veçantë ata të shoqërisë civile shqiptare prej fushave të ndryshme – kontakti me ta ka për ne gjithnjë rëndësi maksimale.

Të dashur miq, i kthejmë sytë pas drejt një viti të jashtëzakonshëm me një barrë të rëndë për Shqipërinë dhe mbarë botën. Në fillim tërmeti, pastaj pandemia e Coronës, që po na mban mbërthyer të gjithëve.

Pak gjëra kanë mbetur siç ka qenë, por shqiptarët edhe gjatë kësaj krize përjetuan, si Bashkimi Evropian është partneri i tyre strategjik, i besueshëm e solidar: mbështetja për tërmetin dhe programet e rindërtimit pas tij, asistenca akute në përballjen me Coronën në sektorin e shëndetësisë, prgramet afatgjata në zbutjen e pasojave sociale dhe ekonomike – Bashkimi Evropian ecën para dhe qëndron i palëkundur në anë të Shqipërisë.

Gjermania plotëson këtë punë të dallueshme të Bashkimit Evropian përmes projekteve dypalëshe gjermano-shqiptare. Angazhimi ynë i fuqishëm në vend përfaqësohet simbolikisht nga institucionet gjermane të mbledhura këtu; vetëm në kuadër të Bashkëpunimit Ekonomik Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një milliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë në donatorin bilateral më të madh në vend. Edhe në kontekstin e ndihmës, që vijon ende në funksion të përballjes me tërmetin dhe pandeminë, ne marrim pjesë me kontribute të qenësishme.

Në këta muaj Gjermania ka marrë përsipër një rol të veçantë me Presidencën e Këshillit në Bashkimin Evropian, i cili në mars i ka dhënë Shqipërisë PO-në për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Perspektiva e integrimit në BE përcakton veprimet tona – jo vetëm që prej marsit, dhe shumë përtej Presidencës sonë në Këshillin e Bashkimit Evropian. Angazhimi ynë në kontekstin e politikave zhvillimore vazhdon të ketë si synim përmirësimin e kushteve konkrete të jetesës së njerëzve dhe mbështetjen në vendosjen dhe zbatimin e standardeve të BE-së.

Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi.

Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende.

Më lejoni që në mbylje t‘i hedh një vështrim kulturës, shkollës dhe arsimit. Pandemia e Coronës preku veçanërisht rëndë shkollat dhe universitetet, teatrot dhe sallat e koncerteve. Bashkëpunimi gjermano-shqiptar vazhdon të jetë i ngushtë dhe për ne është kënaqësi që për gjuhën dhe kulturën gjermane në Shqipëri ka kaq shumë interes. Muajin tradicional të Tetorit Gjerman do ta kemi edhe këtë vit megjithë Coronën. Rreth larmisë në oferta aktivitetesh online apo open-air informohuni në aplikacionin tonë ‘Tetor Gjerman’ dhe në faqen e internetit www.tetori-gjerman.com!

Sado të vështirë e kemi heqjen dorë nga të festuarit me qindra miq, po aq e qartë është për ne, që vetëm të gjithë së bashku mund t’i kufizojmë pasojat e Coronës. Na ndihmoni ju lutem që përmes respektimit të rregullave të higjenës – para së gjithash distancë, maskë dhe larje duarsh – të mbroni veten dhe të tjerët. Rreziku Corona nuk është larguar. Në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës duhet të kemi shumë durim. Ndaj le ta mbështesim personelin mjekësor, që është duke punuar në kufijtë e vet, duke patur një qasje të përgjegjshme ndaj realitetit të ri të Coronës.

Dhe tani le të trokasim gotat për miqësinë gjermano-shqiptare! Gëzuar!

© Argumentum

Tags: 30 vjetoribashkimi i gjermaniseBEPeter zingrafShqiperia

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Xi Jinping tregon ambiciet globale të Kinës përmes një parade ushtarake dhe një demonstrimi diplomatik

3 Shtator, 2025
Bota

Trump akuzon Kinën, Korenë e Veriut dhe Rusinë për komplot kundër SHBA-së

3 Shtator, 2025
JO VETEM LAJM

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

2 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kështu po dobësohen Evropa dhe SHBA-të

3 Shtator, 2025

“Nuk është rastësi që Tirana, Prishtina dhe Zagrebi formuan një aleancë ushtarake” – Vuçiç paralajmëron blerje të armëve nga Kina dhe kritikon fqinjët

3 Shtator, 2025

Xi Jinping tregon ambiciet globale të Kinës përmes një parade ushtarake dhe një demonstrimi diplomatik

3 Shtator, 2025

Pritje për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore

3 Shtator, 2025

Xi Jinping-u takohet me presidentin e Indonezisë Prabowo Subianto

3 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.